Presidenti Meta takon kongresmenët amerikanë, në fokus çështje të sigurisë rajonale dhe globale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim pune me një delegacion kongresmenësh, anëtarë të Komisionit të Përhershëm Përzgjedhës të Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (HPSCI), të kryesuar nga Devin Nunes. Presidenti Meta dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta mbi çështje të sigurisë rajonale dhe globale, duke pasur parasysh se Shqipëria, përveç se një anëtare dhe kontribuuese e NATO-s, ka treguar e provuar se është edhe një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit ndërkombëtar.

Meta pret në takim Jonuz Musliun, kreu i Preshevës i sapodënuar nga Serbia për flamurin kombëtar

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës së Preshevës, njëkohësisht dhe Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit, Jonuz Musliun. Meta theksoi rëndësinë që përfaqësuesit politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës të jenë edhe më bashkëpunues për interesat e tyre kombëtare  dhe mirëqenien e shqiptarëve në Luginë. Ai tha se kërkesat e tyre duhen trajtuar në përputhje me standardet ndërkombëtare për pakicat në bashkëpunim me autoritetet e Serbisë. Musliu i uroi Metës suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>