Presidenti Nishani: Jam optimist se politika do gjejë zgjidhjen e duhur dhe me më pak pasoja

nisha

Kriza politike/ Në këtë situatë krize politike, politikanët bashkë me urimin për Pashkën, kanë përcjellë edhe urim për zgjidhjen sa më të shpejtë të ngërçit. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar nga Dropulli se palët politike me besimin dhe ndihmën në zot duhet të gjejnë zgjidhje, pasi ai ka dekretuar datën e zgjedhjeve

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar nga Dropulli se palët politike me besimin dhe ndihmën në zot duhet të gjejnë zgjidhje, pasi ai ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Në këtë situatë krize politike, politikanët bashkë me urimin për Pashkën, kanë përcjellë edhe urim për zgjidhjen sa më të shpejtë të ngërçit.“Presidenti i Republikës e ka dekretuar datën”, ishte qëndrimi i prerë i Presidentit Bujar Nishan, ndërsa u shpreh optimist se politikanët me ndihmën e zotit dhe në respekt të njëri tjetrit do të orientohen për të gjetur zgjidhjen e duhur me më pak pasoja. “Kisha dhe besimi dhe zoti janë ata që na japin forcë dhe besim. Unë nga ky vendi i besimit  jam optimist që Shqipëria dhe shqiptarët edhe politikanët edhe institucionet do të orientohen me ndihmën e zotit në radhë të parë  edhe me dashuri dhe mirënjohje dhe respekt për njërit-tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrën më të lehtë dhe më me më pak pasoja të mundshme. I uroj edhe atyre të orientohen në rrugën e Zotit”.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>