Presidenti Nishani: Vendi në krizë, thirrje parlamentit për dialog e zgjidhje politike

nishani-nha-pr-per-xhafen

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një deklaratë për mediat ka folur me shqetësim për krizën që ka ngërthyer vendin. Ai e ka cilësuar si të papërshtatshme kandidaturën e kryeministrit për ministrinë e Brendshme dhe i ka bërë thirrje parlamentit për dialog që do të sjellë zgjidhjen e krizës politike

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani në një deklaratë për mediat të dhënë ditën e djeshme, ku analizoi vendimin e tij për dekretimin e ministrave të rinj, nuk nguroi të ngrinte edhe njëherë shqetësimin për rritjen e shifrave të drogës së trafikuar dhe politizimin e Policisë së Shtetit. Kreu i shtetit i bëri jehonë raporteve më të fundit nga ndërkombëtarët, të cilët e rendisin Shqipërinë në krye të vendeve që prodhojnë dhe trafikojnë drogë në Evropë. “Kjo situatë e tensionuar pa dyshim nuk e ndihmon procesin e fushatës dhe zgjedhjeve politike, ndërkohë që opozita e vendit ka artikuluar kërkesën për të garantuar zgjedhje të lira. Në këtë kontekst edhe këto vendimmarrje të Këshillit të Ministrave kanë specifikë të veçantë dhe më e veçanta tek Ministria e Brendshme. Së pari, gjatë viteve të fundit është konstatuar një politizim i skajshëm i Policisë së Shtetit. Tashmë është adresuar shqetësimi i madh i partnerëve ndërkombëtarë në përmasa shumë shqetësuese që ka marrë trafiku i kanabisit. Konstatimi i lidhjeve të krimit të organizuar me politikë. Gjithë kjo situatë kërkon vëmendje të madhe tek Ministria e Brendshme, sepse ajo ka një rol parësor në menaxhimin e procesit zgjedhor”, u shpreh Presidenti Nishani.

Nishani: Në vlerësimin tim kandidatura e Xhafajt e papërshtatshme-Kushtetuta s’ më jep të drejtën për të refuzuar/Presidenti Bujar Nishani deklaroi se kandidatura e ministrit të Brendshëm është i papërshtatshëm për këtë pozicion, por thekon se Kushtetuta nuk ia njeh Kreut të Shtetit refuzimin e tij. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kreu i Shtetit u shpreh se pavarësisht diskutimeve të ditëve të fundit dhe akuzave nga opozita, Kushtetuta nuk ia njeh të drejtën për mos dekretim. “Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një ministër. Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm”, tha Nishani. Kreu i Shtetit theksoi se kishte ndjekur me shqetësim dëshmitë publike ndaj veprimtarisë së Xhafajt gjatë periudhës së komunizmit. “Kam ndjekur me shumë shqetësim edhe disa debate të fundit në lidhje me kandidaturën e ministrit të Brendshëm. Ka pasur dëshmi publike shqetësuese, të cilat akuzojnë kandidaturën e ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive të tyre, ky hetim bëhet për shkak të reagimit ndaj subjekteve në hetim për vdekjen e diktatorit. Në këto rrethana, në këtë kontest, dhe garancive që duhet të japë personi që do të drejtojë së pari në drejtim të respektimit të lirive, të garantimit të paanshëm të lirive dhe të drejtave dhe posaçërisht në proceseve zgjedhore”. Presidenti Nishani tha se situata para zgjedhore është e tensionuar, ndërsa shpjegon rolin e Ministrisë së Brendshme në gjithë procesin zgjedhor. “Kjo situatë e tensionuar pa dyshim nuk e ndihmon procesin e fushatës dhe zgjedhjeve politike, ndërkohë që opozita e vendit ka artikuluar kërkesën për të garantuar zgjedhje të lira. Në këtë kontekst edhe këto vendimmarrje të Këshillit të Ministrave kanë specifikë të veçantë dhe më e veçanta tek Ministria e Brendshme. Së pari, gjatë viteve të fundit është konstatuar një politizim i skajshëm i Policisë së Shtetit. Tashmë është adresuar shqetësimi i madh i partnerëve ndërkombëtarë në përmasa shumë shqetësuese që ka marrë trafiku i kanabisit. Konstatimi i lidhjeve të krimit të organizuar me politikë. Gjithë kjo situatë kërkon vëmendje të madhe tek Ministria e Brendshme, sepse ajo ka një rol parësor në menaxhimin e procesit zgjedhor. Kuvendi të investigonte – Në rastin konkret do të ishte i nevojshëm një hetim parlamentar. Ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në hartimin e reformës në drejtësi dhe ky hetim, apo investigim parlamentar në rastin konkret do të ishte mjaft e udhës që të qartësonte gjërat që të mos linte akuza të padrejta në drejtim të individit. Ky është një proces që nuk mund të realizohet për shkak të afateve që Kushtetuta lë. Kurani dhe Bibla e Presidentit të Republikës është Kushtetuta e vendit. Pa dyshim që Presidenti i Republikës ka drejtën për të adresuar qëndrimet e tij dhe në këtë rast adresimin e çështjes tek Kuvendi i Shqipërisë”, tha Nishani. I pyetur për qeverinë teknike, kreu i Shtetit tha se kjo është një çështje që u përket partive politike. “Nëse palët kërkojnë që një tryezë politike të drejtohet nga Presidenti, Presidenti i Republikës do të jetë i gatshëm për të lehtësuar procesin”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>