Presidenti Trump: Mendoja se do të ishte më e lehtë

trump_mobile_top

Presidenti Donald Trump foli me tone nostalgjike ndërsa reflektonte mbi 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai tha se i pëlqente shumë jeta që bënte më parë. Merresha me aq shumë gjëra, tha ai. Presidenti tha se tani i duhet të bëjë më shumë punë se sa në jetën e mëparshme. Mendoja se do të ishte më e lehtë, tha ai. Presidenti Trump shprehu gjithashtu keqardhje për humbjen e privatësisë dhe e përshkroi jetën në Shtëpinë e Bardhë si brenda një guacke të vogël. Ai tha se do të donte të shihte një zgjidhje diplomatike të tensioneve në rritje me Korenë e Veriut, por paralajmëroi se ka mundësi që SHBA të përfshihen në një konflikt “shumë, shumë të madh” me atë vend.

Kronika – Tillerson, thirrje për sanksione të reja kundër Phenianit/Sekretari i Shtetit Rex Tillerson bëri thirrje për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Ai tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se mos veprimi kundër programeve të armëve të Koresë së Veriut do të ishte me pasoja katastrofike. Zoti Tillerson tha se komuniteti botëror duhet të rrisë izolimin financiar të Koresë së Veriut dhe tha se shpresonte veprime të mëtejshme nga Kina, partnerja kryesore tregtare e Koresë së Veriut. Ndërkohë, qeveria e Koresë së Jugut kundërshtoi thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump që të paguajë 1 miliardë dollarë për sistemin e mbrojtjes raketore (THAAD). Presidenti Trump tha në një intervistë se ai dëshiron zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore, por shtoi se ka mundësi që SHBA të përfshihen në një konflikt “shumë, shumë të madh” me Korenë e Veriut.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>