Presidenti Trump përkujton 11 shtatorin

Presidenti Donald Trump, për herë të parë si president kryesoi sot ceremonitë përkujtimore në 16 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001. Presidenti Trump e shënoi 16 vjetorin e aktit në të rëndë terrorist në tokën amerikane me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, me një minutë heshtje në orën 8:40, kohën kur avioni i parë i rrëmbyer nga terroristët e al-Kaidës u përplas në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork. Avioni i dytë goditi kullën e dytë 23 minuta më pas dhe ndërtesa gjigante u shembën mes flakëve dhe tymit pak më vonë. Presidenti Trump mori pjesë gjithashtu në një ceremoni përkujtimore në Pentagon, ndërtesa e Departamentit të Mbrojtjes që u godit dhe u dëmtua rëndë nga një avion tjetër i rrëmbyer në 11 shtator. Herët në mëngjes, një flamur amerikan u shpalos në anë të ndërtesës. Nënpresidenti Mike Pence shkoi në Shanksville të Pensilvanisë, ku një tjetër avion i rrëmbyer u përplas në një fushë. Besohet se pasagjerët u përpoqën të rimerrnin kontrollin e avionit kur e kuptuan se rrëmbyesit e tij të armatosur me thika kërkonin ta drejtonin avionin drejt Uashingtonit për një tjetër sulm, duke synuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë. Besohet gjithashtu se rrëmbyesit e rrëzuan aeroplanin në vend që të dorëzoheshin. Të gjithë pasagjerët në bordin e katër avionëve të rrëmbyer humbën jetën më 11 shtator, 2001. Përfshi viktimat masive në Nju Jork dhe humbjet e jetëve në Pentagon, sulmet e 11 shtatorit vranë gati 3,000 njerëz. Militanti islamik i quajtur nga hetuesit amerikan si “arkitekti kryesor” i sulmeve të vitit 2001, “Khalid Sheikh Mohammed”, u kap në Pakistan në fillim të vitit 2003 dhe mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Sulmet ishin miratuar paraprakisht nga udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili u qëllua për vdekje nga komandot amerikane në maj të vitit 2011, gjatë një bastisjeje në një kompleks të rrethuar me mur në Pakistan, ku ai fshihej.

Iraku do të nisë drejt vendeve të tyre familje të luftëtarëve të ISIS-it/Autoritetet në Irak thonë se kanë ndaluar më tepër se 1,300 gra dhe fëmijë të huaj, që dyshohet të jenë familjarë të xhihadistëve të Shtetit Islamik, në një kamp me njerëz të zhvendour dhe presin t’i nisin ata drejt vendeve të tyre. Gratë dhe fëmijët, shumica e tyre nga Rusia, Turqia, Azia Qendrore dhe disa nga vende të Evropës Lindore, iu dorëzuan forcave kurde në fund të gushtit, pasi luftëtarët irakianë e zbuan Shtetin Islamik nga qyteti verior Tal Afar, pranë Mosulit. Zyrtarët irakianë thanë se janë duke verifikuar kombësinë e grave, shumë prej të cilave nuk i kishin pasaportat origjinale, apo dokumente të tjera ndërkombëtare. Ndërsa forcat kurde morën kontrollin e Tal Afarit, ata ja dorëzuan gratë dhe fëmijët forcave irakiane, ndërsa burrat i mbajtën të ndaluar, me mendimin se ata ishin të gjithë luftëtarë. Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, që mbështet 541 gra me fëmijët e tyre, thonte përmes një deklarate se “Iraku duhet të veprojë me shpejtësi, për sqarimin e planeve për fatin e këtyre individëve. Sikurse të gjithë personat që u shpëtojnë konflikteve, është e domosdoshme që këta individë të merren nën mbrojtje dhe të ndihmohen”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>