Prishi pallatin në Vlorë, Strasburgu rrëzon Ramën duhet të paguajë 13 mln euro

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë e Edi Ramës për çështjen e pallatit të shkatërruar ne Vlorë. Burime kanë bërë të ditur se Strasburgu ka vendosur në mënyrë unanime që qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut. Gjykata e Strasburgut urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë familjaret e dëmtuara. Qeveria shqiptare do të paguajë 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt. Vendimi hap një precedent për çdo qytetar prona e të cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Duhet theksuar ama, që deri tani qeveria shqiptare nuk ka dhënë as edhe një qindarkë për të dëmtuarit.

Ish kryeministri Berisha: Shqiptarët, 2 mld euro gjoba nga urrejtja patologjike e Edvin Ramës/ Pas vendimit të gjykatës së Strasburgut, se qeveria duhet të dëmshpërblejë me 13 milion euro pallatin e njohur si të ‘vjehrrit të Lulzim Bashës’, Berisha shkroi në Facebook se shqiptarët rrezikojnë të paguajnë plot 2 miliard euro gjoba nga arbitrazhet ndërkombëtare dhe gjykatat e shteteve të huaja. Sipas Berishës, kjo shpjegohet me vendimet e Edi Ramës, të cilat i cilëson si ‘shfryrje urrejtje shtazore ndaj kundërshtarit politik’. “Nuk është 13 milionë por 2 miliardë euro gjoba e urrejtjes patologjike te skizofrenit Edi Rama për shqiptarët. Të dashur miq, javët e para të instalimit në pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryre urrejtjen shtazore ndaj kundërshtarit politik dhe rrafshuar ne kundërshtim flagrant ne Vlore një pallat te tere vetëm se aksioner ne ndërtimin e tij ishte vjehrri i kryetarit te opozitës. Pallati ishte ndërtuar ne truall privat ne përputhje me planin e qytetit me leje te rregullt te kryetarit socialist te Bashkise se Vlorës dhe nuk kishte asnjë lidhje me projektin e Lungomares por vetëm me urrejtjen kafshërore te pakontrolluar te paranojakut me kartel klinike te botuar, ndaj kundërshtarit politik. Duke përshëndetur ketë vendim te Gjykatës Europiane te Strasburgut informoj shqiptaret se ky është vetëm fillimi sepse gjobat qe Shqipëria po merr e do te marre nga arbitrazhet ndërkombëtare dhe Gjykatat e vendeve te mëdha si dhe gjykata e Strasburgut arrijnë qe tani, sipas disa burimeve te besueshme, ne mbi 2 miliard euro. Ju siguroj se kjo shume, qe ka lidhje vetëm me katër vitet e shkuara do rritet me shpejtësi çdo jave dhe muaj qe Noriega qëndron ne pushtet. Gjobat e urrejtjes të të sëmurit psiqik ne krye te ekzekutivit janë një thirrje për çdo shqiptar te përmbysim sa me pare regjimin e tij”, shkruan Berisha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>