“Projekte të përbashkëta të bashkive Kosovë-Shqipëri”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim z. Bekim Jashari, Kryetar i Komunës Skënderaj dhe z. Ramiz Lladrovci, Kryetar i Komunës Drenas, të Kosovës. Presidenti shprehu kënaqësinë për këtë takim, me drejtuesit e këtyre dy komunave të Drenicës, si dhe vuri në dukje kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë zona e Drenicës në historinë e kombit tonë. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me komunat e Skënderajt dhe të Drenasit, por edhe me komunat e tjera të Kosovës, në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me kulturën, arsimin, sportin, bujqësinë, si dhe me të gjitha fushat e tjera të jetës. Presidenti Ilir Meta, në mënyrë të veçantë u interesua për hartimin dhe përgatitjen e projekteve të përbashkëta mes bashkive të Shqipërisë dhe komunave të Kosovës, në kuadrin e Programeve Evropiane për zhvillimin e rajoneve.

Presidenti Meta takon rekordmenin shqiptar, Izmir Smajlaj/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim rekordmenin shqiptar, kampionin e Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj. Në këtë takim, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës, ishte i pranishëm edhe kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli. Në prag të fillimit të garave të rëndësishme ndërkombëtare, Presidenti u uroi atyre sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë Vit të Skënderbeut, përfundon njoftimi për shtyp.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>