Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron 4 ton drogë të Habilajve në Babicë të Vlorës

prokuroria-645x330

Basha: Përgëzime Prokurorisë për kapjen e drogës në Vlorë – Çako po tenton të minimizojë operacionin/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përgëzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët e huaj për finalizimin me sukses të operacionit antidrogë në Babicë. Në një dalje për media jashtë selisë së PD-së, Basha kërkoi nga organi i akuzës administrimin sa më të shpejtë të provave dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë anëtarëve të klanit mafioz

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përgëzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët e huaj për finalizimin me sukses të operacionit antidrogë në Babicë. Në një dalje për media jashtë selisë së PD-së, Basha kërkoi nga organi i akuzës administrimin sa më të shpejtë të provave dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë anëtarëve të klanit mafioz. “Dua ta nis me një përgëzim për prokurorinë e krimeve të rënda, Shërbimin  Informativ të Shtetit dhe partnerët e huaj, të cilët bënë të mundur kapjen e një sasie droge rekord në Vlorë, pronë e klanit Habilaj-Tahiri-Rama dhe, t’u bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit, organeve të drejtësisë, prokurorisë në mënyrë të veçantë, të veprojnë pa vonesë në administrimin e këtyre provave dhe për vënien e autorëve para përgjegjësisë. Pas arrestimit të Moisi Habilaj në Itali, prokuroria dhe organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të vënë prapa hekurave dhe para përgjegjësisë të gjithë anëtarët e këtij klani të rrezikshëm mafioz, të sekuestrojnë pasuritë e tyre dhe të veprojnë me vendosmëri për vënien para përgjegjësisë të kokave politike të këtij klani, duke nisur me Sajmir Tahirin. Ka 48 orë që fakte tronditëse të lidhjes së drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimit të Sajmir Tahirit me këtë bandë kriminale, janë bërë publike botërisht, ndaj çdo vonesë në këtë drejtim, është e pafalshme. Duke mirëkuptuar sekretin hetimor i kërkojmë Prokurorisë të mirëkuptojë domosdoshmërinë dhe nevojën e publikut për transparencë totale në këtë hetim me rëndësi jetike për të nesërmen e Shqipërisë”, tha Basha.

KRONIKA-Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron 4 ton drogë të  Habilajve në Babicë të Vlorës/ Mbrëmjen e së mërkurës, menjëherë pas postimit të ish-kryeministri Sali Berisha që thoshte se në Babicë të Vlorës ishin sekuestruar 10 ton drogë, ka reaguar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke bërë me dije për mediat se sasia e kanabisit të kapur arrinte në rreth 4 ton. Konkretizimi i aksionit erdhi pas një hetimi që zgjati 1 vit dhe që udhëhiqej nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, pa praninë e policisë. Madje mësohet se policia e Vlorës është njoftuar vetëm në momentin e fundit për të bërë ndërhyrjen, pasi ekzistonte frika e dekonspirimit të hetimit. Vila ku ruhej lënda narkotike mësohet se ndodhej në një zonë ku ishte e vështirë të shkohej me makinë të vogël, si dhe nuk kishte asnjë shtëpi tjetër pranë. Sipas policisë ajo i përkiste Armand Koçerrit, një infermieri nga Vlora, i cili duket se punën e kishte vetëm për të mbuluar lidhjen e tij me narkotrafikun. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj. Në dhomat e vilës së Koçerrit, u gjetën rreth 4 ton kanabis sativa i paketuar dhe i bëri gati për tu transportuar për në Itali. “Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdinand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku. Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar. Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale. Hetimet po vijojnë intensivisht ne bashkepunim me organin e akuzes dhe partneret ne nivelin e nje operacioni nderkombetar per dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve te percaktuara qartesisht ne ligj”, thuhet në njoftimin e policisë. Lidhjet e pronarit të vilës me vëllezërit Habilaj tregojnë se sasia e madhe e drogës i përket këtij klani të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithçka ishte hetuar në heshtje nga institucioni i akuzës dhe agjentët e SHISH, ndërsa ndërhyrja finale duket se u  bë pas takimit të katër ditëve më parë në Prokurorinë e Përgjithshme midis kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sipas policisë nëse lënda narkotike do të përfundonte në treg, narkotrafikantët do të fitonin mbi 30 milionë euro.

Denoncimi i ish-kryeministrit Berisha: Në Babicë u sekuestruan 10 ton drogë që i përket klanit Rama-Tahiri/ Sekuestrimin e disa tonëve drogë në fshatin Babicë të Vlorës, përpara organeve ligjzbatuese e ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një njoftimi në Facebook, ku shprehej se janë kapur 10 ton drogë të klanit Rama-Tahiri. Ndërkohë në mesazhin denoncues që ai publikon theksohet se droga ruhej në shtëpinë e një prej miqve më të afërt të Habilajve. “Mirëmbrëma doktor. Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë. Në shtëpinë Armand Koçerri mik i Habilajve. Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”, thotë denoncuesi.

Itali, kapen dy tonë kanabis shqiptar, prangoset një skafist nga Vlora/ Pavarësisht bombës së kanabisit që ka shpërthyer në Shqipëri dhe që po vërteton bashkëpunimin e qeverisë së Edi Ramës me bandat e narkotrafikut, si financuesit direkt të fushatës së tij elektorale, tonelatat me kanabis shqiptar që transportohen drejt Italisë nuk ndalen. Në kulmin e tensionit të krijuar në vend, karabinierët e Ferraras në Itali kanë sekuestruar 2 tonë marijuanë të ardhur nga Shqipëria. Një pjesë e lëndës narkotike ka qenë në gjendje të lëngshme dhe një pjesë në gjendje solide. Droga ka mbërritur në Itali me gomone dhe është kapur nga karabinierët e ngarkuar në dy furgonë. Sipas autoriteteve italiane nëse droga do të shitej në treg, ajo do të gjeneronte fitime që mund të shkonin deri në 20 milionë euro. Kjo sasi e sekuestruar përbën një nga goditjet më të mëdha të policisë në atë zonë dhe sipas hetuesve, ai është një ndër dhjetë më të mëdhatë në nivel kombëtar në Itali. Karabinierët ndërkohë janë vënë në ndjekje të bandës prej katër anëtarësh që transportonte drogën dhe dje në mëngjes është bërë arrestimi i parë. Në pranga ka përfunduar një i ri, i pistë, me duar të gërvishtura nga ferrat, i cili vinte rrotull nëpër mjegull në fushat e Lido Spinas. I riu është një 19-vjeçar nga Vlora, ndërkohë që vazhdon kërkimi për tre të tjerët.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>