Prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Gjykatës së Lartë për t’i kërkuar bllokimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në këtë mënyrë duket se organi i akuzës kërkon të rivendosë masën shtrënguese “ndalim jashtë vendi” për ish-ministrin, aktualisht deputet i PS-së, i cili po hetohet për trafikun e narkotikëve dhe lidhjet me grupin e Habilajve

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Gjykatës së Lartë për t’i kërkuar bllokimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në këtë mënyrë duket se organi i akuzës kërkon të rivendosë masën shtrënguese “ndalim jashtë vendi” për ish-ministrin, aktualisht deputet i PS-së, i cili po hetohet për trafikun e narkotikëve dhe lidhjet me grupin e Habilajve. Pak kohë më parë ishte Gjykata e Apelit që vendosi rikthimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa më parë ajo ishte sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Tashmë i takon Gjykatës së lartë për t’u shprehur në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që organi i akuzës vijon hetimet. Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Lartë rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Nga shorti i hedhur, ka rezultuar se relator i çështjes do të jetë gjyqtari Tom Ndreca, ndërsa ende nuk dihet se kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen. Ish-ministri Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>