Pronarët e Vlorës, pjesë e vendimit të madh të 18 shkurtit

pronaret

Pronarët vlonjatë, të cilët kërkojnë prej katër vitesh kthimin e pronave të tyre, do të marrin pjesë në protestën e 18 shkurtit në Tiranë. Ata theksuan se me këtë qeveri nuk kanë gjetur asnjë derë të hapur dhe se në  katër vite Rilindje, çështjen e pronave është lënë krejtësisht në harresë

Departamenti i pronave i Partisë Demokratike dhe kreu i këtij departamenti Genti Malko, kanë zhvilluar një takim me pronarët e qytetit të  Vlorës, ku është diskutuar përkeqësim i gjendjes aktuale me ligjin anti-kushtetues, si përgjegjësi direkte e qeverisë aktuale. Prioritet i Departamentit është zgjidhja e çështjes së pronave me programin e Partisë Demokratike

Gjatë takimit të Departamentit të Pronave së Partisë demokratike me pronarët vlonjatë të cilët kërkojnë prej katër vitesh kthimin e pronave të tyre, është diskutuar programi i Partisë Demokratike dhe prioriteti i zgjidhjes së çështjes së pronave. Ata janë shprehur se do të marrin pjesë në protestën e 18 shkurtit në Tiranë. Ata theksuan se me këtë qeveri nuk kanë gjetur asnjë derë të hapur dhe se  në  katër vite Rilindja, çështjen e pronave, e la krejtësisht në harresë duke mos trajtuar asnjë kërkesë në themel. “Me këtë qeveri nuk ka drejtësi e zgjidhje por vetëm, zvarritje dhe korrupsion. Ne duhet të protestojmë për këtë të drejtë kushtetuese të mohuar dhe vetëm programi i djathtë sjell shpresë për zgjidhjen e çështjes së pronave”, tha një pjesëmarrës në takimin e organizuar nga Departamenti i Pronave në Partinë Demokratike. “Partia Demokratike do të shfuqizojë ligjin aktual të qeverisë për pronat dhe do të hartojë një ligj që do t’i kthejë të drejtën pronarëve për kompensim fizik dhe monetar”, u shpreh kreu Departamentit të Pronave në PD, Genti Malko. Gjatë fjalës së tij, Malko tha se qeverisja aktuale bëri një ligj antikushtetues, që nuk i ka dhënë zgjidhje asnjë pronari, madje ka shtuar kalvarin e vuajtjeve të tyre.“Ligji i qeverisë kërkon të fundosë të drejtat e pronarëve, ndër të tjera me ndryshimin e zërit kadastral, heqjen e çmimit të tregut dhe vetëvendosjen e standardeve të pronës nga vetë agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kjo agjenci në kundërshtim me të drejtat e pronarëve, në ligjin aktual nuk  i referohet standardeve të BE. Të gjitha çfarë ka bërë qeveria, janë hapa mbrapa, që bien në kundërshtim jo vetëm me parimin kushtetues të së drejtës së pronës , por bien në kundërshtim dhe me jurisprudencën që ka  mbajtur Gjykata Evropiane  e të Drejtave të Njeriut kundër shtetit shqiptar. Unë mendoj se situatë më të keqe për pronarët se kjo që po kalojnë me këtë qeveri, nuk ka. Me ardhjen e PD në qeverisje do të jetë prioritet, trajtimi i dosjeve sa më shpejt të çështjeve të patrajtuara ndonjëherë nga Agjensia që janë rreth 12 mijë”, tha Malko.

Takimet e departamentit të pronave pranë PD do të vijojnë intensivisht në qytetet e Shqipërisë, me ish-pronarët, për të ofruar zgjidhje kësaj çështje. Në këtë takim në Vlorë, u theksua që zgjidhja vjen përmes programit të Partisë Demokratike, dhe zgjidhja vjen me vendimin e madh të 18 shkurtit që do të sigurojë votë të lirë e të ndershme.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>