Protesta e 13 majit/ Në asnjë cep të kontinentit europian nuk luftohet kaq fort për Evropën sa në Çadrën e Lirisë

bashaa-jpg

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se shqiptarët kanë nevojë të votojnë të lirë, pa presione e ndikime nga bota e krimit dhe drogës. Në ditën e 83 të protestës, Basha ftoi masivisht qytetarët që të bashkohen në protestën e nesërme, pasi aty do të kalojë autostrada referendare për zgjedhje të lira dhe të ndershme

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar përsëri nevojën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Duke folur nga çadra e lirisë, Basha u shpreh se ardhmja evropiane e Shqipërisë do të varet nga protesta e opozitës, të shtunën më 13 Maj. “Dita e shtunë është dita kur ne kurorëzojmë një lëvizje të madhe që nisi, vazhdon dhe do të vazhdojë deri në fitoren  kauzës së gjedheve të lira e të ndershme. Kjo kauzë mposhti frikën, ky bashkim i dha kurajo qindra mijëra shqiptarëve të dëshpëruar. Shpëtimi ishte dhe duhet të ishte në rrugën e bashkimit që ju i dhatë fytyrat, zërat dhe shpirtin tuaj. Përballë shëmtisë së fytyrave kriminale, arrogancës së pushtetarëve të majmur, përballë tru shpëlarjes së mediave të kapura rrezatoi fytyra e dëlirë evropiane që i bashkon vlera më e shenjtë, liria e votës. Në asnjë cep të kontinentit evropian nuk luftohet aktualisht kaq fuqishëm për vlerat e Europës se në këtë shesh të lirisë. Ju këto i dini shumë mirë, madje dhe më mirë se ndonjë evropian. Ndaj beteja jonë është beteja e drejtë për Shqipërinë, për lirinë dhe për Evropën. Ndaj teksa marshojmë të sigurt drejt të vetmit destinacionit që është BE, ndjejmë mbi supet tona peshën e sfidës me të cilën nga përball historia. Kukumjacat e republikës së vjetër nuk na trembin, nuk n ndalin dot nga kauza evropian e zgjedhe të lira e të ndershme”, tha kreu i PD. Kreu i PD, Lulzim Basha teksa ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 13 Majit, hodhi poshtë zërat se do të ketë përplasi, pasi deklaroi se do të jetë në shesh së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. “Bashkohuni me mua, me familjen time, ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Ju po e ndërtoni ditë për ditë të nesërmen e Shqipërisë. Bashkë do të shembim çdo pengesë, do nxjerrim në pension pushtetarët e republikës së vjetër dhe do t’ia dorëzojmë Muzeut Kombëtar në pavionin e turpit. Askush të mos mungojë në këtë moment të historisë, tha Basha.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>