Protesta, flasin 58 krerët e degëve të PD-së: Në shesh kundër keqqeverisjes dhe për lirinë e votës  

sheshi

Eksluzivisht për gazetën “55” flasin; Xhelal Mziu, Anton Pjetërnikaj, Pëllumb Brusha, Isa Sakja, Edison Çela, Gëzim Demushi, Hysni Kuka, Çim Babasi, Astrit Xake, Lefter Gështenja (Kostenja), Saimir Mulgeci, Eduart Kelmendi, Florian Lila, Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Arben Shkoza, Aurel Bylykbashi, Bujar Vreto, Ardian Zeneli, Bedri Qypi, Elmaz Haruni, Arben Elezi, Servet Duzha, Myslim Murrizi, Luan Baçi, Arjan Llanaj, Luan Mustafaj, Paulin Marku, Behar Haxhia, Ramiz Çobaj, Prel Gjoni, Anton Kokaj, Agim Bushati, Arif Rexhmati, Miftar Dauti, Xhevdet Hoxha, Andrea Mano, Kasem Galla, Donald Kulla, Arben Miza, Xhemal Delishi, Alfred Ahmetcenaj, Dëfrim Fiku, Gramoz Nazeraj, Shezai Balili, Fatmir Zeka, Gazmend Azizi, Hajredin Bakiasi, Florian Qama, Dritan Sula, Elton Hysenshehaj, Roland Bejko, Sabri Karaj, Ferdinand Saraçi, Hariz Mema, Hari Imeri, Luan Malko, Malo Sadikaj

 

Nesër bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do pushtohet nga qindra mijëra qytetarë shqiptarë të cilët do të protestojnë kundër qeverisë Rama. Pritshmëria është që kjo do të jetë protesta më e madhe mbajtur ndonjëherë në vend, ku mbështetës të PD-së, opozitës, qytetarë pa bindjesh politike, do të dalin në shesh kundër keqqeverisjes. Partia Demokratike, kryetari i saj Basha dhe opozita shqiptare do të jenë përballë kryeministrisë kundër dështimit më spektakolar sipas tyre që i ka ndodhur ndonjë një kryeministri që pas ndryshimit të regjimit komunist një qeverie që sipas Partisë Demokratike ka demonstruar; arrogancë, braktisje të qytetarëve, papunësi, varfëri, shëndetësi të rrënuar, kaos total ku vendi qeveriset nga krimi. Ky marshim i opozitës bëhet që vendi të dal nga kthetrat e krimit, që qytetarët të kenë pushtetin e tyre të dal me votën e lirë, të mos qeverisen nga krimi dhe kriminelë me imunitet. Veç shkaqeve të mësipërme përse qytetarët shqiptarë duhet të dalin në shesh më 18 shkurt, Partia Demokratike, lideri i saj Lulzim Basha janë të bindur që zgjedhjet e 18 qershorit janë në rrezik nga mafia dhe krimi. Zoti Basha ka kërkuar votim elektronik si një prej elementëve që jep një lloj garancie për mosprekjen e votës. Ky propozim nuk është pranuar nga mazhoranca e cila nuk zbaton as ligjin e dekriminalizimit, ku njerëz me precedentë penal mundën që në 2013 të shkojnë deri në Parlament!. Madje këta njerëz sipas Partisë Demokratike gëzojnë ende mbështetjen e kryeministrit dhe do të përdoren në zgjedhjet parlamentare. Ndaj nesër PD-ja ka thirrur shqiptarët në shesh, të gjithë pa dallim bindjesh që veç arsyeve ekonomike të cituara tashmë dhe në një spot të bërë publik, t’i bëjnë presion qeverisë që të pranojë kushtet që garantojnë mosprekjen e zgjedhjeve pasi kur preket vota ka rënë çdo shtyllë e demokracisë. Në kryeqytet veç banorëve të Tiranës, Kamzës, Vorës do të vijnë dhe qytetarë të tjerë nga rrethet për të demonstruar zemërimin e tyre ndaj kësaj qeverie.

Në një prononcim ekskluziv për gazetën “55”, janë kryetarët e degëve të PD-së flasin për arsyet konkrete dhe të prekshme pse bashkëqytetarët e tyre duhet dhe do të vijnë të protestojnë më 18 shkurt në Tiranë në marshimin e thirrur nga PD.

 

Xhelal Mziu kreu i PD-së Kamëz/Banorët e bashkisë Kamzës do të protestojnë kundër përfshirjes së krimit në politikë, dështimit total të kësaj qeverie e cila nuk ka mbajtur asnjë premtim, do të protestohet ndaj vjedhjes së votës etj. Do të protestojnë energjikisht dhe fort pasi Kamza dhe Paskuqani ndoshta janë përballur më shumë se asnjë njësi tjetër me persekucionin politik. E them këtë me bindje dhe argumente të plota, jo vetëm si kreu i PD-së, por edhe si kreu i bashkisë Kamëz i votëbesuar për herë të tretë nga bashkëqytetarët. Asnjë qytetar nga Kamza, bashkisë së gjashtë në vend, nuk do të ia fal kësaj qeverie harresën, si dhe kthimin në tabelë qitje. Prej vitit 2013, qeveria nuk ka financuar asnjë projekt zhvillimi në Kamëz duke e parë politikisht si bashki që qeveriset nga përfaqësuesi i PD-së, por në Kamëz ka dhe të majtë të cilët nga harresa e qeverisë diskriminohen. Bashkia Kamëz ka aplikuar me 130 projekte në qeveri në fusha të ndryshme të infrastrukturës dhe Rama nuk ka akorduar asnjë lekë!. Bashkia Kamëz është persekutuar sa u përket granteve konkurruese dhe qeveritare, e cila është përfituesja më e ulët në nivelin e qeverisjes vendore sa u përket granteve konkurruese si dhe fondeve të akorduara nga qeverisja qendrore. Një banor i Kamzës është përfitues 33.5 herë më pak së çdo qytetar tjetër në Republikën e Shqipërisë, për shkak të fondeve që qeveria qendrore i ka akorduar institucionit të Bashkisë Kamëz. Kjo, e konvertuar në investime, çdo banor i Kamzës është 33.5 herë më pak përfitues. Në Kamzës janë përmbytur 277 familje në vitin 2015 dhe 418 familjeve në vitin 2016 dhe zero ndihmë dhe dëmshpërblim për banorët nga qeveria. Nga viti 2013 janë larguar nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike 4 mijë familje ku vetëm në muajin shkurt janë hequr 300 familje. Qeveria bleu 61 ekskavatorë për bashkitë, zero Kamzës. Papunësia rritet çdo ditë, banorët janë përballur me mbifaturime të faturave të energjisë deri në miliona lekë me një llampë ndriçimi dhe pastaj ju kërkojnë të bëjnë kontratë dhe i kanë futur në borxh. Bashkia po përballet me faktin e moskalimit të kompetencave si në arsim; inventarin e rrugëve rurale bashkë me financimin, sektori i ujitjes dhe kullimit, administrimit të pyjeve etj. Këto dhe mjaft arsye të tjera janë ato që do i nxisin qytetarët e Kamzës të jenë në shesh më 18 shkurt.

Anton Pjetërnikaj kreu i PD-së Paskuqan/Problemet më të cilët përballen banorët e Paskuqanin janë thuajse të njëjta me të Kamzës duke qenë pjesë e një bashkie. Qeveria bën loje politike me banorët. Persekucioni ndaj Paskuqanit i kësaj qeverie ka nisur menjëherë pas ardhjes në pushtet të Aleancës së Qelbësirave në vitin 2013. Kamza dhe Paskuqani nuk kanë votuar asnjëherë majtas ndaj pas një lufte të hapur ndaj bashkisë Kamëz dhe një beteje elektorale në kushte të hapura presioni në vitin 2015 duke qenë se përdorën çdo instrument për ta marr pushtetin deri tek presioni i hapur i kryeministrit Rama ndaj kryebashkiakut, pas humbjes dërrmuese nisën të hakmerren ndaj qytetarëve. Duke hequr 1 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, duke mos financuar projektet zhvillimore të bashkisë Kamzës, faturat e fryra të energjisë, si dhe kontrata gjobë, janë ndëshkim për qytetarët, pa harruar shtimin e papunësisë, apo shoqërimin e mjaft banorëve për vënien e një tulle apo tjegulle etj. Këto dhe të tjera janë vetëm disa nga arsyet që banorët e Paskuqanin do jenë në shesh.

Pëllumb Brusha kryetar dega Vorë/Banorët e Vorës do të jenë në shesh kundër keqqeverisjes, por dhe kundër qeverisë që Vorën thuajse nuk e ka trajtuar si të sajën. Të parit politikisht të gjërave përkeqëson jetesën e qytetarëve. Vora është parë me sy politik nga kjo qeveri për faktin që qeveriset nga PD. Ndaj të shtunën qytetarët e Vorës do të jenë në shesh kundër ofrimit skandaloz të shërbimit shëndetësor që është dhe më i korruptuari dhe nuk të ofron asgjë në këtë drejtim. Do të jenë kundër gjobës së vënë nga kryeministri Rama për akt marrëveshjet e energjisë elektrike 2500 lekë në muaj për energjinë. Të rinjtë nga Vora do të protestojnë kundër ligjit shkatërrimtar për arsimin e lartë. Nuk ka se si të mos jenë në shesh përballë kryeministrisë pasi kjo qeveri po tallet me qytetarët për ndihmën sociale që është shumë e vogël. Çdo qytetar i Vorës është kundra rritjes së taksave dhe marrjes borxh të 1 miliardë  eurove dhe jetesa e tyre vetëm përkeqësohet, do jenë në shesh kundër koncesioneve qindra milionëshe, kundër presionit mbi median e lirë etj. Është rrëqethëse largimi nga vendi i 280.000 mijë qytetarëve dhe me kryesorja pas dyshimit total do të kërkojnë largimin e qeverisë së trashëgimtarëve dhe shkuljen njëherë e përgjithmonë nga rrënjët bijtë e etërve.

Isa Sakja kreu i degës së PD-së, Kavajë/Qytetarët e Kavajës do të protestojnë për të rivendosur Kavajën në hartën e krenarisë se qytetarisë shqiptare: ne nuk jemi qyteti i krimit, as i drogës. Ne jemi qyteti i grave dhe burrave fisnike që besojnë në zot dhe që edukojnë e rrisin bij e bija me virtyte dhe moral të shëndoshë: qytetarët e Kavajës do të protestojnë kundër promovimit të antivlerës dhe pro promovimit të djemëve dhe vajzave që e meritojnë atë me mirëarsimimin e tyre, me kulturën dhe talentet e tyre; qytetarët e Kavajës do të protestojnë kundër monopolizimit të tregut të punës me qytet nga karteli i krimit i cili ka monopolizuar nga ministritë e muratorëve deri tek farmacitë e farmacistëve. Qytetarët e Kavajës do të protestojnë kundër shpërdorimit të pushtetit në emër të miqësisë me bosin! Qytetarët e Kavajës do të protestojnë se nuk janë bërë kurrë hije të frikës, përkundrazi e kanë vrarë atë shumë më shpejt se qytetet e tjera. Qytetarët e Kavajës do të protestojnë se e dinë që e nesërmja e rrezikuar e fëmijëve të tyre ua kërkon këtë!.

Edison Çela kreu i degës nr.2 së PD-së Tiranë/Banorët e njësisë nr.2 në Tiranë protestojnë ndaj arrogancës së një qeverie që shqiptarët nuk e meritojnë. Do të jenë në protestë ndaj një parlamenti super të kriminalizuar, sa edhe në burgje janë të rrallë njerëzit me një karrierë aq të pasur kriminale, sa disa deputetë socialiste. Do të jemi në shesh për pakënaqësitë e shumicës së shqiptarëve për çmimin e energjisë së rritur, për rritjen e taksave, për një gjendje ekonomike që po i çon drejt skamjes shqiptarët, ndaj një shëndetësie zhvatëse të jetës e shëndetit, ndaj një sistem arsimor të çorientuar e nëpërkëmbje të interesave të të rinjve, do protestojnë për të pasur një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor dhe jo një proces të diktuar e të korruptuar votimi.

Gëzim Demushi kreu i degës nr.3 së PD-së Tiranë/Përveç vjedhjes së votës dhe dekriminalizimit arsyet e tjera për të protestuar dhe që do të jetë një pjesëmarrje masive e konstatuar kjo nga kontaktet me njerëzit në terren janë: Ekonomia e degraduar, rritja e taksave për të gjitha bizneset gjë që çoi dhe në rritjen e papunësisë, një klimë terrori që ushtrohet nga administrata tatimore, rritja e faturës së energjisë elektrike dhe ujit, rritja e të gjitha taksave vendore, mosmbajtja e asnjë premtimi nga kjo qeveri (problemet në shëndetësi, arsim, rend). Gjendja e pasigurisë që ekziston, frika se njerëz me precedentë të njohur kriminal do jenë aktive në këto zgjedhje, i nxjerrin banorët e njësisë nr.3 në Tiranë në shesh përballë kryeministrisë. Tek qytetarët pa dallim bindjesh ka një humbje të besimit te qeveria, ka një revoltë qytetare për gjithë këtë situatë të rëndë ekonomike, sociale që mbizotëron. Këto dhe arsye të tjera janë shkaqet që besoj se do ketë një pjesëmarrje masive ne këtë proteste pasi njerëzit shikojnë si të vetmen shpresë opozitën dhe përballjen paqësore me këtë qeveri të kriminalizuar.

Hysni Kuka kreu i degës nr.4 të PD-së Tiranë/Banorët e njësisë nr.4 në Tiranë do të protestojnë pasi janë më të varfër; nuk paguajnë dot dritat, kanë tre vjet me energji të ndërprerë, pra jetojnë në errësirë të plotë!. Do të protestojnë për nënën dhe vëllanë e sëmurë që nuk e përballojnë dot pagesat nën dorë në spitale, poliklinika. Do të jenë në shesh se janë përbuzur nga ky pushtet si dhe janë më të pashpresë së kurrë dhe nuk gjejnë asnjë rrugë zgjidhje për një jetesë më të mirë, përballen me burokracitë në çdo zyrë të shtetit. Do jenë në protestë sepse duan një të ardhme më të mirë të sigurt, duan të ndihen të mbrojtur nga shteti, ku të vlerësohet puna e ndershme, duan që fëmijët e tyre të mos mendojnë se e ardhmja janë rrugët e botës, por vendi i tyre. Banorët e njësisë nr.4 në kryeqytet do të jenë në shesh sepse nuk duan që nëpër shkolla të fëmijëve të tyre të ofrohet dhe droga. Do të protestojnë se duan një shtet që e mbron dinjitetin e tij dhe i jep atë që i takon, duan që fëmijët e tyre të vazhdojnë universitetin pa qenë nevoja për të marrë kredi në bankë çdo vit. Duan një vend që të gjithë të jenë njëlloj të barabartë para ligjit.

Çim Babasi, kreu i degës nr.5  së PD-së në Tiranë: Të protestosh kundër kësaj qeverie është gjeja më e mirë që mund të bëj një qytetar për t’i dal zot fatit të vet të marrë peng. Ka një mijë arsye për të dal në shesh kundër qeverisjes më të keqe prej vitit 1990, pas rënies së komunizmit kur pavarësisht premtimeve galoponte asnjë premtim nuk është mbajtur. Mbaroi një mandat dhe kjo qeveri nuk ka bilanc, i vetmi bilanc i saj është rritja e taksave, e çmimit të energjisë, shkatërrimit të sistemit arsimor dhe shëndetësor, braktisja të çdo shtrese të shoqërisë gjë që i ka detyruar shqiptarët të braktisin vendin dhe aplikojnë masivisht në lotarinë amerikane për të lënë shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Kjo qeveri e ka çuar shoqërinë në depresion ku njerëzit nuk kanë asnjë shpresë për të ardhmen, janë të papunë kur politikat fiskale të kësaj qeverie, pasiguria dhe kaosi i krijuar jo vetëm që nuk iu ka krijuar klimën e duhur bizneseve për të zhvilluar aktivitetin, por përkundrazi mjaft prej tyre kanë falimentuar, të tjera janë zhvendosur nga vendi në rajon, gjë që ka çuar në humbjen e mijëra vendeve të punës.

Astrit Xake kreu i degës nr.6 së PD, Tiranë/Krimi dhe kriminelët kanë kapur shtetin ndaj banorët e njësisë nr.6 do të dalin të protestojnë. Papunësia është ulur këmbëkryq në çdo familje. Prej 4 vjetësh nuk ka asnjë investim në Kombinat. Do dalin kundër politikës vrastare për riciklimin e plehrave në Landfillin e Sharrës; kundër ligjit për Arsimit e Lartë ku me dhjetëra të rinj ngelen pa shkuar në Universitet, por u detyruan të përfundojnë tek privati. Do të protestohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mospërfshirje të krimit dhe kriminelëve në politikë. Banorët e njësisë nr.6 do të jenë në shesh për të protestuar kundër selektimit që ju bëhet familjeve në nevojë për ndihmën ekonomike duke i parë me lupën politike; ca të nënës dhe ca të njerkës. I varfëri është i varfër si i majti ashtu dhe i djathti, ndaj kur plotëson kriteret i duhet ofruar ajo ndihmë që i takon. Do të protestohet ndaj një sistemi shëndetësor skandaloz siç ishte rasti i denoncimit nga emisioni investigativ STOP në Kombinat ku mungonin dhe ilaçet bazë në urgjencë, pavarësisht spektaklit të ministrit para mediave. Do të protestohet që arsimi parauniversitar të zhvillohet me një turn dhe në kushte sa më të mira për nxënësit. Kombinati ka një arsye më shumë dhe të fortë për të protestuar kundra deputetit të majtë, njëkohësisht ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit i kapur nga krimi dhe droga.

Lefter Gështenja (Kostenja) kreu i degës nr.7 të PD-së Tiranë: Si çdo qytetar i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë edhe banorët e njësisë nr.7 në Tiranë veç arsyeve themelore të rrëzimit të shtyllave të demokracisë si janë; dekriminalizimi i politikës dhe vjedhja e zgjedhjeve, kanë dhe arsye të tjera që janë konkrete dhe ndikojnë në jetesën e tyre për të protestuar. Qytetarët e njësisë nr.7 do të jenë në protestën e 18 shkurtit kundër rritjes së kriminalitetit në këtë zonë, infrastruktura e rrugëve lë mjaft për të dëshiruar pavarësisht shout të kryebashkiakut. Nuk ka asnjë plan zhvillimi për ambientet rinore ku në territorin e kësaj zone ka disa fakultete dhe konvikte, ka mungesë të bibliotekave, ajri është më i ndotur në Tiranë në zonën e ish 21-dhjetorit dhe ish-Zogun e Zi. Do protestojnë kundër rritjes së faturës së ujit, taksa mbi pronën është rritur, çmimi i energjisë elektrike është rritur, çmimi i gazit për ngrohje dhe gatim është rritur si dhe papunësia. Shëndetësia është në ditën më të zezë, ka mungesë të theksuar të ofrimit të shërbimeve mjekësore. Të rinjtë do të dalin në shesh kundër reformës në arsim, pasi shumë të rinj u detyruan të shkojnë drejtë universiteteve private. Pensionet nuk janë rritur, korrupsioni në çdo institucion është ulur këmbëkryq, droga dhe hashashi në çdo vend, administratë vendore dhe qendrore e korruptuar. Janë 10-fishuar taksat vendore për biznesin e vogël. Është rritur numri i taksave si taksa e infrastrukturës në arsim kur në fakt arsimi publik është për faqe të zezë. Ka tentativë për të vënë nën presion votuesin e djathtë me kriminelë. Nuk janë bërë legalizimet në njësinë 7 edhe pse u premtuan falas etj.

Saimir Mulgeci kreu i degës nr.9 së PD, Tiranë/Banorët e njësisë nr.9 në Tiranë do të protestojnë: Për papunësinë që ka pllakosur vendin, për shkarkimet e qindra mësuesve, infermierëve, policëve, punonjësve të thjeshtë dhe të ndershëm të administratës. Për fadromat që prishen brutalisht gjakun, mundin dhe djersën e banorëve të saj në shtëpitë e tyre. Për varfërinë që është ulur këmbëkryq, duke i prerë bukën e gojës edhe atyre grave dhe burrave që punonin në fasoneri sepse qeveria Rama rriti taksat, rriti TVSH dhe zhvilloi politika fiskale të mjerimit. Qytetarët nga njësia nr.9 do jenë në shesh për energjinë elektrike dhe taksat në faturën e ujit, që janë bërë të papërballueshme për çdo familje; për korrupsionin i cili gëlon në çdo derë administratë; për fëmijët e tyre të cilët janë të detyruar të paguajnë arsimin universitar publik me çmime privati. Për të gjitha këto, dhe shumë të tjera që kanë vënë çdo familje në një situatë, ku mbijetesa është kthyer në normë të ditës, duke harruar se jetët tona janë me të shenjta, dhe vlejnë me tepër se xhepat e çdo pushtetari i cili vë interesat e veta të zhvatjes përpara jetëve të atyre që i kanë dhënë pushtetin, do të jemi në shesh më 18 shkurt.

Eduart Kelmendi kreu i degës nr.10 së PD-së Tiranë: Sikurse çdo banorë në Tiranë por dhe gjithë Shqipërinë dhe banorët e njësisë nr.10 në kryeqytet kanë plotë arsye për tu gjendur nesër në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Vec arsyeve themelore si është vjedhja e zgjedhjeve dhe ndalimin i kësaj maskarade  dhe dekriminalizimi i politikës dhe administratës banorët e  Njësisë nr.10 do të jenë nesër në shesh kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe gazit që ka ndikuar dhe tek industria që punon me energji dhe gaz ku kemi parasysh rritjen e çmimin të energjisë nga OSHEE për furrat e bukës. Qytetarët e njësisë nr.10 do të protestojnë kundër rritjes së tarifave të studimin në arsimin e lartë por dhe taksës së bashkisë për arsimin  e future nga Erion Veliaj të fatura e ujit.  Mbaroi një mandate i kësaj qeveria dhe asgjë nuk është bërë me pronat duke mos kthyer asnjë pronë. Protestojmë dhe kundër dhe shëndetësisë në degradim, arsimin në agoni, presionit mbi administratën sidomos në raste zgjedhjesh. Për këto dhe plotë arsye të tjera banorët e njësisë 10 do ti bashkohen të shtunën protestës.

Florian Lila 11 kreu i degës së PD-së nr.11, Tiranë/Është  shumë e thjeshtë të listosh arsyet pse qytetarët duhet të protestojnë në 18 shkurt. Qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim. S’ka pas ngritje rrogash dhe pensionesh, por rritje takash dhe çmimesh. Me ndihmë sociale trajtohen ata që janë me pushtetin, por edhe pse në shuma qesharake në këto ditë të vështira të Rilindjes ngelet e vetmja shpresë për familjet e varfra. Për arsye qesharake dhe politike përjashtohen nevojtarët nga skema. Rilindja jo vetëm që nuk hap, por ka mbyll vende pune. Banorët e njësisë nr.11 do të protestojnë për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve. Do jenë në shesh kundër shërbimit shëndetësor që jo vetëm që nuk është falas por është në agoni dhe Beqaj me klientët e tij pasurohen përditë nga koncesionet dhe tenderë. Do ngrihemi kundër shtimit dhe rritjes së taksave pa përmendur gjobat si dhe parcelave pa fund me drogë në të gjithë Shqipërinë. Harresa qeveritare për Laprakën është hakmarrje për votën që  ky komunitet i ka dhënë gjithmonë PD. Një numër i madh familjesh ka braktisur shtëpitë e tyre dhe ka vajtur për një jetë më të mirë në kampet e azilantëve në Evropë. Familje të tëra prej kohësh jetojnë pa energji elektrike nga pamundësia për ta paguar atë, por pa harruar pa përmendura dhe banorët në ambientet e Universitetit Bujqësor të cilët u lanë plot 2 vite pa energji dhe tani madje dhe po dëbohen nga banesat duke i lënë në mes të katër rrugëve. Arrestohesh dhe burgosesh në qoftë se rregullon çatinë që po të zë brenda dhe leja nuk të jepet në qofte se nuk voton Rilindjen. Banorët e njësisë nr.11 do të jenë të shumtë në protestën e 18 shkurtit.

Fatbardh Plaku, kreu i degës nr.12 të PD-së Tiranë/Së bashku me banorët e degës nr.12 do të protestojmë me 18 shkurt për mungesën totale të shërbimeve publike në komunitet, asnjë investim në katër vjet nga qeveria qendrore dhe dy vjet të qeverisjes lokale. Sot kemi të bëjmë me dështim i plotë të reformës territoriale. Në shesh do të jemi për largimin masiv nga puna të gjithë administratës lokale e zëvendësimin me militantë të tyre dhe të paaftë. Kjo qeveri jo vetëm nuk ka bilanc në mbajtjen e premtimeve duke qenë një dështim i gjallë në sy të shqiptarëve, por i ka shkaktuar kosto buxhetit të shtetit. Janë mbi 40 milion euro fondi për të paguar të larguarit që kanë fituar me gjyq nga 12- 24 paga apo të tjerë që kanë fituar të drejtën e kthimit në punë. Këto para janë marrë dhe do të merren nga taksat e shqiptarëve për të përballuar këto dëmshpërblime. Do të protestojmë dhe për mungesën e vendeve të punës të premtuara e të pambajtur nga qeveria, për terrorin e ushtruar ndaj qytetarëve dhe ndaj biznesit të vogël.

Besnik Fuçia kreu i degës nr.13 së PD-së Tiranë/Veç arsyeve të tjera madhore që dhunojnë demokracinë siç janë dekriminalizimi i politikës dhe deformimi i rezultatit të zgjedhjeve përmes mekanizmave të paligjshëm, banorët e degës nr.12 të PD-së do të protestojnë dhe për; taksën e rritur të tokës bujqësore, mungesën totale të shërbimeve, mungesën totale të investimeve dhe subvencioneve në bujqësi, mashtrimin me hapjen e tregjeve bujqësore, mashtrimin vaditjen e tokave bujqësore, mashtrimi me legalizimet falas, mashtrimi me dhënien e titujve të pronësisë për tokën bujqësor. Do të protestojnë kundër rritjes së taksës së ujit të pijshëm dhe mungesës së ujit, mbifaturimit të energjisë elektrike, zero investime në shkolla, emërime politike dhe keq menaxhim të shkollave, vjedhje masive të pronave dhe shfuqizim të pronave me kriter politik, abuzimit me ndihmën ekonomike dhe dhënia me kriter politik.

Arben Shkoza kreu i degës nr.14 të PD Tiranë/Arsyet për të protestuar kundër kësaj qeverie janë të shumta, por qytetarët e degës nr.14 të PD-së Tiranë konkretisht ata të Njësisë Zall-Herr duhet të protestojnë për rrugët e fshatrave gati të pakalueshme. Nuk janë akorduar grande për bujqësinë. Disa fshatra janë me shkolla dhe qendra shëndetësore jashtë çdo lloj standardi. Në Zall-Bastar rruga kryesore dhe ato të fshatrave janë në gjendje të mjeruar. Bujqësisë është e harruar, fermerëve nuk i është akorduar asnjë ndihme nga qeveria, sistemi elektrik është i amortizuar. Ato pak produkte që prodhojnë nuk kanë ku t’i shesin. Në Shëngjergj rrugët që lidhin fshatrat janë të shkatërruara. Në këtë zonë mungojnë investimet prej 3 vitesh. Qeveria i ka braktisur qytetarët. Në Dajt mungojnë investimet në bujqësi ka mungesë investimesh në infrastrukturë rrugore ku gjendja në disa fshatra është skandaloze. Gjendja ekonomike në të gjitha njësitë është varfëri ekstreme.

Aurel Bylykbashi kreu i degës së PD Elbasan/Qytetarët e Elbasanit, duhet të jenë të gjithë pjesë e protestës së opozitës më 18 shkurt, për shumë e shumë arsye. Qeveria aktuale, duket që jo vetëm nuk ka vëmendjen nga Elbasani, por edhe e “urren” këtë qytet. Nuk mund të shpjegohet vetëm se me urrejtje, braktisja e ndërtimit të aksit më të rëndësishëm për Elbasanin por edhe për gjithë Shqipërinë, siç është  autostrada Elbasan-Tiranë. Natyrisht që Edi Rama nuk e do këtë rrugë, sepse ajo ka pasur si iniciues dhe kontribuues të saj liderin aktual të opozitës Lulzim Basha, natyrisht me mbështetjen e kryeministrit të kohës Sali Berisha. Kjo rrugë me madhështinë e saj, përfaqëson pikërisht ndryshimin e madh, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Basha ndërton rrugë që bashkojnë qytetarët, afrojnë Shqipërinë dhe rrisin ekonominë,rrugë me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e çdo banori të Elbasanit. Rama ndërton shatërvanë, shpërdoron paratë për pemë e bojëra, para që përfundojnë thjesht në qindra e miliona, në xhepat e firmave të ndërtimit të lidhura me të. Në qytetin tonë ka pllakosur papunësia. Edhe disa biznese të mëdha që mbanin një numër të konsiderueshëm të punësuarish, u mbyllën si shkak i dhunës së shtetit. Papunësia ka arritur kulmin. Elbasani është qyteti ku u “eksperimentua”, edhe me bukën e gojës, pasi në qytetin tonë, nisi projekti pilot për ndihmën ekonomike. Dhe e dini cili ishte rezultati. 2000 familje të hequra nga skema, të braktisura totalisht nga shteti. Ata duhet të jenë pjesë e protestës sonë. Qytetin tonë e ka pushtuar krimi dhe korrupsioni, vjedhjet janë shtuar, pasiguria është shtuar, çdo qytetar jeton nën frikën e bandave natën dhe ditën, dhe nën frikën e policisë, po nuk pate “rripin e sigurimit”. Po nuk ka sot fermer në Elbasan që është i lumtur me këtë qeveri. Politika e saj ka qenë e prerë dhe e qartë, zero investime në infrastrukturë për fshatin, zero subvencione për bujqësinë. Nuk ke një lopatë të hedhur nga kjo qeveri për investime në fshat. Për këto e shumë të tjera qytetarët e Elbasanit, do të jenë në protestë, sepse kupa e kësaj qeverie të zhytur në krim dhe zullume të papara, është mbushur me kohë. T’i tregojmë vendin një orë e më parë, të bëhemi zotër, të së ardhmes sonë e fëmijëve tanë.

Bujar Vreto kreu i degës së PD Librazhd/18 shkurti është dita kur duhet t’i dali zot fatit gjithsecili shqiptar me apo pa bindje politike, pjesë ose jo e ndonjë formacioni politik. Si çdo qytetar shqiptar edhe Librazhdi do të protestojë sepse varfëria është ulur këmbëkryq në çdo familje, pamundësia për punë dhe sigurimi i kushteve minimale për të jetuar. Banorët në panik pasi kërcënohen çdo ditë nga pushteti vendor dhe qendror me ndihmën ekonomike se nuk do trajtohen nëse nuk votojnë Rilindjen. Bashkitë buxhetin vjetor e përdorin jo për shërbime dhe krijimin e mundësive për një infrastrukturë kapilare me qendrat apo rrugët nacionale që të shiten ato prodhime bio, por e përdorin për paga dhe punime të fshehura pra për të mbushur xhepat e tyre. Zona jonë kodrinore malore ka nevojë për ngrohje për shkak të motit të acartë dhe të zgjatur, por edhe pse pyjet e pafundme janë mbi malet tona ato stimulohen nga Taulant Balla për t’u vjedhur nga hajdutët të cilët çojnë pjesën dhe banorët nuk mund të ngrohen pasi nuk mund të blejnë një m3 dru me 4500-5000 lekë të reja. Qytetarët po largohen jashtë vendit, po kërcënohen mësuesit dhe punonjësit e çdo institucioni dhe trajtohen nga drejtuesit si të ishin skllevër. Do të protestojë Librazhdi ndaj deputetit mashtrues Taulan Balla pasi janë zhgënjyer nga ai edhe pse e kanë votuar për 13 vjet, do protestohet për sigurinë e fëmijëve pasi droga po hyn dhe në shkolla. Librazhdi do të jetë në shesh për vlerat e veta se nuk duron me skamjen dhe urinë.

Ardian Zeneli kreu i degës së PD-së Përrenjas/Ndaj kësaj qeverie duhet protestuar dhe vetëm protestuar. Banorët e Përrenjasit ndihen absolutisht nën presionin e qeverisjes vendore dhe qendrore. Të jesh opozitar në Përrenjas trajtohesh si armik pasi të tillë të sheh kundërshtari që është i veshur me pushtet absolut. Personalisht i bëj thirrje çdo anëtari të PD-së, çdo qytetari në Përrenjas pavarësisht bindjes së tij politike të jetë të shtunën në protestën e organizuara nga Partia Demokratike për të kundërshtuar qeverisjen më arrogante që ka pas vendi pas rënies së diktatorit. Banorët e Përrenjasit kanë mjaft arsye për të dal në shesh më 18 shkurt duke nisur që nga arroganca me të cilën i trajton pushteti, taksat e larta dhe presioni mbi bizneset, mungesa e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës, trajtimin në mënyrë politike i qytetarëve sa i përket ofrimin të ndihmës ekonomike e cila jepet për ata që janë në varfëri ekstreme. Sigurisht që papunësia në rritje, varfëria, pasiguria, janë shkaqe të cilat duhet të protestosh ndaj kësaj qeverie përfshi dhe lirinë e votës dhe dekriminalizimin e politikës.

Bedri Qypi kreu i PD-së Belsh/Nën qeverisjen e Rilindjes Belshi ka qenë thuajse i harruar totalisht, jashtë vëmendjes dhe sidomos në bujqësi. Duhet theksuar fakti që teksa kaloi një mandat i qeverisë Rama në Belsh ka pasur zero investime. Subvencione në bujqësi ishin me miliona në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike me kryeministrin Berisha kurse sot nuk ka subvencionim. Në Dumre u premtuar dyfishimi i shitjes së çmimit të duhanit, kurse sot jo vetëm është përgjysmuar por dhe lekët iu japin fermerëve sikur po ia falin. Ka probleme të infrastrukturës rrugore ku psh; rruga deri në Cërrikë e pakalueshme. Përsa përmenda më sipër janë disa nga arsyet që qytetarët nga Belshi duhet të protestojnë ndaj kësaj qeverie për të renditur dhe të tjera si; mungesa e sigurisë (kanë filluar bandat natën me uniformë policie po grabisin), Papunësia, taksat e ngritura, bizneset drejt falimentimit, po betonizohet qyteti në mënyre klienteliste etj.

Elmaz Haruni kreu i degës së PD-së Gramsh/Gramshi do të jetë në protestën e 18 shkurtit kundër qeverisë Rama jo vetëm për të iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike, por për të shprehur pakënaqësinë hapur ndaj keqqeverisjes e cila e ka braktis këtë zonë që jo pak herë dhe i ka besuar votën. Qytetarët nga Gramshi do të protestojmë kundër hashashizimit të Gramshit, kundër premtimeve të pambajtura të Damian Gjiknurit. Do të dalin në shesh kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për të protestuar edhe kundër varfërisë, papunësisë. 18 shkurti është dita kur do të protestojmë për gjendjen skandaloze në rrugët rurale në të gjitha fshatrat. Do të protestojmë kundër rropatjes së bujqësisë mungesën e subvencionimit për fermerët në 4 vitet e qeverisë Rama. Do të protestojmë kundër shëndetësisë falas ku në Gramsh nuk ekziston pasi gjendja është e rrënuar e institucioneve të shëndetësisë. Qytetarët gramshiotë do të protestojnë kundër falimentimin e sipërmarrjen e vogël dhe të madh pa harruar as themeloren në demokraci, kundër blerjes së votave.

Arben Elezi kreu i degës së PD-së, Peqin/Kam bindjen që qytetarët e Peqinit do t’i përgjigjen thirrjes së Partisë Demokratike për të dal në protestë të shtunën. Besoj që mezi e kanë pritur këtë ditë dhe janë të gatshëm për të vazhduar protestën deri në ditën kur kjo qeveri të pranojë kushtet e opozitës për zgjedhje të lira ose të në kundërt të hap rrugën që një tjetër qeveri teknike të garantojë mbrojtjen e votës në Shqipëri që të mos këtë deformim të vullnetit të zgjedhësve. Por veçanërisht peqinasit do të jenë në shesh pasi ka disa arsye që zona jonë nuk e voton këtë qeveri siç janë, papunësia në rritje, bujqësia e braktisur ku asnjë fermer këto 4 vjet nuk ka marrë subvencione, ka pasur rritja taksave dhe çmimit të energjisë elektrike, shëndetësia e degraduar, investimet në zonën tonë janë të pakta, punësimi nga pushteti janë bërë në mënyrë selektive, nuk mund të ndërtosh po nuk do paguash sekserët, nuk është investuar fare nga qeveria në përmirësimin e infrastrukturës në kanalizime, për vaditjen e tokave nuk është investuar asnjë qindarkë që nga koha e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Servet Duzha kreu i degës së PD-së Cërrik/Po rendis 10 arsye konkrete pse Cërriku duhet te protestoj pavarësisht se ato janë të panumërta: Papunësia është në nivelet më të larta në Republikë. Papunësia arrin në nivelin 60%. Përjashtimi nga ndihma ekonomike e shumë familjeve në nevoje dhe favorizimi i disa familjeve të tjera për arsye elektorale. Mungesa e infrastrukturës në çdo lagje të qytetit. Cërriku është vend i harruar nga qeveria. Mungesa e një qendre të mirëfilltë spitalore. Spitali i qytetit nuk ofron as shërbimet me minimale. Të gjithë i drejtohen spitalit të Elbasanit. Ka mungesa totale të subvencioneve në bujqësi. Cërriku ka një sipërfaqe të konsiderueshme fushash dhe është potencial në bujqësi. Jemi një zonë bujqësore dhe bujqësia është e vetmja fushë ku vetëpunësohen banorët e zonës. Moskujdesi i shtetit dhe mungesa e kontrollit ndaj operatorëve ekonomik që mbledhin duhanin në zonë. Çmimi i ulët nuk përballon dot as shpenzimet bujqësore për kultivimin e tij. Politikat fiskale në disfavor të bizneseve të vogla. Biznesi lëngon dhe nuk përballon dot të paguaj taksat dhe tarifat e jo më të krijoj të ardhura. Ka mungesë të shërbimit zjarrfikës dhe urgjencës. Nuk ka një qendër zjarrfikëse në Bashkinë Cërrik me rreth 48.000 banorë. Shërbimi urgjencës nuk ekziston. Rritja e çmimit të ujit dhe faturimi afrofe. Mungesa e vëmendjes së pushtetit vendor për investime në vende të reja pune por vëmendja është tek fasadat dhe shoë-i. Emërimi, punësimi i eksponentëve të ndryshëm më të kaluar kriminale në Bashki. Blerja e votës në zgjedhjet vendore të 2015 arriti kulmin ku oferta për një votë shkojë në vlerën 150000 lekë të vjetra.

Myslim Murrizi kreu i degës së PD-së Lushnjë/Lushnjarët do të jenë në protestë për të gjitha arsyet që do të jenë të gjithë shqiptarët. Për mashtrimet e kësaj pseudo qeverie që bëri në vitin 2013 dhe nuk denjoi të realizonte asnjë të vetëm. Në mënyrë specifike për masakrimin e bujqësisë duke mos mbajtur asgjë nga ato që premtoi. Për 8 vitet e qeverisë së PD nga fermerët Lushnjarë kanë përfituar subvencion 5200 fermerë, për 4 vitet e bandës se hashashit kanë “qerasur” vetëm 5 fermerë me nga 150 milionë lekë klientë të tyre. Premtuan heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë dhe e ngritën atë me 230 lekë taksë qarkullimi sa erdhën në qeveri. Premtuan heqjen e TVSH për imputet bujqësore dhe nuk bën asgjë. Premtuan lehtësira për eksportin e prodhimeve bujqësore dhe i vunë doganë eksportuesve që vinin nga Kosova, Bosnja, Serbia, Çekia Hungaria etj. Premtuan legalizime dhe vetëm në rrethin Lushnjë kanë prishur mbi 20 milion euro pasuri pa asnjë projekt dhe klientëve të qeverisë jua kanë lënë pa prishur edhe pse janë në mes të rrugës si tek rrotondo e Çermës. Premtuan sistem modern ujitje dhe para 5 ditësh Rama u tall me fermerët e Divjakës kur ju tha se të vëmë sahat uji për ujin e vaditjes. Me çmimet që shesin fermerët të gjithë janë të falimentuar. Premtuan punësim dhe kanë hequr nga puna kundërshtarë politikë. Premtuan ulje të energjisë elektrike dhe e kanë ngritur për 90 përqind të familjeve nga 70 lekë për 300 kilovat në 114 lekë, pra çdo familje që paguante 21 mijë lekë sot paguan 35 mijë. Lushnja ka 70 mijë hektarë tokë nga 500 mijë që ka e gjithë Shqipëria. Lushnja ka 600 hektarë sera nga 1500 që ka e gjithë Shqipëria dhe asnjë lloj subvencioni. Për 4 vjet kjo qeveri dhe ky kryeministër kërkon t’u hedhë hi syve me dy ekskavatorë për të gjithë rrethin që kushtojnë gjithsej 100 mijë euro aq sa i ka dhënë një nga 5 militantëve të PS-LSI. Ky është investimi 4 vjeçar i hashash qeverisë për 4 vjet për bujqësinë.

Luan Baçi, kreu i degës së PD-së Fier/Krimi në politik dhe zgjedhjet e lira janë arsye kryesore, por qytetarët e Fierit përballen dhe me mjaft probleme të tjera, arsye që i nxjerrin në shesh kundër keqqeverisjes: Premtuan vende pune dhe nuk hapen asnjë, na hapën burgun këtu dhe futen në burg, ata që shesin qumësht në treg, ata që rregullojnë çatinë e shtëpisë pa leje, ata që nuk paguajnë dot energjinë që kanë vetëm një llambë në shtëpi, mbyllën universitetet në Fier një qark me 500.000 banor dhe i lanë në rrugë, e mbushën parcelat me hashash dhe çdo zonë i lanë fermerët pa punë, ua morën me qera serat dhe tani ata janë pa punë dhe pa bukë. Banorët e Fierit sot janë më të pasigurtë për të ardhmen, më të pashpresë për të nesërmen, na gënjyen dhe emigruan për Europë, shitën çdo gjë që kishin, tani po kthehen dhe nuk kanë as ku të flenë as çfarë të hanë. Kemi 1001 arsye që të protestojmë dhe asnjë arsye që të justifikojë mos protestimin.

Arjan Llanaj, kreu i Degës së PD-së, Mallakastër/Ka shumë arsye që mallakastriotët do të protestojnë më 18 Qershor kundër qeverisjes më të keqe në vitet e demokracisë. 300 mijë vendet e punës jo vetëm që nuk u hapën në vend, por përkundrazi Mallakastra pati mbyllje të vendeve të punës (kemi rastin e kombinatit të përpunimit të naftës ku me ardhjen e PS në pushtet uzina u mbyll dhe prej një viti dhe punonjësit nuk kanë marrë pagat. Pas protestave ku kryetari i PDSH-së Basha ka qenë prezent në Ballsh për këtë shqetësim duke u bashkuar më zërin e punonjësve. Pas presionit të gjithanshëm puna ka rifilluar, por pasiguria është e madhe. Kujtojmë shpërthimin që ndodhi më 11 Nëntor ku humbi jetën një punonjës. Bashkia që drejtohet nga demokratët nuk ka marrë asnjë investim nga qeveria qendrore. Është diskriminuar përsa i përket investimeve. Është krejtësisht jashtë vëmendjes së qeverisë së Rilindjes. Asnjë subvencion për fermerët në bujqësi dhe pemëtari nuk ka. Edi Rama premtoi se Vjosën do ta bënte Park Kombëtare në vitin 2013, por e ja dhënë me koncesion një firme turke duke përmbytur mijëra hektarë tokë në fshatrat Kutë dhe Çorrush në Mallakastër dhe Shkozë dhe Sevaster në Vlorë. Sigurisht që është protestuar për këtë rast nga dega PD dhe prononcim kur erdhi dhe Basha në Mallakastër kundër ndërtimi te këtij HEC. E sigurisht që problemet janë të njëjta si në të gjithë Shqipërinë

Luan Mustafaj, kreu i degës së PD-së Patos/Përveç zgjedhjeve të lira dhe krimit të organizuar që ka mbuluar vendin anembanë, qytetaret e Patosit dhe jo vetëm, kanë shumë arsye përse të jenë pjesë e protestave të ndryshme dhe asaj të datës 18 shkurt si një nga protestat të cilat do të mbahen mend gjatë. Qytetarët e Patosit janë të zhytur në borxhe dhe luftojnë për bukën e gojës, si në asnjë vend tjetër që aspiron të bëhet pjesë e BE. Papunësia e ka gllabëruar qytetin dhe të gjitha rrethinat e Patosit. Të rinjtë po largohen çdo ditë për një jetë më të mirë e më me pak halle. Qyteti edhe pse ka një nëntokë të pasur, shfrytëzohet dhe abuzohet barbarisht nga të huajt. Punësohen njerëz nga jashtë pa u dhënë mundësinë vendasve. Nivelet e ndotjes janë të larta. Keqpërdorimi i këtyre resurseve ka sjellë dhe incidente të shpeshta dhe situata të nxehta tek banorët. Shpërthimet e pakontrolluara për shkak të makutërisë dhe nevojave për favore ndaj qeverisë, i kanë dëmtuar shtëpitë e banorëve rreth e qark. Për këtë arsye vazhdon ende greva në Zharrëz edhe pse as nga firma e as nga qeveria nuk ka asnjë zgjidhje dhe mbështetje financiare për riparimin e dëmeve minimalisht. Fermerët e gjejnë veten të zbuluar dhe pa mbrojtje në raste emergjence apo fatkeqësish natyrore. Jo më larg se ajo e para dy muajve ku ngrica pushtoi vendin, i la fermerët e zonës në mëshirë te fatit dhe me humbje kolosale.

Paulin Marku, kreu i degës së PD-së Lezhë/Edhe problemet më të cilat përballen qytetarët e Lezhës janë të shumta, konkrete dhe të prekshme. Mund të përmendim këtu rastin e mbifaturimeve të faturave të energjisë të mbi 10000 familjeve varfra, pensioniste si dhe mbi 1000 të rinjve të larguar nga Lezha jashtë Shqipërisë, pagesa e lartë për kuotat e studentëve, rritja e sipërfaqeve me kanabis nga viti në vit në zonën tonë nën drejtimin e Rilindjes si niveli i ulët i përfaqësimit të institucioneve qendrore në nivelin profesional. Në Lezhë kjo qeveri nuk ka shtruar asnjë kilometër rrugë në këto 4 vite si dhe mungojnë subvencionet për fermerët me përjashtim të klaneve politike. Si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë në drejtoritë rajonale ka pasur largim të padrejtë të punonjësve nga puna si dhe pavarësisht spektakleve në media Lezha sot është me e pasigurtë se dje.

Behar Haxhia, kreu i degës së PD-së Kurbin/Arsyet përse një qytetare Kurbinas duhet të vijë në protestë janë; Papunësia, ku Laçi nga qytet industrial me uzina dhe fabrika është kthyer një qytet i të papunëve. Rritja e energjisë elektrike, shitja e bagëtive ose marrja e kredisë për të paguar energjinë elektrike. Taksat e larta të bizneseve kanë sjell falimentimin e shumë prej tyre. Një fermer vjen në protestë se karburanti është i shtrenjtë për të punuar në bujqësi dhe përmbytjet e të mbjellave çdo vit nuk subvencionohen apo dëmshpërblehen. Një qytetar i qytetit të Laçit nuk ka nevojë për fasadë sheshi por ka nevojë të mbrojë jetën e banoreve nga përroi dhe dëmet në bizneset që shkatërron po ky përrua. Jeta e çdo familjari që ka një apo me shumë fëmijë në universitet është një jetë skëterrë pasi do paguajë mijëra euro shtetit shqiptar vetëm  tarifë shkollore. Një peshkatarë Kurbinas vjen në protestë sepse deputeti i PS Armando Prenga ka monopolizuar peshkimin në Patok. Një qytetar Kurbinas shkon në protestë se Bashkia Kurbin nuk ka investuar asnjë cm rrugë, asnjë cm kanal, shkollat pa ngrohje, pa hidroizolim, pa tualete, kopshtet dhe çerdhet pa ngrohje. Mungesa e mbikalimeve në autostrade Milot-Tiranë pasoja në lëvizje automjetesh bujqësore dhe aksidente të përditshme me pasojë vdekje. Qytetari Kurbinas proteston se në biznes nuk të lënë inspektorët tatimorë, në pyjore nuk të lenë inspektoret pyjorë, në ndërtim nuk të lenë inspektorët e INUK. Protestohet se nuk të lëshojnë certifikatë pronësie për tokën pa paguar 4 mijë euro, nuk lëshohet një certifikatë legalizimi pa paguar 2-3 mijë euro.

Ramiz Çobaj, kreu i degës së PD-së Shkodër/Shkodranët, përveç arsyeve të përgjithshme që kanë të gjithë shqiptarët për të protestuar, kanë edhe arsye specifike: Është Rajoni (për pasoje edhe Bashkia) me e diskriminuar nga qeveria këto 4 vjet. Transferta e kushtëzuar (Fondi i Zhvillimit të Rajoneve), si nga numri i projekteve ashtu edhe vlera e tyre është pothuaj “zero”. Shkodra është përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit nga përmbytjet nga ana e qeverisë Rama pavarësisht se e premtoi në 2013. Gjatë viteve 2014-2016, është rajoni më i goditur me mbifaturime. Vetëm në muajit nëntor-dhjetor 2016, mbifaturimet kanë qenë nga 50-200% për familje. Është larguar nga puna pothuaj 100% e administratës publike që varet nga dikasteret qendrore. Papunësia, për shkak të masave represive ndaj biznesit ka arritur kulmin. Biznesi tatohet me selektim, që do të thotë se bizneset në pronësi e drejtim nga demokratët kanë falimentuar ose po shkojnë drejt falimentit. Sistemi shëndetësor në Shkodër është në gjendje të mjerueshme. Bujqësia jo vetëm që nuk është subvencionuar asnjë lekë, por ajo është goditur mjaft rëndë nga shteti, duke përndjekur, ndaluar dhe arrestuar kultivuesit e duhanit. Policia është totalisht e inkriminuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për përfshirjen e saj në trafikun e drogës, por është duke u zhvatur shkodranëve edhe ato pak lekë të kursyera nëpërmjet “lejeve verbale për riparim e ndërtim”. Nëse dëshiron të riparosh çatinë apo edhe një avulli, atë nuk e bën dot po nuk pagove tek policia një shumë goxha e majme. Është rritur pasiguria në qytet, apo çdo zone përreth; vrasje grabitje.

Prel Gjoni, kreu i degës PD-së Pukë/Edhe qytetarët e Pukës do të jenë në shesh kundër keqqeverisjes dhe vjedhjes së votës.  Papunësia, punësimet në institucionet vendore me njerëz të paaftë, mbyllja e minierave dhe fabrikës së bakrit janë disa nga këmbanat që bien për këtë qeveri për qytetarët e Pukës. Në Pukë në këto 4 vite nuk ka pasur asnjë investim në 8 njësitë administrative vetëm punime fasadë në qendër rrethi në qytet. Do të dilet në shesh për të protestuar kundër presionit ndaj njerëzve deri edhe me heqjen e ndihmës ekonomike, do të protestohet kundër korrupsioni gjithandej, drogës në mal dhe në shkollat, mbifaturimit të energjisë elektrike, burgut për të pamundurit për të paguar faturën e energjisë madje arrest edhe për fëmijë jetim në qytetin e Fushë-Arrësit si dhe asnjë premtimit tek mbajtur nga Rilindja.

Anton Kokaj kreu i PD-së së Malësisë së Madhe/Më 18 qershor garantohet protestë dhe nga banorët e Malësisë së Madhe në Tiranë të cilat do të jenë në shesh kundër qeverisjes së dështuar të Edi Ramës. Do të protestohet kundër papunësisë ekstreme, bllokimi të shitjeve të prodhimeve (duhan dhe sherbelë), pasigurisë së jetës, korrupsionit në administratën publike, abuzimit me faturat e energjisë elektrike, emërimit i kartelit të drogës në Bashkinë Malësi e Madhe. Duhet të jesh kriminelë ose trafikant që të jetosh në këtë vend. Në shesh banorët e Malësisë së Madhe do të jenë edhe kundër emigracionit masiv, rritjes së çmimeve të konsumit të përditshëm dhe pamundësisë për t’i blerë ato si dhe gjobave selektive mbi biznesin.

Agim Bushati kreu i PD-së së Vaut të Dejës/Edhe banorët e Vaut të Dejës të shtunën do të jenë përballë kryeministrisë në protestë. Ata do të protestojnë më 18 shkurt; për arrogancën e kryeministrit, për shkak të varfërisë, rritjes së papunësisë, për largimin masiv të shqiptarëve mes tyre dhe banorëve nga Vau i Dejës larg Shqipërisë për një jetë më të mirë. Do të protestohet edhe për mungesën e shtetit, diskriminimit nga qeveria, për shkak të kultivimit të drogës e cila është kthyer në një shqetësim të madh brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka se si të mos protestohet kundër mashtrimit të qeverisë, humbjes se shpresës dhe pse jo edhe për shkak të fyerjes që kryeministri i bën popullit opozitar duke e quajtur qen atë që flet kundër qeverisë si dhe protesta do jetë dhe kundër vjedhjes së votës që ka ndodhur vetëm nën qeverisjen e majtë.

Arif Rexhmati kreu i degës së PD-së Kukës/Besoj se protesta e 18 shkurti nuk do të jetë vetëm e demokratëve por do të jetë mbarëpopullore, kundër keqqeverisjes, kundër korrupsionit qeveritar kundër krimit të organizuar qeveritar që po varfëron tejskajshëm vendin. Në këtë protestë masivisht do jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kukësit të cilët janë lënë pas dore dhe trajtohen si qytetarë të dorës së dytë nga kjo qeveri vetëm se nuk e kanë votuar e nuk e votojnë Rilindjen. Kuksianët do protestojnë kundër qeverisë edhe për arsye të izolimit që po na bën Edi Rama duke vendos taksë në rrugën e Kombit duke sjellë uljen e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve dhe dëmtim të xhepave të kuksianëve dhe jo vetëm. Kuksianët po izolohen nga kjo qeveri duke mos lejuar që ata të mos bëjnë as tregti për nevojat familjare me Kosovën duke ul traun e doganës për çdo produkt. Kuksianët kjo qeveri sa herë afrohen zgjedhje mashtron me hapjen e aeroportit dhe punësimin e 200-300 personave. Ne do protestojmë edhe kundër klientelizmit qeveritar në shfrytëzimin e burimeve minerale dhe hidroenergjetike, të cilat jo vetëm po shkaktojnë një katastrofë mjedisore por po pasurojnë klientët e kësaj qeverie  me qëllimin e vetëm të shkatërrojë procesin zgjedhor duke blerë vota. Ne si asnjëherë më parë do jemi në shesh deri në largimin e kësaj qeverie dhe garantimin e zgjedhjeve të lira.

Miftar Dauti, kreu i PD-së Has/Hasi sot është në varfëri të thellë. Papunësia rritet çdo ditë ku mbi 2000 familje trajtohen me ndihmë ekonomike e të tjera për arsye politike nuk përfitojnë pavarësisht se janë në gjendje të mjerueshme. Rilindja nuk i ka hedhur fare sytë nga ne ku kemi mungesë të investimeve. Qytetarët hasianë përballen më rritje të taksave, korrupsioni në shëndetësi dhe jo vetëm, administratë partiake e pakualifikuar, shkatërrimi i sistemit arsimor përdorimi i lëndëve narkotike tek fëmijët kjo si pasojë i shtimit të sipërfaqeve në Has dhe të gjithë Shqipërinë, qytetarët përballen me mos lejimin e furnizimit me ushqime bazë të banorëve nga dogana Qafë-Prush, është shkatërruar infrastruktura e ndërtuar me parë nga qeverisje Berisha duke mos e mirëmbajtur, nuk është marrë asnjë masë në ndihmë të fermerëve për sëmundjen dermatoza nudelare nga qeveria për ngordhjen e lopëve si dhe banorët e Hasit po përballen gjobvënie selektive të bizneseve dhe automjeteve për bindje politike.

Xhevdet Hoxha, kreu i degës së PD-së Tropojë/Disa nga problemet me shqetësuese që përballen banorët e Tropojës nga keqqeverisja Rama-Meta: Papunësia e madhe gjithnjë në rritje si pasojë e falimentimit të bizneseve dhe largimeve masiv nga puna. Shtimi dhe varfërimi galopant i popullsisë nëpërmjet rritjes taksave, heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të shumë familjeve. Probleme shqetësuese është shëndetësia, kushtet e vështira në shkolla. Pamundësia ekonomike për të përballuar faturat e energjisë elektrike. Izolimi automobilistik rrugor i Tropojës, kjo për pasojë të taksës në rrugën e kombit. Nuk është kompensuar asnjë fermerë për kafshët e dëmtuara nga Dermatoza Nodulare e gjedhit të dëmtuara në gjysmën e dytë të vitit 2016. Pasiguria është totale e popullsisë, kjo vjen nga mungesa e rendit dhe sigurisë publike. Çdo ditë ka emigrim të popullsisë nga Tropoja në vende të ndryshme të BE. Mungesa e investimeve në infrastrukturë, bujqësi etj, gjatë qeverisë socialiste.

Andrea Mano kreu i degës së PD-së Korçë/Kjo protestë vjen në një moment kur varfëria është ulur këmbëkryq në çdo shtëpi korçare, kur mungesa e rendit dhe pasiguria e qytetarëve janë problem i ditës, kur taksat janë rritur, bizneset po mbyllen me shpejtësi, xhiroja e tyre ka rënë, papunësia po rritet, kur studentët nuk vazhdojnë dot studimet në universitet si pasojë e tarifave të larta të studimit të papërballueshme, kur fermerëve po ju kalben prodhimet se nuk gjetën dot treg për ti shitur si pasojë e politikave ndëshkuese qeveritare, kur çmimi i energjisë dhe karburanteve është rritur, ndihma ekonomike ka rënë, familjet në nevojë janë shtuar së tepërmi, kur mashtrimet e rilindjes nuk bindin me askënd. Pikërisht për këtë arsye në 18 shkurt do jenë të gjithë bashkë në shesh: Studentët e tradhtuar për tarifat e larta, biznesi i vogël për taksat e papërballueshme, mjekët dhe arsimtarët për mashtrimin që i bëri rilindja se do të rriste rrogat, pensionistët që ju është ulur realisht pensioni krahasuar me 4 vite më parë si pasojë e rritjes se çmimeve, familjet që nuk kanë të ardhura dhe nuk e përballojnë dot jetesën, të papunët, rinia që kërkon të mos largohet nga vendi por kërkon të gjejë shpresën e humbur, fermerët që u mashtruan për subvencionet dhe ndihmën që do të merrnin nga rilindja, intelektualët që nuk e durojnë me arrogancën e kësaj qeverie, qytetarët korçarë që nuk duan që zgjedhjet të prishen dhe manipulohen nga lekët e pista të hashashit, qytetarët që do të protestojnë kundër mashtrimeve të rilindjes dhe ndryshimit një orë e me parë të kësaj qeverie të paaftë, mashtruese.

Kasem Galla kreu i degës së PD-së Pogradec/Edhe pogradecarët do të jenë në shesh kundër keqqeverisjes. Kjo është qeverisja  e farsave dhe fasadave personifikohet plotësisht në Pogradec. Në njërën anë qeveria me selektivitet ka përjashtuar nga çdo  financim Bashkinë e Pogradecit e duke i privuar banorët e tij nga domosdoshmëria për infrastrukturë normale, e në anën tjetër financon me 10 milionë euro, 900 metër rrugë, një projekt kryekëput korruptiv, dhe shkatërrues për Biodiversitetin dhe Ekologjinë e gjithë Liqenit të Ohrit. Me po të njëjtin moral, kjo qeveri nuk financon unazën e qytetit, rrugët kryesore të tij, projektet e Bashkise për infrastrukturë më të mirë në kopshte dhe shkolla, me të vetmin shkak, sepse ai tmerrohet nga bashkia dhe demokratët e Pogradecit të cilët përsëri po i rezervojnë të njëjtin fat në Pogradec, humbjen e radhës në 18 qershor. Sot, Pogradeci është modeli i hakmarrjes politike të qeverisë, e cila një qytet me potenciale të jashtëzakonshme turistike po tenton që nëpërmjet mosfinancimit, papunësisë flagrante dhe korrupsionit, si dhe rritjes së qëllimshme të kostos së jetesës ta dënojë për bindjet politike dhe mënyrën si ky qytet voton.

Donald Kulla kreu i degës së PD-së Maliq/Maliqi do jetë në protestën e së shtunës i përfaqësuar nga qytetarët të cilët do të demonstrojnë pakënaqësinë ndaj qeverisë. Ata do të protestojnë ndaj varfërisë e cila është tejskajshme për shkak të papunësisë. Varfëria është produkt i mungesës së subvencionimeve dhe mungesë e tregut për prodhimet bujqësore. Do të jemi në shesh kundër mungesës së ujit të pijshëm në çdo fshat si dhe mungesës së infrastrukturës në arsim dhe shëndetësi si dhe mungesës së energjisë dhe harresës së qeverisë si dhe vjedhjes së votës.

Arben Miza kreu i degës së PD-së Devoll/Devollitët janë shpirti i protestës. Ata do të jenë aty kundër qeverisë së mashtrimeve, qeverisjes së dështuar, të korruptuar dhe kapur nga krimi. Por qytetarët nga Devolli do të protestojnë dhe për hallet e tyre konkrete që qeveria nuk ka nge të merret me to. Produktet bujqësore si; qepa fasulja patatja dhe veçanërisht  molla zënë një peshë të rëndësishme në prodhimet e devollitëve por që nuk kanë vëmendjen e shtetit për t’i ndihmuar. Këto prodhime veçanërisht mollët ose shiten nën kosto ose mbeten të destinuara për t’u hedhur gjë që çon mundin kot të fermerëve. Mollët në pjesën më të madhe në Devoll janë subvencionuar nga qeverisja e PD, por tani s’ka subvencion ku edhe pse fidanët janë në kulmin e prodhueshmërisë bie prodhimi, shitja sepse nuk i mbështet fermerët sepse ato nuk kanë mundësi të marrin imputet bujqësore. Në këtë mënyrë bie niveli i jetesës pasi qytetarët e Devollit janë vetëpunësuar kur shteti ka pasur politika zhvillimore në ndihmë të tyre por kjo qeveri as nuk do të ia dijë për ta. Devolli ka dhe probleme të tjera në infrastrukturë ku kemi raste të bllokimit të rrugëve në fshatra gjë që nuk ka ndodhur para vitit 2013.

Xhemal Delishi, kreu i degës së PD-së Dibër/Edhe banorët e Dibrës kanë arsye të forta për të protestuar aq më tepër që sapo dolën nga një proces zgjedhor ku u ble hapur vota, pati presione të ndryshme. Disa nga arsyet pse dibranët duhet të protestojnë janë: Gjendja shumë e vështire ekonomike si kurrë me parë, largimet nga puna, presion ndaj mësuesve dhe infermierëve deri tek maturantët për votën. Lidhje e krerëve të policisë me kultivuesit e kanabisit si dhe dhënia e ndihmës ekonomike në shkelje të hapur me ligjin dhe jo familjeve në varfëri ekstreme. Duhet të protestohet ndaj presionit për votën me heqje të ndihmës ekonomike dhe paaftësisë përkohshme. Asnjë qindarkë dhe investim nga qeveria nuk ka pasur në Dibër për 3 vite në asnjë njësi administrative. Infrastruktura është krejtësisht e shkatërruar krahasuar me tre vite më parë në të gjitha njësite administrative. Banorët nuk marrin shërbime si me parë në njësite e tyre. Ka punësime vetëm për vota, shtim organikash pa vendime këshilli dhe punësime njerëzish të pashkolluar në gjithë sferat. Këto dhe mjaft arsye të tjera janë ato që do ti sjellin dibranët në protestë nesër.

Alfred Ahmetcenaj kreu i PD-së Mat/Mati dhe matjanet do të protestojë me 18 shkurt për braktisjen që qeveria Rama i ka bërë pushtetit vendor në të dyja bashkitë ku Bashkia e Matit ka përfituar vetëm tre projekte në vazhdim dhe bashkia Klos zero projekte. Varfëria ekstreme ka detyruar 100 familje matjane të braktisin shtëpitë duke u larguar në Gjermani. Asnjë investim publik nuk është bërë në Mat gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Ka mungesë ekstreme të kujdesit qeveritar për qytetarët matjan, ka pushimet politike nga puna. Dhe me kryesorja do të protestojmë që të mos përsëriten situata si në zgjedhjet e 2015 në bashkinë Mat ku përfaqësuesit e PS së bashku me policin tentuan të vjedhin zgjedhjet dukë detyruar qytetarët të protestojnë dhe rrethojnë KZAZ. Kujtojmë këtu që ky pushtet i vjedh zgjedhjet kur kemi parasysh incidentin e zgjedhjeve në KZAZ nr.17 për bashkinë Mat ku për rreth 5 orë qytetarët e Burrelit kanë protestuar para KZAZ dhe kandidatja e mazhorancës ka tentuar t’i manipuloj zgjedhjet. Nga ky pushtet janë pushuar nga puna në OSHEE dhe spitalin e Burrelit dhjeta punonjës.

Dëfrim Fiku, kreu i degës së PD-së, Bulqizë/Si gjithë qytetarët e gjithë Shqipërisë edhet bulqizakët do të protestojnë ndaj qeverisë Rama kundër; rritjes së papunësisë, varfëria së thellë, dhunës së pushtetit ndaj tyre, burokracisë dhe sorollatjeve të qytetarëve nëpër institucione duke u përballur çdo ditë për të zgjidhur hallet e tyre. Do të jemi në shesh kundër korrupsionit dhe vjedhjeve në tendera dhe veprat publike dhe duhet të garantohet me ligj ndalimi i fenomenit të shitblerjes së votës së lirë pasi më mirë se në asnjë vend tjetër u pa se çfarë ndodhi në zgjedhjet për kryebashkiakun e Dibrës. Do protestohet kundër emërimit të njerëzve jo të kualifikuar nëpër poste drejtuese, të ndeshura shpesh në zonën e Bulqizës. Ka mjaft raste nepotike në emërimet e punonjësve të administratës publike si dhe nepotizëm dhe në dhënien e tenderëve publike si dhe rritjes së çmimit të energjisë dhe taksat e larta.

Gramoz Nazeraj kreu i degës së PD-së, Vlorë/Vlora ka shumë me shumë arsye sepse në mënyrë konstante e të drejtpërdrejtë është mashtruar e fyer nga deputeti i parë i saj kryeministri Rama. Sot Vlora me papunësinë më të lartë, turizmi inekzistent, infrastruktura më e keqja më e shëmtuar në gjithë vendin, investimet “shumë zhurmë për asgjë, ku e përfolura Lungomare është kthyer në “Lëngon marre” një turp. Taksat bashkiake janë rritur ndjeshëm!. Qytet gri, pa frymëmarrje – përmbytet me shiun e parë dhe me pas mbetet balta e pluhuri ,SMOGU! Për më tepër shoh hallet qe ka gjithë Shqipëria.

Shezai Balili kreu i PD-së Selenicë/Do jemi në shesh kundër qeverisë nesër. Problemet në komunitetin tonë janë të shumta por më kryesori është rruga e lumit të Vlorës e cila është folur shumë, premtuar por deri tani nuk është bërë asgjë. Si gjithmonë sa vijnë zgjedhjet, të majtët në pushtet si gjithmonë përdorin strategjinë e tyre të radhës për mashtrim të këtij populli fisnik e bujarë, por kësaj herë nuk do të iu ecë. Tjetër problem i rëndësishëm për këtë komunitet ku unë jam dhe administratori i njësisë Brataj, është rruga e varritaves Bashaj e cila pothuajse në periudha të ndryshme bëhet e pakalueshme. Problem është transporti i fëmijëve në Smokthinë nuk ka automjet, por në një largësi prej 10 km vajtje-ardhje bëhet në këmbë si në mesjetë. Problem është mungesa e energjisë elektrike kur vjen vjeshta deri në prill më shumë pa energji. Sikur të mos mjaftojë mungesa e energjisë këtu mund të përmendim dhe dëmet që energjia i ka shkaktuar këtij komuniteti nga tensioni i ulët dhe askush nuk kujtohet. Këto siç shihen janë nevoja jetike dhe nuk janë luks. Familje të cilat nuk kanë mundësi të punojnë tokën nuk kanë përkrahje sociale edhe ndihma mungon dhe për familjet me fëmijë të sëmurë e shumë probleme të tjera për të cilat do jemi në shesh më 18 qershor.

Gazmend Azizi kreu i degës së PD-së Berat/Berati proteston, ndaj papunësisë dhe mbylljes se vendeve të punës, ndaj pasigurisë së jetës dhe pronës, ndaj taksave dhe çmimeve të larta. Beratasit protestojnë ndaj mungesës së shërbimit shëndetësor ku, në spitalin rajonal të Beratit mungojnë rreth 20 mjekë specialistë të klinikave të ndryshme si dhe 12 mjekë të tjerë që punojnë ende aty, janë pensionistë. Nuk diskutohet shërbim shëndetësor falas, diskutohet ekzistenca e tij. Beratasit protestojnë ndaj abuzimeve që bëhen me fondet publike. Protestojnë ndaj mungesës së investimeve në infrastrukturë ku, si rezultat i kësaj qyteti si dhe i gjithë qarku i Beratit fatkeqësisht kanë ngelur si “xhep”. Fermerët beratas protestojnë për rikthimin e subvencionimeve në bujqësi nëpërmjet skemës se drejtpërdrejtë të subvencionimit. Ata, protestojnë ndaj mungesës së politikave favorizuese ndaj bujqësisë dhe blegtorisë. Rinia beratase proteston ndaj ligjit të arsimit të lartë i cili shkatërroi ëndrrat dhe shpresat e tyre për një të ardhme sa më të mirë. Protestojnë ndaj humbjes së shpresës dhe dinjitetit njerëzor, ndaj largimit masiv të shqiptareve drejt Evropës. Beratasit protestojnë përkrah Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha si e vetmja shprese, mundësi dhe shpëtim te Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve!.

Hajredin Bakiasi kreu i PD-së Skrapar/Qytetarët e Skraparit si çdo shqiptar kanë moralisht të drejtë të dalin të gjithë në shesh ndaj mashtrimeve të kësaj qeverie. Asnjë premtim i mbajtur nga Rama. Papunësia problem, përjashto projekti (TAP lënë nga qeveria Berisha), shohim  e takojmë përditë njerëz që na  thonë për largimet e fëmijëve në Greqi, Francë, Angli etj. Shëndetësia, mungesa e mjekëve specialistë në spitalin tonë  ku çdo operacion apo problem shëndetësor kryhet në Berat, Tiranë. Duhet të protestohet kundër amortizimit të rrugës   Berat-Çorovodë dhe asnjë rrugë e re me përjashtim të  investimit të TAP në rrugën Çorovodë-Potom. Ka mungesë të  subvencioneve në bujqësi dhe kjo ka ndikuar në mos shtimin e   sipërfaqeve me vreshta e pemëtore dhe krerë në blegtori. Mungesa e investimeve në agroblektori, pasi si prodhimet  blektorale dhe ato bujqësore shiten me çmime të ulta  dhe  janë larg tregut. Heqjet nga puna e specialisteve dhe  punësimi i joprofesionistëve dhe militantëve të PS-së pa harruar as fatura afrofe të dritave.

Florian Qama kreu i degës së PD-së Poliçan/Gjendja ekonomike është shumë e rëndë, mungesa e sigurisë në të gjitha fushat e jetës, shëndetësia është në gjendje të mjerueshme, nuk ka kujdes ndaj individëve, ka mungesa e transportit të arsimtarëve është evidente në fshatra të bashkisë Poliçan, kushtet e ambienteve të punës në administratë dhe institucioneve publike janë kritike, përhapja e hashashit është e patolerueshme, heqja e shumë familjeve nga ndihma ekonomike në 2 vitet e fundit, papunësia e madhe që ka kapur qytetin pas mbylljes së uzinës së Poliçanit, braktisja e heshtur e pjesës më të madhe të qytetit nga papunësia për një jetë më të mire në qytete të tjera, infrastruktura e betonizuar e qytetit pa kriter dhe mungesa e gjelbërimit janë arsye të mjaftueshme për të protestuar. Këto janë arsye shumë të rëndësishme për të protestuar nesër.

Dritan Sula kreu i PD-së Ura Vajgurore/Më 18 shkurt banorët e Degës Ura Vajgurore ku unë drejtojë përveç faktit se janë të interesuar për zgjedhje të lira e të ndershme do të ngrihet me forcë të madhe, të shtytur nga zhgënjimet që qytetarët morën nga kjo qeverisje e çmendur dhe e harruar për premtimet që bëri, e lidhur me krimin e bandat, ku nuk i ka mbetur asnjë fije shprese, ku të paktën për zonën Bashkia Ura Vajgurore veçse e ka zhytur në varfëri totale pa asnjë lloj mbështetje në bujqësi ku fermerët për të tretin sezon bujqësor radhazi jo vetëm s’kanë mundur të krijojnë të ardhura për familjet e tyre por janë zhytur në borxhe që e vështirë të dalin nga kjo koma që e ka zhytur kjo qeverisje ku përveçse taksave e kostove të prodhimit të rritura nuk arrijnë dot që t’i tregtojnë ato.

Elton Hysenshehaj, kreu i PD-së Përmet/Në lidhje me problematikat e hasura në jetën e përditshme; qyteti i Përmetit vuan shumë mungesën e ujit të pijshëm pasi rrjeti është shumë i amortizuar. Subvencionet në bujqësi nuk i përfiton dot nëse nuk je anëtare i PS apo LSI. Nuk përfitojnë kempin persona të pa mundur fizikisht apo mendërisht për shkak të kushteve të vendosura nga kjo qeveri. Si absurd krahasuar me aksionin e nisur sërish janë lejuar përsëri lojërat e fatit dhe ato pak lekë që njerëzit kanë nëpër duar po i lënë në kompjuterë.

Roland Bejko kreu i degës së PD Gjirokastër/Çdo qytetar shqiptar ka mjaft arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie e cila mund të konsiderohet absolutisht e dështuar në çdo fushë. Asnjë premtim i dhënë zgjedhësve në vitin 2013 nuk është mbajtur dhe me një bilanc të tillë kaq negativ nuk mund të dilet para zgjedhësve për t’u kërkuar sërish votën. Sot ndeshim një realitet të zi dhe aspak shpresëdhënës tek njerëzit të cilët ose braktisin Shqipërinë dhe për fat të keq kemi kryesuar me numrin e azilantëve në Gjermani dhe vend të tjera Europiane dhe braktisja e vendit sidomos nga rinia është lajmi më i zi për një vend pasi nuk ke shpresë as për të ardhmen. Droga është përhapur masivisht ne çdo pëllëmbë të territorit, numri i të papunëve shtohet si dhe gjirokastritët sot janë më të varfër se para një dy apo tre viteve. Përballë këtij realiteti duhet një reagim i fortë, nevojitet një ndryshim pushteti me votë të lirë që kjo qeveri nuk e garanton ndaj do jemi në shesh dhe për këtë.

Luan Malko kreu i degës së PD Këlcyrë/Në shesh nesër duhet të jetë çdo qytetar shqiptar që do t’i dal zot vendit dhe të ardhmes së fëmijëve të tij. Në këtë vend qeveria i trajton shqiptarët si numra. Në katër vite të drejtimit të Edi Ramës nuk mund të numërosh një sukses të qeverisë, por përkundrazi ka pasur vetëm regres. Shëndetësia, arsimi janë në agoni, investime në infrastrukturë nuk ka, sot shqiptarët janë në udhëkryq nuk kanë me çfarë të marren. I vetmi front pune që ha pa qeveria që ka përfshirë dhe njësinë tonë është dhe kanabizimi në të gjithë territorin e bashkisë Këlcyrë. Reforma administrative territoriale rezultoi e dështuar ku janë shtuar më shumë se sa kanë qenë vendet e punës në administratë. Në Këlcyrë nuk ka pasur asnjë investim në zona rurale ku lëvizja në fshatra është vështirësuar. Të punësuarit në njësitë administrative janë të pashkolluar dhe kjo ndikon për keq në shërbimet ndaj qytetarëve.

Fatmir Zeka, kryetar i degës së PD-së Memaliaj/Që qytetarët po ngrihen në protestën e 18 Shkurtit, janë shumë gabime, mashtrime premtime, që kjo mizerje qeveri po i bënë këtij populli. Populli ngrihet nga varfëria ku dita-ditës shtohet. Populli ngrihet për shëndetësinë falas të “Rilindësve” tanë, ku shumë njerëz marrin ilaçet e tyre me listë. Ku një invalid nuk përfiton kemp në qofte se nuk ka pesë vitet e fundit të siguruara. Do të protestojnë për mashtrimin që u bëri pensionistëve qeveria Rama duke mos iungritur dhe dhënë shpërblimin si dhe mbifaturimet me energjinë. Rama premtoi 300.000 vende pune dhe papunësia rritet çdo ditë e më shumë. Krimi ndodh në mes të ditës në sy të Policisë, ku populli është i pasigurt. Fëmijët po kalojnë dimrin në shkolla pa asnjë ngrohje, populli ka 1000 arsye për tu ngritur!.

Malo Sadikaj kreu i degës së PD-së Tepelenë/Qytetarët e Tepelenës kanë mjaft arsye për të dal në shesh kundër kësaj qeverie për faktin se në zonën tonë janë vetëm një grusht njerëzish që kanë përfituar në çdo drejtim ndërsa qytetarët e tjerë as janë begenisur nga qeverisja qendrore dhe lokale. Tepelenasit do të protestojnë kundër mungesës së theksuar të investimeve për faktin se ato mungojnë në pjesën më të madhe të njësisë administrative dhe ka një spektakël në qendër ët qytetit të Tepelenës ku janë investuar 2 miliardë lekë në qendër pa vlerë për shumicën e qytetarëve tepelenas kjo për faktin se rrugët e fshatrave janë mos më keq nuk shkon dot as me tankë. Fermerët nën qeverisjen e Rilindjes nuk kanë marrë asnjë subvencion si dhe në këto 4 vite të drejtimit të Rilindjes janë larguar nga puna shumë profesionistë në administratë për të cilët kanë pas nevojë qytetarët. Do të protestohet kundër papunësisë ku veç sezoni korrje mbjelljeve të hashashit është këtu, kundër arsimit të rrënuar, shëndetësisë së shkatërruar, mos ngritjes së pagave pensioneve etj.

Sabri Karaj, kreu i degës së PD-së Fushë-Krujë/Banorët e rrethit Krujë do marrin pjesë masivisht në protestën e organizuar nga PDSH-ja me datë 18 shkurt. Disa nga arsyet e kësaj proteste për popullsinë e kësaj zone është jo vetëm kriminalizimi i politikës shqiptare që fillon me parlamentin, qeverisjen vendore dhe administratën publike; identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik, por edhe mbulimin e kësaj zone me kanabis, i panjohur si fenomen këto 26 vite, gjë qe çoi në rënien drastike të prodhimit bujqësor. Gjithashtu, kjo zonë nuk e ka ndjerë ndërhyrjen e qeverisë në asnjë investim në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj. Munguan plotësisht subvencionet në bujqësi dhe vaksinimi i bagëtive për sëmundje që përfitojnë shërbime falas nga shteti. Njësia administrative Fushe Krujë(qyteti), fshatrat Bilaj e Murqinë janë përmbytur si asnjëherë tjetër dhe qeveria nuk mori asnjë masë për eliminimin e saj, por vetëm shpërndau disa shpërblime vetëm për militantët socialiste, duke bërë dallime politike, fakte që u provuan edhe nga emisioni STOP i tv Klan. Të mos harrojmë edhe lakun në fyt që i ka vënë administrata tatimore qendrore e vendore, biznesit. Edhe OSHEE, me mbifaturimet dhe sjelljen arrogante ndaj popullsisë kanë rritur shumë pakënaqësinë e saj. Këto, dhe shumë faktorë të tjerë e kanë detyruar popullsinë e këtij rrethi të protestojë fuqishëm me 18 shkurt.

Ferdinand Saraçi kreu i degës së PD-së Rrogozhinë/Arsyet e pse qytetarët e Bashkisë Re Rrogozhinë do të jenë në protestën e datës 18 shkurt në Tiranë janë të shumta por po përmendim vetëm disa prej tyre që kanë të bëjnë me jetesën e tyre. Qytetarët e Rrogozhinës do të jenë në shesh pas qeveria nuk i ka konsideruar ndaj dhe ata përballen me; mungesën e rrugëve dhe infrastrukturës së lagjeve në qytetin e Rrogozhinës; ujërat e zeza janë rrugëve në qytetin e Rrogozhinës, ndërkohë që qeveria suvaton pallatet në qytetin tonë dhe bën fasada!. Në të gjithë Bashkinë e Rrogozhinës mungon infrastruktura bujqësore për fermerët. Ndërprerja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Rritja e taksave dhe tatimeve për bizneset në tërësi. Nuk funksionojnë kanalet kulluese për parcelat e fermerëve. Ligji i ri për arsimin e lartë ka penalizuar me pa të drejtë shumë studentë. Mos rritja e pagave dhe pensioneve për katër vite të kësaj qeverisje. Rritja e çmimit të energjisë, gazit dhe karburanteve për qytetarët. Nuk subvencionohet nga Qeveria karburanti për fermerët.

Hariz Mema kreu i degës së PD-së Sarandë/Saranda Proteston më 18 shkurt. Ne do të jemi në protestë!. Sarandiotët kanë 1001 arsye për te PROTESTUAR!. Te gjithë qytetarët e Sarandës do të protestojnë për ekonominë e rrënuar, për papunësinë, bizneset e falimentuara, për mungesën e investimeve, për investimet e nisura nga qeveria Berisha të cilat kjo qeveri i ka lënë përgjysëm si aksi Sarandë -Kardhiq në të cilin nuk është investuar asnjë lekë për këto katër vjet, për aksin Qafe-Botë-Sarandë, rruga hyrëse e Sarandës që është një turp për një qytet turistik të kategorisë së parë, për rrugën nr.5 e cila është kthyer në një investim legjendë dhe Prokuroria heshtë. Do të protestojmë për mungesën e aeroportin e premtuar dhe nuk dihet çfarë bëhet edhe pse projekti dhe marrëveshja kanë qenë gati që prej kryebashkiakut Edmond Gjoka, për investimet fondet e të cilave shpërdorohen në mënyrë të turpshme, si investimi i gjelbërimit ku nga 28.000 mijë pisha të planifikuara për mbjellje nuk kanë mbirë as 150 bimë dhe prokuroria prapë hesht. Do të dalim në shesh dhe për investimin prej 1.2 milion EURO investim për ujësjellësin në lagjen e sipërme të qytetit dhe që uji nuk ka shkuar  asnjëherë. Do të protestojmë për investimin në pedonalen e re një investim tepër abuziv me vlerën e planifikuar duke parë zërat e punimeve, mungesa e investimeve nga bashkia duke e kthyer bashkinë me një administratë tejet të fryrë dhe vetëm konsumatorë edhe pse me taksa dhe tarifa tepër të larta dhe të papërballueshme për bizneset të cilat po falimentojnë çdo ditë, qytetarë të cilët po largohen çdo ditë në vende të tjera Evropiane për të kërkuar një jetë më të mirë dhe ne që jemi këtu nuk mund të durojmë më këto padrejtësi dhe shumë të tjera që nuk i përmenda do të jemi në Tiranë para kryeministrisë për të protestuar për të drejtat tona, për një jetë më të mirë për  arsimi më të mirë për fëmijët tanë, për një mirëqenie më të mirë për të gjithë shqiptaret!.

Hari Imeri, kreu i degës së PD-së Delvinë/Edhe qytetarët e Delvinës do t’i bashkohen Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës në protestën e 18 shkurtit në Tiranë kundër vjedhjes së votës por dhe kundër qeverisjes së mashtrimeve. Do të protestojmë për mungesën e ujit të pijshëm në Delvinë, kundër papunësisë, rritjes së taksave, bllokimit të industrisë së ndërtimit, mungesës së subvencioneve në bujqësi, rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ndarja së re territoriale që rezultoi e dështuar, mbylljes së sektorit të gazit pas presionin të qeverisë aktuale, ku aty ishin të punësuar mbi 150 familje rritjes së çmimit të gazit, energjisë etj.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>