Protesta fundos Ramën

protesta

Si asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë, të mashtruar e varfëruar, u bënë bashkë dhe firmosën “referendumin” e Republikës së Re. Qindra mijë protestues nga të gjitha trojet shpallën verdiktin e fundosjes së Edi Ramës dhe oligarkisë së tij. Protesta e 13 majit shtroi rrugën njëkalimëshe të rrëzimit të pushtetit arrogant dhe s’ka asnjë marifet a ndërmjetës që mund të korrigjojë falimentimin e tij. Çeta politike e Edi Ramës është në panik dhe po përpiqet të propozojë kompromise të ndyra që t’i mbajë ende në politikë, por “referendumi” i 13 Majit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka sanksionuar triumfin e kauzës për zgjedhje të lira

 

Qindra mijë protestues nga e gjithë Shqipëria marshuan më 13 Maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në mbështetje të kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike. Shqiptarët, edhe më të shumtë në numër se në protestën e 18 Shkurtit, protestuan paqësisht kundër qeverisë së krimit dhe drogës të Edvin Ramës. Si asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë të varfëruar e pa shpresë u bënë bashkë, ndërsa firmosën siç edhe e quajti kreu Basha, referendumin e Republikës së Re. Për plot 85 ditë e net, qytetar nga veriu e jugu, nga lindja e perëndimi, të rinj e të moshuar, burra e gra, pa mbetur jashtë vëmendjes, miq e partner ndërkombëtarë, të gjithë së bashku, përveçse i dhanë mbështetje kauzës së votës së lirë, mbi të gjitha inkurajuan këtë qëndresë të kreut të PD-së, si iniciatori dhe politikani i parë shqiptar që mendon për të ardhmen e qytetarëve të vendit të vet, duke lënë mënjanë interesat personale. Kjo qëndresë prej gati 3 muajsh e shqiptarëve të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, të vjedhur, si pasojë e qeverisjes kriminale të Ramës dhe çetës së tij, u dha një mësim të mirë të majtëve dhe të djathtëve skeptik që me fatet e qytetarëve nuk luhet. Qeveria klienteliste dhe kriminele e krijuar prej Edi Ramës me shokë në katër vite u kujdes që mjerimi të pllakoste në çdo familje shqiptare dhe e përdori çdo mjet për të mbërritur deri këtu, ku kërkon të blejë një mandat të dytë qeverisës me paratë e krimit dhe drogës, duke konfirmuar se janë turpi i këtij vendi, një mazhorancë që rezulton e dështuar në çdo veprim të saj. Teksa, përmes drogës, Rama e ktheu Shqipërinë në një Kolumbi të Evropës, dhe po me këto para, ky kryeministër i çartur kërkon të fus në dorë një mandat të dytë, duke marr me vete në marrëzinë e tij ndërkombëtarë e vendas, që nuk refuzojnë dot ofertat e majme të kësaj qeverie kriminale. Kreu i PD dhe qytetarët tashmë po flasin për themelimin e Republikës së Re, për një Republikë që në fokus ka qytetarin dhe mirëqenien e tij, larg Republikës së Vjetër të krimit e drogës. Larg Republikës së Vjetër që rrënoi studentët, përmes një reforme klienteliste. Që rrënoi fermerët, duke u dhënë zero subvencione. Një Republikë e Vjetër që rrënoi bizneset përmes taksave të larta. Që mashtroi të moshuarit e të përndjekurit. Që hodhi në rrugë mjaft profesionistë e i zëvendësoi rëndomë me militant partie. Po ashtu, kjo Republikë e Vjetër, duke shfrytëzuar pasuritë e shqiptarëve, dhjamos me tendera e koncensione pushtetarë e miq partie. Një Republikë e Re është shpresa për një të ardhme më të denjë për fëmijët. Një Republikë e Re që ka në fokus interesat qytetare është zgjidhja, ndaj ky ‘lumë’ njerëzish në protestën e 13 Majit duartrokitën duke i shprehur miratimin, kreut Basha se janë gati të rezistojnë e në fund e të dalin me fitore duke përqafuar Republikën e Re. Por, kjo betejë, po ashtu është një betejë edhe për ëndrrën evropiane. Kurrsesi nuk mund të ketë Evropë, pa zgjedhje të drejta. Kreu Basha në fjalimin e gjatë para mbi 600 mijë protestueseve, u shpjegoi arsyet se pse këmbëngulë tek kjo Republikë e Re, ndërsa po ashtu theksoi se në këtë Republikë të Re, akti i parë do të jetë e drejta për të zgjedhur përmes sistemit të votës elektronike. Kreu demokrat tha se të gjitha këto janë të mundura dhe të realizueshme vetëm nëse kuçedra e republikës së vjetër largohet nga burimi i resurseve, pasurive dhe parave të shqiptarëve dhe po ashtu nëse priten një herë e përgjithmonë lidhjen mes krimit dhe politikës, diktatin e drogës dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Në fund të fjalimit, kreu i PD theksoi se për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të vetmet zgjedhje që Shqipëria do të ketë, për Republikën e Re, do të ketë një grumbullim tjetër që sipas Bashës do të jetë marshimi final i kësaj rruge të gjatë, por në mbrojtje të një kauze që rrezikon ndjeshëm të na kthej në vitet e errëta të diktaturës. Por, teksa protesta e Opozitës dhe qytetarëve shqiptar po korr fitore, makineria propagandistike e qeverisë Rama prej dy ditësh kërkon të zbeh këtë referendum qytetar, pasi i fshihet të vërtetës që u djeg. Prej dy ditësh, Rama dhe mediat nën kontrollin e tij janë duke derdhur llumë, por që në fakt nxjerrin në pah frikën e madhe që ka mbërthyer Edvinin. Ashtu siç u detyrua nga bashkimi i madh qytetar që të dorëzoj Kavajën, edhe 18 Qershori do të dorëzohet. Demokratët e qytetarët kurrësesi nuk do të lejojnë që vendi i tyre të mbetet peng e një të sëmuri psikik që e ka të lidhur fatin e tij politik me bandat e krimit. Marshimi popullor i 13 Majit nuk mund të mbetej jashtë fokusit edhe të mediave ndërkombëtare, teksa thurnin lavde për mënyrën demokratike që opozita ka treguar e po tregon në çdo protestë të sajën, por edhe për numrin e madh të shqiptarëve që u derdhën në shesh në kërkim të mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>