Protesta në rritje, Rama në ikje

bashaaaa

Nga 18 shkurti, shqiptarët e thanë fjalën e tyre. Vendosmëria për t’u ngritur bashkë për t’i thënë“kurrë më” kësaj qeverisjeje-maskaradëështë triumf i të gjithëve. Tashmë zgjidhja politike paraqitet e pashmangshme dhe zgjatja e agonisë vetëm do ta kthejë më qesharak një kryeministër që s’kupton se ka humbur mazhorancën dhe se ortakëria me krimin, s’do i sigurojë pasurinë dhe pensionin politik, por ndëshkimin penal

Intervistat për gazetën 55: “Rezistencë derisa të zhduket banditi Edvin Rama-mjaft më arrogancë”

 

Edhe pse orët e para të mëngjesit, qytetarët e pakënaqur që qëndronin nëçadrën e vendosur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë, ishin të shumtë në numër. Burra e gra me fytyra të rrudhura nga hallet e përditshme, të rinj ‘të vrarë’ nga pasiguria e mungesa e shpresës, diku më tutje, të moshuar që pjesën e fundit të jetës, fati i keq e deshi ta kalonin me mungesa e mbi të gjitha duke parë fëmijët, nipër e mbesa të fundosur në greminën e rilindjes Rama. Kjo është pak a shumë panorama nëçadrën e opozitës dhe qytetarëve shqiptar, ose siç  na e prezantojnë ata që ndodhen aty e ata që shtohen dita-ditës, ‘çadra e lirisë’. Kjo çadër ka mbledhur në gjirin e saj më të pakënaqurit, ata që nuk kanë motiv të nisin ditën e ata që mes dhimbjes iu duhet të lënë tokën e shpinë e tyre për një jetë në një tjetër shtet. Nëçadrën e demokracisë ndodhen edhe ata që e kanë një punë, por që qeveria bandë e rilindjes është duke i kërcënuar dita-ditës se nëse nuk i binden pushtetit të tyre kanë për të përfunduar në qiell të hapur. Rilindja ecën nën moton ‘ose me ne, ose me ata’, s’ka liri zgjedhje dhe nëse ti qytetar vendos me ata e ke pak punën pisk. Kjo është dita e tretë e protestë dhe me thënë të drejtën kur po i afrohesha çadrës kisha dyshime se njerëzit qenë lodhur dhe shtëpia e përbashkët e shqiptarëve në kërkim të lirisë do të ishte e zbrazët, ndërsa shkrimi im do të dështonte. Por, ndodh i e kundërta. Sapo u afrova pashë që qytetarët, ashtu të bashkuar e kishin mbushur çadrën gjigante dhe nën brohoritjet ‘Rama ik, nuk të duam’, të tërhiqnin pranë vetes për të mbështetur kauzën e tyre.’Rama ik, duam një Shqipëri Europiane, jo një Shqipëri të izoluar kanabiste’, këto thirrje më shoqëruan pothuajse gjatë gjithë qëndrimit tim aty. Por, këto thirrje merrnin kuptim e njëkohësisht të tregonin se ky bashkim i madh mbarëqytetar do të vazhdoj deri në momentin që kërkesa e tyre për rrëzimin e Ramës e krijimin e një Qeverie teknike që të mundësoj zgjedhje të lira e të ndershme do të gjej zbatim. Ky reagim njëkohësisht na tregon se shqiptarët aq shumë të përbuzur nga banda qeveri tashmë e kanë vrarëfrikën dhe kërkojnë të marrin në dorë fatet e tyre. Kjo nuk është një fjali klishe opozitariste, këtë e tregonte më së miri vendosmëria e tyre dhe besimi se edhe vendi ynë mund të bëhet. Për t’u bindur që kjo që po shihja ishte e vërtetë, që qytetarët shqiptarë për herë të parë ishin bërë bashkë me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë së vendit të tyre, bisedova me disa prej të pranishmëve.

Qytetari 1 - Ndodhem këtu prej 3 ditësh. Vij nga Fieri nga Zharrëza më saktë. Kjo qeveri e Edi Ramës na premtoi zgjidhjen e problemit të puseve të naftës. Po helmohemi, fëmijët tanë janë duke lindur me probleme. Nëse keni kaluar ndonjëherë andej do e kuptoni se çfarë jetojmë ne çdo ditë. Është e pakapërcyeshme, s’kemi ku të shkojmë. Unë nuk jam i djathtë, madje kam votuar që Rama të ishte kryeministër prej premtimeve për të zgjidhur problemin. Ky jo vetëm që nuk e zgjidhi por na la në mëshirë të fatit. Po na përbuz sikur të mos ekzistojmë, do të qëndrojmë këtu derisa të dëgjohet zëri ynë. Poshtë kriminelët barkpangopur.

Qytetari 2-Vij nga Vlora. Do të qëndroj në shesh bashkë me njerëzit e tjerë derisa mashtruesi Rama të ik. Vlora nuk e do më. Na mashtroi, s’po kemi nga t’ia mbajmë më. Ishin vetëm premtime boshe ato të 2013-ës. Ku është sot Lungomare? Ajo po merr jetë njerëzish. Të ikë Rama

Qytetari 3- Kjo Qeveri mos e gënjej më popullin. Kam 25 vite në emigracion. Kam vetëm një vit që jam kthyer në Vlorë, por s’kam gjetur punë. Ku i ka vendet e punës që premtoi Rama?Pse na mashtroi?

Qytetari 4- Siç e sheh të keqen nana jam e sëmurë dhe ndodhem këtu. Për kalamajtë e mi më tepër. Janë pa punë të gjithë, me ca do ushqehen? Deri në fund nuk do t’i ndahem protestës

Qytetari 5- I bëjmë thirrje Edi Ramës të ik. Nuk të duan as shokët e tu. Ky ditëzi na mbyti me gjoba, ç’të bëjmë të vrasim veten ne tani. Ik Rama.

Qytetari 6- Nga Berati vij. Sot jemi të shumtë për të rrëzuar Ramën. Na varfëroi, Berati po zbrazet. Kemi mbetur vetëm ne të moshuarit, s’ka më të rinj se nuk ka punë. Do rrimë në shesh sa të shporret Edi Rama.

Qytetari 7- Jam student i fakultetit të Ekonomisë këtu në Tiranë. Ndodhem për të protestuar për shkak të reformës korruptive të arsimit të lartë. Nuk paguajmë dot tarifën, të punojmë s’ka punë. Apo të mbjellim drogë për të mbijetuar. E bëjmë e këtë por ne kapemi të parët, milionat shkojnë për kriminelët. Qeveria më e ndyrë që ka pasur vendi. Poshtë Rama banditi”. Në fakt këto ishin shumë pak në krahasim me zemërimin popullor. Nga 18 shkurti, shqiptarët e thanë fjalën e tyre. Vendosmëria për t’u ngritur bashkë për t’i thënë kurrë më kësaj maskarade është triumf i të gjithëve. Qytetarët këto 4 vjet janë ndjerë të nëpërkëmbur, të lënë pas dore, në mëshirë të fatit. Bashkimi i madh tregoi se u vra frika, ndërsa rezistenca nëçadrën e lirisë po tregon se me vendosmërinë e tyre kanë për ta hedhur nga karrigia e pushtetit kryebanditin e Shqipërisë, Edvin Ramën.

 

 

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO

    21/02/2017 at 02:20

    Qendroni te forte deri ne fund, derisa ta beni te flase me vete, se atehere do pije droge gjithe diten dhe pas saj do ZOTI vret veten, ose do lidhet nga duart e kembet per t’u cuar ne psikiatri. PERSHENDETJE TE GJITHEVE, SUKSESE DHE DESHIRE E VULLNET VETEM PER NJE SHQIPERI TE LIRE NE EUROPEN E MADHE< PA ZAGARE E KRIMINELE.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>