PS kërkon pluralizëm kinez/Në Kavajë do kandidojë një kandidat i Bashkimeve Profesionale

bspsh

Në kërkim të një pluralizmi fiktiv, Rama ka vendosur të vërë përballë kandidatit qeveritar, një nëpunës të bashkisë, pra një vartës tjetër të Roshit, duke u orvatur të paraqesë si “garë zgjedhore” një kandidat punist me një kandidat të Bashkimeve Profesionale

 

Dje u njoftua se përballë ish zëvendësit të Rroshit të Ramës do kandidojë si “i pavarur” edhe një tjetër vartës i Rroshit të Ramës. Ky nëpunës i njësisë administrative të Synejt, nga Hajdarani, ishte paraqitur si i kërkuar “nga qytetarët kavajas”. Me këtë kandidim, Rama kërkon të heqë turpin tashmë të bërë të njohur, atë të kthimit të fletës së votimit vetëm me një kandidat, tamam siç votoheshin kandidatët e Frontit në diktaturën komuniste. Por me qëllim që të duket pak “opozitar” kandidati, Rama ka vendosur të ndjekë shembullin e shokut Ramiz, i cili në fund të vitit 1990 shpalli trimërinë e madhe sipas së cilës, përveç pluralizmit të “mendimit” shpiku edhe pluralizmin e shoqatave. Subjektet që ishin organizata në varësi të Partisë së Punës si Fronti, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë, apo edhe ato si Lidhja e Shkrimtarëve e Komiteti i Veteranëve, u bënë “subjekte elektorale”, në mënyrë që të përligjnin “pluralizmin” e ri. Alia në këtë mënyrë shpiku një “konkurrim” brenda vetes dhe kërkonte ta legjitimonte atë. Edhe në Kinë kështu veprohet. Janë disa parti të tjera që marrin pjesë në “zgjedhje”, por në fund brohorasin sukseset e partisë komuniste të atjeshme. Në rastin e Kavajës, me një nëpunës të Rroshit, Rama nuk ia hedh dot dhe nuk do arrijë dot të bëjë zgjedhje. Pluralizmi i shoqatave skadoi para se të vihej në jetë, e kësisoj edhe metodologjia e re e Ramës është e destinuar të dështojë.

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>