Pyetja e ditës: Mos Xhaçka do ta heqë burrin me vetting?

xhacka

Shfaqja më qesharake dhe anakronike e ditës së djeshme, ishte shfaqja e Olta Xhaçkës si violinë e parë e grave socialiste në mbështetje të vetting-ut. Duke parë zellin e saj të paprecedentë, pyetja që na vjen ndërmend, duke ditur dosjen penale të Artan Gaçit dhe vështirësitë që ai po kalon për të mbrojtur mandatin, është: Mos Xhaçka do ta heqë burrin me vetting?

 

Shfaqja më qesharake dhe anakronike e ditës së djeshme, ishte shfaqja e Olta Xhaçkës si violinë e parë e grave socialiste në mbështetje të vetting-t. Xhaçka si kryetare e Grave Socialiste kërkoi me këmbëngulje që të gjitha zonjat të nënshkruanin këtë peticion që sipas saj do të mundësoj vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Duke parë zellin e saj të paprecedentë, pyetja që na vjen ndërmend, duke ditur dosjen penale të Artan Gaçit, mos vallë Xhaçka do ta heq edhe burrin e saj me vetting. Shprehemi kështu pasi kryetarja e Grave Socialiste ishte e vendosur në qëndrimin e saj pro vettingut dhe për një gjyqësor të pastër e të pavarur. “Partia Socialiste sigurisht e mbështet fuqimisht Reformën në Drejtësi, ashtu siç e mbështesin shumica e qytetarëve në masën 98%. Mbështesim gjithashtu edhe ligjin e Vettingut si lokomotiva që e çon përpara këtë proces të gjatë, këtë rrugë të gjatë të reformimit të një sistemi të degraduar dhe të korruptuar për t’i hapur vend shtetit të së drejtës”, tha Xhaçka. Por a ka të njëjtin qëndrim edhe për dosjen penale të bashkëshortit të saj? Pak ditë më parë, Prokuroria nisi hetimin ndaj Gaçit, pasi deputeti socialist, bashkëshorti i Oltës ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor në gjykatën e Durrësit në vitet 2006-2007 me akuzën e kontrabandës. Atij i është dhënë një dënim me gjobë 200 mijë lekë. Por, burime nga Prokuroria bëjnë më dije se në formularin e parë që ka dorëzuar deputeti socialist ky fakt nuk është përfshirë. Çka sipas ligjit parashikon hetim për falsifikim dokumentacioni. Që pallati i Drejtësisë ka nevojë për një rindërtim këtë e dinë dhe e pranojnë të majtë e të djathtë, ashtu siç dihet që rilindasit e kampit mavi kërkojnë me vendosmëri të kenë një drejtësi që i mbron të kaluarën kriminale. Për vetting-un që mbron shpurën e tij flet gjithë ditën edhe Edvini. Por jo për drejtësinë që nuk bën ndasi. Ai flet për drejtësinë ku veten e ka projektuar kryeprokuror e kryegjykatës të shqiptarëve. Ndaj i lutemi zonjës Xhaçka që qëndrimin e saj pro vetting, të vazhdoj ta ruaj të pandryshuar edhe kur rezultate e tij të prekin familjen e saj.

Endira Bushati-Olta Xhaçkës: A është dënuar mamaja juaj Natasha Xhaçka për trafikim qeniesh njerëzore përmes birësimeve?/Një seri pyetjesh tejet të forta janë adresuar nga drejtoresha e Administratës Publike në PD, Endira Bushati, në adresë të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në një postim në rrjetin e saj social, znj Bushati ka listuar 11 pyetje për deputeten socialiste që lidhen direkt me aktivitetin e nënës së saj ish-gjyqtare në fillim të viteve 90, dhe që në pretendimet e zyrtares së PD-së, Natasha Xhaçka është dënuar për “trafikim qeniesh njerëzore përmes birësimeve”?. Më tej Bushati ngre dyshime edhe për mënyrën sesi mamaja e deputetes socialiste, është pajisur me licencën e noteres edhe pse e kishte tejkaluar moshën për të marrë një liçensë të tillë…Pyetjet e plota adresuar Olta Xhaçkës, nga Endira Bushati. Pyetje publike për Olta Xhaçkën, dashuronjësen e zjarrtë të Vetting-ut. 1. A quhet Natasha Xhaçka, nëna juaj? 2. A ka qenë gjyqtare në vitin 1992? 3. A është dënuar në vitin 1992 për “trafikim qëniesh njerëzore përmes birësimeve”? 4. A është arrestuar në atë kohë Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës Vasil Plaku për këto vendime? 5. A është shpallur në kërkim nëna juaj dhe gjyqtare Pranvera Strakosha? 6. Sa vjeçe është nëna juaj? 7. Sa vjeçe ka qenë nëna juaj në vitin 2014? 8. A ka qenë nëna juaj më shumë se 55 vjeçe në vitin 2014? 57 ose 58? 9. A ka marrë nëna juaj licencën e noteres në vitin 2014? 10. A e dini ju se ligji “Për Noterinë” e ndalon dhënien e licencës për noter për personat mbi 55 vjeç? 11. A përbën kjo shkelje ligji? Apo gjëra të vogla? P.S. Se…shokun e bankës, Arben Ndokën ta falëm…se fundja “Partia ta gjeti”….. dhe jo vetëm..

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>