Pyetje evropiane: A mund të shkohet në zgjedhje, kur qeveria trafikon tonelata droge?

Çadra e Lirisë, përjetoi dje ditën e 59 të protestës së demokratëve në mbrojtje të demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me një fjalim brilant, të kuptueshëm dhe me një vendosmëri absolute, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, para mijëra qëndrestarëve të kësaj proteste pa shembull tjetër në historinë post komuniste për të gjitha vendet e Europës ish komuniste, deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edvin Ramën si Kryeministër. Ai falenderoi demokratët e mbarë Shqipërisë duke shprehur vendosmërinë e tij se “kurrë nuk do të tradhtojë interesat e vendit tim për pazare politike”. Kërkesa për formimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, është e panegociueshme. Në të vertetë, ky qëndrim stoik dhe i pandryshuar, e ka shoqëruar në të gjitha fjalimet e tij udhëheqësin e opozitës, por dje kishte shumë të veçanta në fjalimin e tij që u duartrokit me ovacione nga qindra të pranishëm. Përballë kësaj vendosmërie të popullit opozitar, një mazhorancë e çekuilibruar me një koalicion të pabesueshëm, që dikush i bie thumbit dhe tjetri patkoit,është në shpërbërje e sipër. Ilir Meta si i thonë fjalës “po luan arushë” me Edvin Ramën duke e tërhequr për kapistre “duke i dhënë dru si gamarit që gjëndet në bostan”. Ilir Meta, jo për hatrin e opozitës apo se i qan shumë zemra për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por LSI po të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën, shkon si cjapi tek kasapi. Sigurisht, kur Partia Demokratike nuk shkon në zgjedhjet farsë të 18 Qershorit, Edvin Rama do të marrë shumicën absolute të votave në krahasim me Ilir Metën, çfarë i sëmuri psiqik i “Rilindjes” do ta dëbojë Ilir Metën nga koalicioni duke e nxjerrë në opozitë dhe menjëherë do të shfryjë inatin me prestigjiatorin e LSI duke i treguar edhe derën e burgut. Të gjendur në këtë pozitë të vështirë, Rama-Meta janë përpjekur që të gjejnë një shteg për të shpëtuar, duke ju drejtuar Europës dhe PPE, për një ndërhyrje me presion ndaj opozitës në përgjithësi dhe Partisë Demokratike në veçanti për të ulur nivelin e kërkesave për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë qëllim, për t’u informuar me gjendjen dhe mundësinë e afrimit të palëve në dialog, dje kanë zbritur në Tiranë dy zyrtarë të lartë të vendeve të BE, Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe Ministri i Jashtëm holandez Bert Koenders. Bash në pragun e takimit me zyrtarët e lartë europianë, Lulzim Basha tregon vendosmëri, duke deklaruar se pa largimin e Edvin Ramës dhe të gjithë kësaj qeverie të korruptuar nga pushteti, duke formuar një qeveri teknike, nuk do të bëhen zgjedhje-farsë në Shqipëri. Këtë vendosmëri, e tregoi edhe në takimin me Ministrin e Jashtëm gjerman Gabriel. Sigurisht që BE me anën e përfaqësuesve të saj do t’u bëjë thirrje palëve të ulën në bisedime dhe kjo thirrje e sinqertë u komentua nga mediat e Edvinit gjoja “si shuplakë kundër Lulzim Bashën”. Në të vertetë e kundërta ka ndodhur. Nuk është për t’u çuditur se në konferencën për shtyp Ministri Gjerman do të deklaronte duke i tërhequr vëmendjeën Edvin Ramës se po citoj, “në rrugën europiane duhen plotësuar kriteret. Duhet më tepër angazhim në procesin e integrimit. Vëndi i ndarë në dy pjesë për shqetësimet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duhen vendime që të merren për interesin kombëtar”. Më qartë, një diplomat karriere në fushën e politikës, nuk mund të shprehej. Mjaft i alarmuar, Kryeministri në detyrë dhe në ikje i Shqipërisë, vrapoi që të mbyllte këtë konferencë për shtyp, në mënyrë që të mos u jepte mundësinë gazetarëve të bënin pyetje që do ta përkeqësonin më tej pozitën e tij dështake. Sigurisht, që kur Europa i kërkon Edvin Ramës që, “të marrë vendime në interesin kombëtar”, do të thotë që ai dhe klika e tij në pushtet, nga sytë këmbët duhet të japë dorëheqjen, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Alarmi për Europën vjen i tillë, kur në harkun kohorë të vetëm një jave, policia italiane ka sekuestruar tonelata të tëra me drogë që vijnë ilegalisht nga Shqipëria. Me dhjetëra tonelata të tjera u gjendën të strehuara nëpër tunelet dhe magazinat e ushtrisë së ish regjimit komunist të Enver Hoxhës. Edhe pas vdekjes, Shqipëria po vuan pasojat që la prapa diktatori. Sikur diktatori i ka ndërtuar këto ngrehina për t’u pasuruar pinjollët e diktaturës komuniste në pushtetin e sotëm të krimit dhe të korrupsionit. Tonelata drogë kalojnë ditën për diell traun e doganave për në brigjet e Italisë fqinje. Eshtë një polici e hutuar dhe e politizuar, që ka marrë për detyrë të fallsifikojë zgjedhjet në shërbim të pushtetit dhe jo duke zbatuar ligjin. Shqetësimi i Europës që bëhet njësh me opozitën është fakti se kjo situatë kaosi nuk mundet që të përmirësohet, përkundrazi do ta agravohet më tej. Edvin Rama i kapur nga trafiku ndërkombëtarë i drogës është bërë si Noriega, tani trafikantët e kanë zënë përfund në pazaret e korrupsionit dhe nuk po e lëshojnë që të japë dorëheqjen. Pa rrugëdalje tjetër vetëm që të largohet nga pushteti, i hutuar dhe i çekuilibruar nga frika e ndëshkimit të ligjit,sëmundja psiqike që i bën yrysh tani në këtë stinë të pranverës, oreçast e gjen në ekranet e TV. Eshtë ndërtuar një fabul e tillë nga njerëzit këtu në Shqipëri, se po të hapësh edhe frigoriferin, të del Edvini përpara. Por për fatin e tij të keq, ky bolshevik i gjatë, por me zemër të vogël, nuk mundet që vendosë neodiktaturën në Shqipëri. Sa më shumë që të zgjatë ditët në agoninë e tij, për të zezën e vet e ka.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>