Qendra Europiane e Drogave: Shqipëria, rruga e trafikimit të narkotikëve në tregun evropian të 9.3 miliardë eurove

Qendra e Monitorimit Evropian për Drogat bëri publik raportin ku faktohet qarkullimi i 9.3 miliardë eurove kanabis në BE, pjesa e madhe e së cilës është trafikuar nga sistemi shqiptar i doganave. Sipas hartës së publikuar nga EMCDDA, Shqipëria është nyja e trafikimit të kanabisit nga Afganistani, me destinacion Holandën dhe më pas Britaninë e Madhe.

Berisha: Pasi mësoi qarkullimin e 9.3 miliardë eurove, Rama do të dekorojë trafikantët – me dhe pa uniformë

 

Qendra e Monitorimit Europian për Drogat dhe varësinë nga Drogat (EMCDDA) në vijim të publikimit të raportit të saj vjetor ka dhënë informacion të detajuar lidhur me ndryshimin e tregut të barit të kanabisit në Europë. Sipas hartës së publikuar nga EMCDDA, Shqipëria është nyja e trafikimit të kanabisit nga Afganistani, me destinacion Holandën dhe më pas Britaninë e Madhe. Tregu evropian për hashashin është aktualisht një nga më të mëdhatë dhe më fitimprurësit në botë, thekson raporti. Në raport theksohet se rreth 647 ton bar kanabisi dhe 641 ton hashash u konsumuan në Bashkimin Evropian në vitin 2013 dhe tregu i shitjes me pakicë vlerësohet të ketë një vlerë të përgjithshme prej rreth 9.3 miliard euro në vitin 2013. Analiza e EMCDDA përshkruan se si po ndryshon furnizimi i kanabisit në Evropë, në përgjigje të konkurrencës dhe zhvillimeve të tjera të tregut. Nëse përdorimi i hashashit në shkallë të vogël ka ekzistuar prej kohësh në Evropë, tregu i madh për drogat filloi të zhvillohej vetëm gjatë viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, i furnizuar fillimisht nga Pakistani dhe Afganistani me më vonë nga Libani. Kur furnizimet e Evropës u ndërprenë nga konfliktet në Liban (1975-91) dhe Afganistan (1979-89), u shënua një rritje e prodhimit të hashashit në shkallë të gjerë në Marok. Deri në fillim të viteve 1990, kanabisi maroken me cilësi të dobët (250 g) arriti pothuajse monopol mbi produktet e kanabisit në tregun evropian perëndimor. Megjithatë, që nga fillimi i viteve 2000 një rritje dramatike e prodhimit të incanabisit në Evropë ka çuar në një ndryshim në tregun, që tradicionalisht ka qenë në duart e krimit të organizuar, me organizatat kriminale marokene që luanin një rol qendror në importin me shumicë dhe shpërndarjen. Spanja, vendi që tradicionalisht ndan sasitë më të mëdha të barit të kanabisit në Evropë, është pika kryesore e hyrjes në Evropë për drogën dhe është gjithashtu pikë e shpërndarjes. Holanda dhe Belgjika janë shpërndarës tradicionalë për tregjet e BE-së, dhe për Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa Danimarka është shpërndarës kyç për vendet nordike. Konsumi vjetor i kanabisit në Europë llogaritet në rreth 1200 tonë për vitin 2015. Raporti thekson se grupet kriminale marokene janë lojtarë kryesorë në ofrimin e barit të kanabisit në Evropë, nganjëherë në partneritet me organizatat kriminale evropiane, për shembull ato holandeze dhe shqiptare. Grupet kriminale shqiptare raportohen të jenë përfshirë në tregtinë e kanabisit afgan, kryesisht në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe nëpërmjet Holandës në Mbretërinë e Bashkuar, thekson raporti. Megjithatë, duket se Britania e Madhe gjithashtu merr hashashin afgan direkt nga Azia jug-perëndimore. Më herët në qershor, EMCDDA publikoi raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, ku theksonte se ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017-s vendi ynë veçohet si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë.  “Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”, thuhet në raportin vjetor të EMCDDA për vitin 2017.

Berisha: Pasi mësoi qarkullimin e 9.4 miliardë euro kanabis, Rama do të dekorojë trafikantët me dhe pa uniformë/ Ditën e djeshme Qendra e Monitorimit Europian për Drogat bëri publik raportin, ku faktohet qarkullimi i 9.4 miliardë euro kanabis nga dogana shqiptare gjatë viti 2016, kur Edi Rama ia dhuroi pushtetin bandave të narkotrafikut. Ky raport është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ku ai e emërton Ramën si Noriega e i Ballkanit. Berisha ironizon kryeministrin duke thënë se pas këtij lajmi të bujshëm Rama do të nisë të dekorojë të gjithë narkotrafikantët që ka pas vetes, qofshin këta me ose pa uniform. “Një lajm me peshë të madhe! Kryebaroni i Kanabisit, alias Noriega shqiptar, Edvin Kristaq Rama, lajmin e eurodoganave për qarkullimin e 9.4 miliardë euro kanabis nga dogana shqiptare, po e shoqëron me vendimin e tij për të dekoruar së shpejti 124 baronët e kanabisit, ish ministra të tij, Çakon e drogës dhe gjithë të tjerët, kryetrafikantët me uniformë dhe pa uniformë!”, shkruan Berisha në Facebook.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>