Qeveria e Ramës merr në mbrojtje Balilin dhe godet të pambrojturit si Estref Halili  

e-alibeaj-9-janar-847x477

Kreu i Departamentit të Rendit, Enkeleid Alibeaj: “Me Edi Ramën, krimi ka garancinë për ti shpëtuar ligjit, për ti ikur policisë. Me Ramën, shteti është inkriminuar duke u kthyer në shërbyes të trafikantëve të drogës. Çdo ditë që qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë”

Ajo që cilësohet si mbrojtja e qeverisë ndaj botës së errët të krimit ka vijuar të mbetet në vëmendjen e Partisë Demokratike edhe gjatë ditës së djeshme, ku në një deklaratë për mediat të kreut të Departamentit të Sigurisë, Enkelejd Alibeaj u vendos theksi tek mbrojtja dhe mbështetja pa kushte që qeveria i ka dhënë kriminelëve, të cilët e lidhin aktivitetin e tyre me kryeministrin Edi Rama. Alibeaj deklaroi se qeveria heziton të arrestojë Klemend Balilin, pavarësisht se për të ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar i lançuar që prej 9 muajsh, por që vijon të mos zbatohet. Ai vijoi më tej me akuzat ndaj kryeministrit duke u shprehur se shteti i ndërtuar prej Edi Ramës godet të pambrojturit si djaloshi 22 vjeçar që u vetëvra në burg, ndërkohë që merr nën proteksion Eskobarët, të cilët xhirojnë miliona para të pista në llogari të eksponentëve brenda qeverisë.

“Klement Balili është ende i lirë dhe i pa shqetësuar nga Policia. Shteti i Edi Ramës godet të pambrojturit si Estrefin 22 vjeçar që vrau veten nga depresioni në burg pasi ishte arrestuar për 1 cigare hashash të dyshuar. Eskobari i Ballkanit nuk arrestohet, sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe leviz i lirë”, u shpreh Alibeaj. Sipas përfaqësuesit të opozitës me Edi Ramën në krye të vendit janë anëtarët e botës së krimit ata që kanë garancinë për ti shpëtuar ligjit dhe për ti ikur policisë, ndaj edhe shteti është inkriminuar duke u kthyer në shërbyes të trafikantëve të drogës. Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Rama edhe për marrjen në mbrojtje të krye socialistit të Peqinit, Edurim Teqja, i cili është një prej personave të vendosur nën hetim për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.“Prej muajit Gusht, Edi Rama nuk dorëzon as krye socialistin e Peqinit, Edurim Teqja i cili po hetohet për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Edhe ai i pashqetësuar, madje merr pjesë në inaugurimet qeveritare sepse ka mbrojtjen politike të Edi Ramës”, deklaroi ai. Alibeaj nga ambientet e selisë blu deklaroi se çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ai iu bëri thirrje qytetarëve për tu bashkuar e për të ndalur këtë të keqe me emrin “Rilindje” dhe për të vendosur qeverinë në shërbim të njerëzve, ashtu siç duhet të ndodhë normalisht në një vend demokratik. I riu Estref Halili i dha fund jetës në Burgun e Rrogozhinës duke u vetëvarur, në momentin e arrestimit ishte në  liri me kusht. Më 23 Dhjetor 2016, Halili  u arrestua nga policia pasi në mjetin e tij tip Wolksvagen iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një thikë.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>