Qeveria “Rama 2” = “Droga në vazhdimësi”

qeveria-mbreme-rama-mbledhje-640x333

Përpjekjet e Edi Ramës për të thënë se është i ndryshëm dhe do ta respektojë kushtetutën dhe ligjin nuk justifikohen nga emrat e kabinetit të ri dhe nga përpjekja për të injoruar BE-në e për ta rreshtuar Shqipërinë në të njëjtin rend me Turqinë. Qeveria “Rama 2” prezantohet si një kabinet i garancisë “Droga në vazhdimësi”, ku reformat nuk synojnë shqiptarin, por lehtësimin e barrës së prodhuesit, transportuesit dhe narko-trafikantit

 

Nuk ka enigma, Qeveria e re e Edi Ramës është qeveria më e arrirë e hajdutërisë, krimit, korrupsionit ndër gjithë qeveritë që ka pasur vendi. Por, po kaq është edhe qeveria më komuniste, joefiçente, e së keqes, që kanë parë deri më sot shqiptarët. Ditën e djeshme, shqiptarët u njohën me vazhdimin e së keqes që ka ngritur krye qysh prej vitit 2013. Ky realitet i trishtë për shqiptarët do të vijoj të përkeqësohet edhe më, pasi Edvini rikonfirmoi, madje këtë herë i veshi edhe me më tepër pushtet, personazhet e botës së egër të korrupsionit, krimit, drogës. Kështu legjislatura e re, është bekuar nga Edvini për të nisur me taktikat e vjetra të vjedhjes së shqiptarëve dhe rrënimit të shtetit, teksa hajdutë të certifikuar si Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla janë rishpërblyer për kontributet e tyre negative dhe i kanë premtuar shefit të tyre se do të kujdesen në detaje për ta bërë të lumtur me supervjedhje të taksapaguesve shqiptarë. Shqiptarët e ngratë të gllabëruar nga të babëziturit sahanlëpirës të Edvinit në këtë katër vjeçar do të duhet të jetojë mes rritjes ekstreme të varfërisë, papunësisë, çmimeve, taksave dhe aktiviteti kriminal. Me Ramën në krye, vendi është kthyer në hambar të drogës, nga ku furnizohet gjithë Evropa dhe shqetësimi për gjendjen e krijuar është shtrirë në mbarë BE-në. Në një kohë që vendet e unionit i bien kambanave të alarmit për krye-eskportuesen e drogës, kryeministri Edi Rama vazhdon të dhurojë shfaqje televizive, ku i jep jetë pseudo aksioneve kundër kanabisit me 1000 forca policore. Teksa kanabis trumbetohet si kushti kryesor për të gëzuar një lajm pozitiv nga BE, që përkon me çeljen e negociatave, baroni Edvin argumenton vetëm se jetën e luksit tashmë do t’ia sigurojë vetëm rrethit të ngushtë të narkotrafikantëve. Policia e tij infantile, me urdhra të qartë kryeministror vijon të flejë gjumë e të krekoset në funksion të propagandës me sekuestrimin e disa kilogramëve me hashash, ndërkohë që i bekojnë për një transport të mbarë jahtet dhe skafet e mbushur me tonelata kanabis që nisen drejt Italisë. Në të tilla kushte, shqiptarët do të gjenden edhe më keq se më parë, ndërsa Rama vulos ëndrrën e tij për të shtuar pasuri në kurriz të shqiptarëve.

Analiza – Rama dorëzon çelësat e pushtetit tek ekzekutori i komunizmit/Pasditja e të shtunës, ishte koha kur aktorët e rinj e të vjetër të skenës politike shqiptare u rikthyen sërish në skenë. Parlamenti hapi dyert për 140 deputetët e zgjedhur më 25 qershor, ndërsa për t’i dhuruar pushteti legjislativit një drejtues ish-sigurims, principet bazë të të cilit kanë qenë dhuna dhe terrori, mendoi Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ashtu siç kishte lajmëruar prej ditësh me radhë në media, propozimi i Gramoz Ruçit për postin e kryetarit të Kuvendit u hodh për votim, pavarësisht se mijëra shqiptarë e konsideruan këtë një akt përdhosje ndaj të të dhunuarëve nga terrori i diktaturës hoxhiste. Rama njësoj si etërit e tij vendosi ta bekojë shkatërrimin e Shqipërisë me dorëzimin e pushtetit tek ish-ministri i Brendshëm i komunizmit. Për ta përforcuar fyerjen ndaj shqiptarëve dhe mizorinë e këtij veprimi, i kishte urdhëruar të tijët ditë më parë që propozimi i emrit të Ruçit të kalonte vetëm me 55 vota, pavarësisht se grupi parlamentar i PS mban në gjirin e vetë 74 deputetë. Sikur të mos i mjaftonte gjithë ky turp, rezultati i procesit të zgjedhjes së kreut të ri të Kuvendit tregoi se i pabesi kryeministër e ka të vështirë të heqë dorë nga manipulimet dhe vjedhja. Në një proces ku Partia Demokratike refuzoi të kishte përfaqësuesin e saj, Edvini përsëriti aktin e shëmtuar të zgjedhjeve të Dibrës, Kolonjës dhe 25 qershorit. E manipuloi procesin duke nxjerrë 80 vota pro figurës së Ruçit, ndërkohë që e kishte paralajmëruar hapur diçka të tillë, kur kishte thënë se LSI-ja refuzonte pjesëmarrjen në votim sepse kishte frikë nga rrjedhja e votave. Me barrën e një pazarxhiu dhe hajduti mbi supe, kryeministri i vendit përsëriti tashmë edhe përpara kamerave vesin e tij më të shëmtuar. Është e qartë që për Edvinin hajdutëria përbën themelet bazë mbi të cilat ka ngritur qeverinë e tij, ndaj përpiqet që t’i përgjigjet gjithmonë me korrektësi ndjenjës së babëzisë që e karakterizon, edhe pse në këtë rast i kishte numrat e nevojshëm për ta dekoruar trashëgimtarin e diktaturës hoxhiste me anë të 74 votave të deputetëve të tij. Ndërkohë tentativat e Ramës për të blerë me para të pista vota pro kandidaturës së Ruçit u denoncuan edhe publikisht nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj. Kështu pra, akumulimi i të gjitha akteve dhe përpjekjeve të shëmtuara për deformim të procesit të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, pasqyron nivelin mediokër ku ka përfunduar Partia Socialiste dhe varësinë kriminale të Edi Ramës.

Të tjera reagime – Tritan Shehu: PD u qëndroi besnike idealeve të dhjetorit, rezultati i votimit u manipulua/Lidhur me rezultatet e votimit të së shtunës në Kuvend, ku u zgjodh Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit, ka reaguar ditën e djeshme edhe deputeti i PD, Tritan Shehu. Shehu shprehet se Partia Demokratike ka votuar në përputhje me principet demokratike dhe nuk pranon tezën e rrjedhjes së votave nga grupi parlamentar i tyre. Për përfaqësuesin demokrat të qarkut të Gjirokastrës ajo që ndodhi me procesin e votimit është manipulim i PS. “PD VOTOI SOT NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME PRINCIPET TONA DEMOKRATIKE, BESNIKE E IDEALEVE TË DHJETORIT. Kjo ishte sot në Kuvend vota e PD, pa asnjë ekuivok, e qartë, direkte e pa interpretime apo “mos pjesëmarrje”! KJO ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME PËR ECURINË TONË TË PËRBASHKËT NË KËTË LEGJISLATURË SFIDASH HISTORIKE. Deputeti demokrat deklaron se manipulimi i procesit të votimit që u bë ditën e shtunë nga mazhoranca qeveritare është një trashëgimi e sigurimit të djeshëm, figurat e të cilit po promovohen sot në krye të shtetit shqiptar. Ai gjithashtu shprehet se nuk mund t’i besohet një rezultati votimi ku PD nuk kishte përfaqësuesit e saj. “Një këshillë miqësore për ata që me të drejtë e realisht janë inatosur për dy vota të inskenuara ashtu si “sigurimi” i djeshëm dinte të thurte: ASKUSH NGA NE NUK DUHET TË BJERË PRE E ATYRE, QË ME TRASHËGIMINE DIABOLIKE NGA E DIKURSHMJA, GJETËN MËNYRËN PËR TË MANIPULUAR SOT NJË PROCES VOTIMI, PIKËRISHT PËR TË KRIJUAR TË TILLA DIVERSIONE, GJË PËR TË CILAT JANË “MJESHTRA”. Diçka në fund: si mund t’i besohet një rezultati votimi të nxjerrë nga një Komision i tillë, ku PD me të drejtë vendosi të mos kishte përfaqësuesit e saj?! PAVARËSISHT ÇDO MËNYRE INTERPRETIMI, DITA E SOTME VEÇSE KONFIRMOI EDHE NJËHERË VULLNETIN TONË DEMOKRATIK, SI DHE MESKINITETIN E METODAVE TË REMINISHENCAVE DIKTATORIALE”, thekson Shehu.

Meçorapaj: E dhimbshme të shohësh sesi ata që shpikën luftën e klasave qëndrojnë në krye të Shqipërisë/ Seanca parlamentare e së shtunës ishte e para për deputeten e Partisë Demokratike në Vlorë, Nada Meçorapaj. Në një reagim të saj në Facebook lidhur me këtë ditë të parë si deputete, Meçorapaj shprehet se ka përjetuar gëzim, por edhe dhimbje, sepse si pas ardhëse e një familje të persekutuar ajo ndihej e fyer dhe e poshtëruar nga vendimi i Edi Ramës për të ulur në krye të Kuvendit, një figurë simbol të dhunës e terrorit komunist si Gramoz Ruçi. “DITA E PARË SI DEPUTETE, JO E FUNDIT SI ‘E PERSEKUTUAR’! Dje ka qenë një ditë e çuditshme. U përzien brenda pak orësh gëzimi dhe shpresa e një nisjeje të re dhe ndërprerja e tyre nga kujtime dhe dhimbje të së vjetrës. Si deputete e re e Partisë Demokratike, ndihesha falenderuese ndaj kryetarit të PD, z. Basha dhe qytetarëve të Vlorës që më votuan. Si pasardhëse e një familjeje të persekutuar nga regjimi komunist, ndihesha e pafuqishme për të bërë më shumë se sa mund të bënim dje, duke votuar ‘Kundër’ dhe duke e lënë sallën”, shprehet Meçorapaj. Deputetja e Vlorës thekson se shumë të afërm dhe qytetarë vlonjatë i kanë kërkuar që të griste fletën e votimit me emrin e ish-ministrit të Brendshëm të komunizmit. Ajo vijon më tej duke u shprehur se përdorimi i pushtetit për të tjetërsuar rezultatet e votimit nga ana e PS është një akt që tregon se duhet bërë një opozitë e fortë kundër tyre. “Kishte të afërm, dhe vlonjatë të thjeshtë, që më shkruanin dje se duhej ta grisja, demonstrativisht, fletën e votimit me emrin e Gramoz Ruçit. U mjaftova me votën ‘Kundër’. Jam e pikëlluar për faktin se lufta e klasave në Shqipëri, me sa duket, nuk është mbyllur dhe, madje ata që e shpikën dhe e ekzekutuan atë janë sërish në krye. Aq të plotë e kanë fuqinë, sa edhe votën ‘Kundër’ të konkurrentëve të tyre politikë, janë të gatshëm ta tjetërsojnë dhe të thonë se ishte ‘Pro’ tyre”, përfundon postimin e saj deputetja e PD.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>