Qeveritarët miliarderë bilbilosin vargje propagande, mijëra banorë të braktisur nën dëborë e acar

image21

Shqipëria prej mëse një jave e ka humbur vitalitetin pasi është paralizuar nga temperaturat e acarta, ngricat dhe moti siberian që është ulur këmbëkryq në më shumë se gjysmën e territorit duke bllokuar mijëra banorë. Me temperatura që arrijnë disa gradë nën zero dhe që nuk janë parë në vend prej mëse 30 vitesh, situata është rënduar deri në atë pikë sa banorët e zonave të veriut të vendit janë të bllokuara nga dëbora, që arrin trashësinë 1 metër prej disa ditësh dhe vuajnë mungesën e ndihmës nga qeveria, e cila di të organizoj shfaqje televizive nga sallat e saj të ngrohta, ku drejtorë institucionesh, ministra dhe kryeministri vazhdojnë edhe pas katër vitesh në pushtet të brohorasin njëzëri parullën “Fajin e ka Saliu”, sa herë që moti dhe nëna natyrë i nxjerrin në pah paaftësitë e tyre. Ndërkohë që njerëzit e bllokuar nga mungesa e borëpastrueseve, kripës dhe skorjeve, fondet për të cilat kanë përfunduar në llogaritë bankare të deputetëve socialistë, vuajnë edhe mungesën e ndihmave në ushqime, medikamente mjekësore, ujë të pijshëm dhe energjisë elektrike, qeveritarët në Tiranë me urdhër të Edi Ramës mblidhen për të qarë hallet e popullit, kur në të vërtetë i kanë harruar dhe i kanë lënë shqiptarët të vetëm në betejën e tyre me të këqijat, që ka bërë peshqesh nëna natyrë në këtë fillim viti. Kështu pra për më shumë se 30 minuta kryeministri Edi Rama rreshtoi para tij në hap rendor, ministra e drejtues institucionesh që janë pjesë të asaj që ai pëlqen ta quajë Zyra Operacionale e Situatës, por që në të vërtete prej saj nuk ka pasur në këto ditë operacione për shpëtime jetësh në veriun e vendit, ku të sëmurët transportohen me barrela dhe batanije, duke ecur me orë të tëra në këmbë për t’i shpëtuar jetën në qendrën më të afërt spitalore. Për arsye se fondet e dedikuara për kripë dhe mirëmbajtje rrugësh janë vjedhur nga sahanlëpirësit e Edi Ramës prej kësaj zyre operacionale nuk janë ndërmarrë aksione për të zhbllokuar akset kombëtare dhe të tjera në zonat rurale, ku është paralizuar qarkullimi dhe jeta e banorëve prej ditësh me radhë. Prej zyrës, të cilës Edi Rama ja ndërron emrin siç ndërrojnë kostumet, makinat dhe kravatat ministrat e tij milionerë me dosje voluminoze mbi afera korruptive miliarda dollarëshe, nuk ka ardhur në këto ditë asnjë urdhër për furnizimin e zonave të bllokuara me ushqime, ujë të pijshëm dhe ilaçe, sepse shteti hajdut e kriminel i kryeministrit të dështuar ka ngrirë dhe është i pafuqishëm për t’i dalë zot situatës. Kryeministri-piktor, i vetëdijshëm se bashkëpunimi i frytshëm i tij me ministrat kriminelë ka çuar në boshatisjen e arkës së shtetit dhe zhdukjen e fondeve që duheshin përdorur në situata si kjo ku ndodhet aktualisht Shqipëria, shkon e mbledh çdo pasdite vartësit e tij të kollarisur për të propaganduar nën thirrjen “po punojmë dhe kemi situatën nën kontroll”, sepse ka frikë nga gjykimi popullor dhe do ta shesë situatën si të normalizuar, pavarësisht se ka braktisur qytetarët duke mos iu gjendur pranë me ndihma në këtë situatë, ku edhe mbijetesa nga temperaturat me karakter siberian shihet si një luks në fshatrat e veriut dhe veri-lindjes së vendit. Paaftësia dhe hija e dështimit i rëndojnë tej mase mbi supe Edi Ramës, dhe ato janë pasqyrë e gjendjes ku kanë përfunduar shqiptarët pas katër vitesh qeverisje të këtij mashtruesi ordiner, që do të shpenzojë plot 537 milionë lekë gjatë këtij viti për të ndërruar kondicionerët e zyrës së tij, ndërkohë që hiqet sikur nuk gjen dot para për të furnizuar me ndihma qytetarët e shkretë, të lënë në mjerim, varfëri të plotë dhe në mëshirë të fatit në përballjen me acarin. Anëtarët e zyrës së hajdutëve, ku bilbilosi dje Edi Rama për gjoja situatë normale dhe punë në dobi të qytetarëve të bllokuar, guxuan gjithashtu të merrnin fjalën e të raportonin në linjën e vargjeve plot mashtrime të kryetarit të tyre, që e mbikëqyr situatën e rëndë nga zyra dhe vila e tij në Surrel, ku milionat e shqiptarëve shërbejnë për të ngrohur “naltmadhëninë” e tij Edvin. Duke nisur nga ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj e deri tek i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe i Shëndetësisë Ilir Beqja folën për angazhim të plotë të strukturave shtetërore, por iu iku zëri kur duhej të pranonin mungesën e ujit të pijshëm, energjisë dhe ilaçeve në këto kushte emergjence ku ndodhet vendi. Duke shpenzuar pjesën më të madhe të kohës për të propaganduar për mënyrën gjoja të suksesshme sesi qeveria po përballon situatën dhe për të fajësuar kabinetin e mëparshëm qeverisës edhe për motin e keq që ka kapur vendin, anëtarët e tryezës ovale të Edvinit harruan të tregonin bilancin e problematikave që mbeten akute, por edhe të përmendin se nga moti i ftohtë në vend, veç izolimit të mijëra banorëve të veriut, rrezikut në qarkullim në dhjetëra akse kombëtare dhe paralizimit të sistemit arsimor, kanë humbur jetën edhe disa persona. Ndërkohë e vërteta e madhe në gjithë këtë mes është se mijëra banorë të bllokuar në zonat ku dëbora ka arritur edhe trashësinë 1 metër duhet të kalojnë edhe rreth 20 ditë të këtij janari nën rrymën e të ftohtit të acartë, që nxori në pah fytyrën e vërtetë të shtetit të rrënuar, të cilin Edi Rama do vijojë të na e servir si triumf të programit të “Rilindjes” në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm. Edhe këto 20 ditë, të cilat do të jenë po kaq të vështira sa aktualet për tu kaluar këta qytetarë të thjeshtë shqiptarë duhet ta kuptojnë se në 2013-ën votuan për kryeministër një hajdut, i cili i vodhi për tre vite çdo qindarkë të paguar si taksë prej tyre, për të mos ua shpërblyer aspak, jo më me punësim dhe mirëqenie, por as në ditët më të këqija si këto kur kërkohet pak ushqim, ujë i pijshëm dhe ilaçe për t’i bërë ballë situatës.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>