“Rama 2”, një katastrofë e paralajmëruar  

rilindja

Klika e ministrave e harxhoi dje gjithë kohën duke iu servilosur Edi Ramës që ishte treguar aq lider i madh sa i kishte begenisur për t’u dhënë postet, por shqiptarët kuptuan se asnjë projekt s’do të ishte në të mirë të tyre. Të gjitha planet për investime janë përqendruar në dorë të Ramës dhe prej andej do vijë vetëm katastrofa. “Rilindja rurale” me rinovime magazinash dhe “diplomacia dixhitale”, kulmi i një rruge që me votën e deputetëve të krimit, po e çon Shqipërinë drejt katastrofës

 

Edi Rama kishte vendosur që ditën e djeshme në ‘fushëbetejë’ të zbriste vetëm me armatën e ministrave të tij, në një përpjekje, e cila më tepër sesa për të evituar debatet me opozitën dukej si tentativë e kryeministrit për të kutpuar se kush nga të vetët është sahanlëpirësi perfekt. Ata që Edvini bekoi me frenat e ekzekutivit, pa dallime në vitet e eksperiencës u kujdesën që t’i kuronin vargjet e pafundme të lajkave që i kushtuan liderit të tepsisë. Pavarësisht se Kuvendi ishte mbledhur për të shkoqitur në detaje fletushkën që Edi Rama e quan program qeverisës, klika e ministrave e shpenzoi gjithë kohën për të lavdëruar pseudoreformat edviniste. Prej fjalës së tyre nuk ishte e vështirë të interpretoje mesazhin kryesor të Edvinit në mandatin e dytë si kryeministër i drogës dhe krimit. Duke mos pasur shifra konkrete për investime në sektorët jetikë të ekonomisë, programi i tij tregon se vetë Rama do të jetë kryesekseri që do të presë e përcjellë biznesmenët që do të duan të investojnë në vend. Oligarkët që e rrethojnë do të vazhdojnë të ndihen të privilegjuar në komoditetin që kryeministri ia ka ofruar prej kohës kur drejtonte Tiranën, ndërsa pazaret që do të vulosin rrënimin ekonomik të Shqipërisë do të jenë mëse të kripura. Rama dhe banda e tij e hajdutëve u munduan ta shesin pseudo programin e tyre si një risi për Shqipërinë, por lidhjet e qeverisë së vjetër, tashmë të rikonfirmuar me krimin dhe korrupsioni masiv kanë faktuar se “Rama2” do të ngrihet mbi themelet që “Rilindja” hodhi për shkatërrimin e Shqipërisë. “Rilindja rurale” me rinovime magazinash dhe “diplomacia dixhitale” u paraqitën dje si alternativa shpëtimi për popullin më të varfër e më shumë të taksuar në Evropë, por ato shënojnë veçse kulmin e një rruge që me votën e deputetëve të krimit, po e çon Shqipërinë drejt katastrofës. Shqiptarët e shkretë për katër vite do të kenë mbi krye një shpurë hajdutësh “rilindas”, të çertifikuar pas grabitjes së buxhetit të shtetit në katër vitet që lamë pas dhe që përveç ripërsëritjes së vesit keqdashës, synim tjetër do të kenë vetëm parakalimin e njëri-tjetrit në garën për t’i vjedhur vëmendjen Ramës me servilizma. E ardhmja e këtij vendi ndodhet sot më shumë se kurrë në rrezik, sepse ndryshe nga çfarë baroni Edvin përpiqet të propagandojë, Evropa nuk do të gabojë kurrë duke i hapur dyert krimit të organizuar dhe drogës, që janë dy “kulturat” e vetme të kultivuara nga kapobanda qeveritare.

 

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    13/09/2017 at 16:50

    Faleminderit

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>