Rama, 20 vjet në pushtet, kërkon timon

rama-timon

Që nga 1998-a, ministër, kryetar bashkie e kryeministër, Edi Rama po luan të virgjrin dhe aseksualin rrugëve të Shqipërisë, duke kërkuar ta votojnë se e do për herë të parë pushtetin, të gjithin për vete e pa asnjë kontroll. 20 vjet keqpërdorim i votës dhe besimit të shqiptarëve nuk i mjaftojnë, prandaj ai kujton se fajin ia kanë të tjerët që i lëvizin timonin. Ky shofer 20 vjet pa patentë duhet nxjerrë nga rrugët e shtetit shqiptar

Kryeministri në ikje po kërkon me përgjërim votat popullore për një mandat të dytë për të ndërmarr reforma, duke përforcuar idenë e opozitës dhe shqiptarëve se kjo Republikë e udhëhequr prej tij në këto katër vite, është totalisht e dështuar. Duke kërkuar në mënyrë dëshpëruese votat e shqiptarëve, Rama ka rënë preh e fjalëve të veta, teksa e pranon se kjo Republikë nuk është më funksionale, andaj duhet zëvendësuar me Republikën e Re të punës, të shpresës. Rama kërkon një mandat të dytë për një reformë që e quan historike, atë të administratës së shtetit. Por, çdo shqiptar e ka të qartë se Rama ka 20 vjet në politikë dhe kërkon veccse timon. Kryeministri-dezhurn për çdo ditë bën thirrje për ta marrë të gjithë “tepsinë” për vete, por në fakt ai ka 20 vite që kërkon qeverisje. Nga 1998-a, 2 vjet ministër kulture, 11 vjet kryebashkiak me buxhet sa disa ministri bashkë dhe për 4 vjet në krye të qeverisë me shtetin që e trajton si oborr personal, Edi Rama deklaron lart e poshtë se do të dëshironte që edhe për katër vite të tjera të ishte në krye të vendit, duke kontribuar në shtimin e pasurisë personale dhe atë të klientelës. Kjo është e pamundur për kryeministrin e braktisur. Në pothuajse çdo takim, Rama me zor i bën 20 veta, ndërsa përrallës me shifrën 71 po i vjen fundi. Ky kryeministër i zënë ngushtë prej qëndresës së shqiptarëve veçse po na rrëfen gjendjen e rëndë psikologjike. I gjendur kështu para fundit të tij politik, Rama mundohet të dhurojë skena prej të çarturish, ku kryefjala është dëshira e çetës edviniste për të vendosur nën diktatin e vetë të gjithë pushtetet, në mënyrë që të garantohet legjitimiteti i bashkëqeverisjes me kriminelët dhe narkotrafikantët. Kryeministri i korrupsionit e ka humbur qetësinë dhe këtë e vërteton më së miri, zëvendësimi i propagandës me mashtrime elektorale të kultivuara në 2013. Edvini dhe kapo-banda e oligarkisë dhe botës së krimit i trembet konstitualizimit të “Republikës së re”, e cila është produkt i vullnetit dhe bindjes së shqiptarëve për një ndryshim kursi dhe braktisje të linjës kriminale, ku qeveria e drejtoi vendin prej 2013, andaj kjo frikë deri në palcë e kryeministri po duket sheshit. Ky kryeministër nuk ndjen asnjë përgjegjësi për situatën kritike të vendit, nuk ndjen përgjegjësi për turmën e të papunëve, për mungesat në spitale, në shkolla, për varfërinë dhe mjerimin që po merr jetë njerëzish. Duke qenë se krimi është garantuesi kryesor i pushtetit të tij, Rama nuk mendon të ndalet nga kjo situatë katastrofave, por kërkon që të vijoj edhe për një mandat tjetër pazaret me bandat dhe kriminelët. Më 25 Qershor, Edi Rama është i vetmi personazh që shqiptarët do të kryqëzojnë për shkatërrimin e ekonomisë, për vrasjen e shpresës, për mungesën e vendeve të punës, por mbi të gjitha për kanabizimin e vendit. Sot, gjithkush e di se Rama kërkon të mbaj ende peng të ardhmen e vendit, sepse ushqen një dashuri të sëmurë për karrigen e kryeministrit dhe dëshiron të vazhdojë të vjedhë Shqipërinë e të ruajë të sigurt eksponentët e krimit dhe oligarkinë duke luajtur me fatin e shqiptarëve. Por, shqiptarët, tashmë më të bashkuar se asnjëherë më parë kanë vendosur ta rrëzojnë përmes votës këtë dështak, që s’i duhet as dreqit.

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    19/06/2017 at 02:37

    Na dhembin syte kur e shohim, na dhembin veshet kur e degjojme, nje person shume negative, te cilin e sponsorizojne ata njerez te cilet kane rene nga mosha dhe nga krimet qe kane bere gjate diktatures, kete plehre e kane si zarin e tyre, te cilin e rrotullojne sa nga njera zyre ne tjetren, per te patur shume dyer te celura per te humbur gjurmet e tyre, vetem per ate shkaterrim qe I beri TIRANES per 11 vjet ne krye te bashkise, ai nuk duhej te ishte me ne asnje zyre shteti e jo me kryeminister, per kete duhet te fajesohen te gjithe qytetaret e TIRANES, ku per mendimin tim, mbajne ne kurrizin e tyre nje faj shume te madh, siduket nga injoranca, nga padija, I mashtroi dhe vazhdon t”i mashtroje cdo dite me ane te Erjon Velise, por me rekomandim te tij dhe te afijeve te tyre, duke I mare trojet, pasurite e palujteshme te tyre ne qender dhe periferi te TIRANES me nje shume qesharake, ku me shume marin sekseret dhe avokatet dhe pronareve I takon lemosha, per mua keta po nxitohen njesoj si ne ato vitet kur Rama ishte ne bashkine e Tiranes, prandaj duhet nje pune shume e madhe me ish pronaret e tokave per te mos I shitur keto pasuri te palujteshme, po stimulojne po prape Ramen dhe partine e tij. Shporeni nje here e mire gjithe hajdutet dhe matrapazet.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>