Rama, asnjë interes për integrimin Europian-marrëdhëniet me fqinjët në nivelet më të ulëta

Kreu i PD theksoi gjate fjales ne parlament se Edi Rama nuk ka asnjë interes për proceset integruese të vendin tonë, pasi ai nuk mund të përmbushë reformat që kërkojnë shkëputjen nga krimi, lufta kundër drogës, reformimi i  drejtësisë, lufta kundër korrupsionit. Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i PD Lulzim Basha u ndal edhe në marrëdhëniet me vendet fqinje. Me Italinë, krye opozitari Basha tha se marrëdhëniet kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa me Greqinë ato janë në nivel zero. Sipas Bashës në vend të tyre, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, por që edhe atë përveç batutave me Vucic nuk kanë sjellë asnjë efekt. “Është qeveria që marrëdhëniet me dy partnerët kryesorë tregtarë, ekonomikë dhe politikë të vendit, Italinë dhe Greqinë, i ka kthyer në nivelin e kohës së komunizmit. Marrëdhëniet me Italinë kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa ato Greqinë kanë qenë zero sa për herë të parë në historinë e tranzicionit nuk ka patur vizita kryeministrash Greqi-Shqipëri. Në vend të tyre Ramanjëshi vuri si prioritet marrëdhëniet me Serbinë, por që edhe ato përveçse takimeve me batuta Rama-Vuçiç nuk kanë sjellë asnjë efekt madje as zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit të energjisë elektrike me Kosovën, që Serbia e mban të bllokuar. Është një skandal i madh që programi nuk përfshin asgjë në lidhje me procesin e integrimit europian. Asnjë veprim, asnjë politikë, asnjë projekt, asnjë program, me përjashtim të fjalës së përgjithshme “intesifikim të procesit të integrimit” pa asnjë detaj. Në vend të integrimit europian, Ramadysh ka vendosur prioritet integrimin e Shqipërisë në Ballkan dhe për në Europën Adriatike, për cilin pyeta shumë vetë, shqiptarë dhe të huaj, po nuk e ka idenë njeri se çfarë është. Prioritet janë gjithashtu edhe idetë megallomaniake të Edi Ramës për rolin e madh që do luajë Shqipëria jonë e vogël për sigurinë në botë dhe të gjitha çështjet globale. Ka një arsye të rëndësishme braktisja e integrimit europian nga Edi Rama: ai nuk ka interes për integrimin europian sepse kjo gjë kërkon që ai të plotësojë një sërë kushtesh që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen dhe demokracinë, veçanërisht të luftojë krimin, drogën, korrupsionin. Dhe ai nuk mund ta bëjë këtë gjë. Zgjidhja që ka gjetur është ta lërë mënjanë procesin e integrimit dhe këtë braktisje ta justifikojë duke akuzuar nesër Europën që nuk e pranon Shqipërinë për shkak të paragjykimeve të saj”, tha Basha.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>