Rama çon ekonominë e kanabisit në Paris

auto_kanabis_21501161553

Shembulli i një ekonomie që qeveriset nga interesat e mafias, narko-grupeve që merren me kanabisin dhe oligarkëve që kontrollojnë shpërndarës të mëdhenj të ekonomitë e BE-së, ka mbërritur dje tek portat e një mitingu rajonal me qendër Parisin. Mundësitë ishin vetëm për Ekonominë e Kanabisit, prandaj në Paris, mbrëmë u përcollën veç përvojat e Edi Ramës për një ekonomi që s’drejtohet nga shqiptarët, por nga narkotrafikantët

 

Kultivimi dhe trafikimi i drogës me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës e ka shndërruar Shqipërinë në një ‘Republikë kanabisi’, ku paratë e pista të fituara prej krimit u investuan fuqishëm jo vetëm në pasuri të patundshme për bejlerët që kanë marrë peng pushtetin dhe që bashkëjetojnë me krimin e narkotrafikun, por edhe në blerjen e zgjedhjeve të 25 Qershorit. Me bërjen publike të qeverisë së re duket se ky trend dhe kjo perspektivë e kryeministrit do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme. Personazhet e rikonfirmuar nga Rama në krye të ministrive dhe dhënia më tepër pushtet sesa kishin, na tregon se kryeministri përmes tyre kërkon të fundos akoma edhe më tej vendin. Dhe për këtë ai sistemoi në pozicionet më kyçe personazhet, të cilët triumfuan në mandatin e parë në krim, korrupsion, zhvatje, hajdutëri. Ky trend i narkokryeministrit shqiptar do të vendos në rrezik shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.  Droga shqiptare me bekimin e tij përveçse lëkundi themelet e ekonomisë sonë u kthye e në një problem serioz për fqinjët tanë. Për ‘Kolumbinë e Ballkanit’ flasin të gjithë, fqinjët e ndërkombëtaret. Jo më larg se disa ditë më parë Shqipëria u bë objekt lajmi nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare për shkak të numrit të lartë të parcelave me kanabis që u kultivuan në vend dhe shtimit të aktiviteteve kriminale. Por përveç impaktit negativ që krijuan tonelatat e hashashit dhe miliona euro para të pista në sytë e ndërkombëtarëve, një problem i madh ishte fakti se vendi ynë printe thuajse në të gjitha raportet e agjencive kryesore ligjzbatuese në botë për prodhimin e kanabisit dhe tregtimin e tij. Shqetësimi maksimal për pushtetin e gjeneruar në duart e bandave dhe kthimin në një vend tranzit për tregun e kokainës u shfaq edhe në raportin e CIA-s amerikane.

Andaj edhe në forumin e djeshëm, Global Positive Forum, me temë “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”, një event i organizuar në Paris nën kujdesin e presidentit francez Macron, kryeministri shqiptar ka shkuar të importoj ekonominë e kanabisit, pasi në të tillë fushë ai ndihet plotësisht profesionist. Si në çdo samit, edhe në samitin e Francës, me siguri kryeministri do të bëj karagjozin e do të lidh aleanca në dëm të vendit, duke mos e pasur vëmendjen tek prioritetet që do t’i sjellin dobi Shqipërisë. Këtë e pamë më së miri në Trieste, ku karagjozi kryeministër për ta larguar vendin nga optika e BE-së zgjodhi të bënte karagjozin e të lejonte që investimet multimilionëshe të unionit të zbarkonin me shumë lehtësi në Serbi e Maqedoni. Përveçse i paaftë për të mbrojtur interesat e vendit ai ka shfaqur gatishmërinë për të shkatërruar potencialin që Shqipëria ka për tu zhvilluar, duke u ulur në tryezat e rrumbullakëta të Evropës për të aplikuar vetëm diplomacinë qesharake të benevrekëve dhe atleteve. Në Trieste më keq akoma, Rama vulosi fatin e Shqipërisë si shtojcë ekonomike dhe politike të projektit të Vuçiçit, ku me gjasa dhe nga ky samit përveçse do të dalë pa perspektivë, por do të dale edhe si një dështak që të vetmin interes ka ruajtjen e buxhetit personal e klientelës, këto të sigurua përmes drogës dhe krimit.

1 Koment

  1. Patriot shqiptar

    04/09/2017 at 00:45

    Kryeministri I Rilindjes se mafias komuniste shkon atje ku I puqen telat e shpirtit komunist, ne Paris, atje ku jo vetem komunizmi I moderuar, por dhe lideri dhe kryetari I atij shteti ka te njejten histori martesore si ky, po c’i puq gjaku keta njerez, sic kane trute, kane dhe menyren e te berit shtet, sa shpejt I puqen telat e korupsionit keta meshkuj, se vetem keshtu mund te drejtojne vendin, pasi te pasurohen vete, duke u mare me trafiqe drogash, do thone qe ne jemi me te zgjuarit ne bote, ne do bejme cudira e nuk I keni pare kurre, duke nxjere ne teren mashat e larot e parties, te cilet mbajne fjalime cdo ore neper ekrane ne prani te puntoreve qe shpartallojne oborret e pallateve duke bere nje ndotje te atmosferes dhe ndotje akustike ne ate vere perveluese. ku banoret nuk hapin dot asnje minute dritaret, sepse pervec pluhurit dhe zhurmes, kane dhe eren e tmerrshme te djegjes se mbeturinave, per te cilat askush nuk mban pergjegjesi, I semuren te gjithe, qe nga bebet e deri tek pleqte, te gjithe duan te ikin, po kush I pranon, aaskush, vete I zgjodhet, mbaini I thone, sic keni koken, vini festen. Po a do vazhdoni t’i duroni me? Kur do mendoni per veten tuaj? Kur t’ju vdesin gjysma e familjes? Ate kryeminister drogaxhi, ate njeri mashtrues, qe kur te gjithe flene, ai ben punen e tij me drogen se bashku me bashkepuneturet e tij dhe pastaj mban fjalime me tepsia dhe timon, nje tepsi e hengri, nje timon e shtremberoi, tani do gjeje nje forme tjeter tepsie dhe nje timon ne forme trapezi, qe kur te ece, te beje ca dredha qe te theje koken, se nuk ka se c;te beje tjeter, I doli boja, te gjithe e monitorojne, keshtu qe do dorezohet ne mes te rruges. Se shpejti do shohim film me nje seri, nuk ka me film me metrazh te gjate, se nuk ka se cfare te xhiroje, eshte xhiruar nga inteligjenca boterore.