Rama dënon me shkatërrim bizneset e shqiptarëve, tepsia e pushtetit u shkon oligarkëve

paketa-fiskale-2016-ja-cilat-taksat-e-reja-per-qytetaret-dhe-bizneset

 

Me futjen e barrierës së TVSH-së, fitimet e bizneseve të vogla do të bien mesatarisht me 25-40%. Politika paralajmëron një kataklizmë financiare që pritet të shoqërojë prodhuesin më të madh të vendeve të punës në Shqipëri, por Rama paralajmëron se s’do tërhiqet nga kjo plojë e frikshme ekonomike
Basha: Edi Rama po zhvat biznesin e vogël, për t’u pasuruar me klientët
Deputetja Tabaku: Fuqia për të taksuar, fuqia për të shkatërruar-98% e bizneseve do të rrisin çmimet

Pasi mori tepsinë e pushtetit, Edi Rama ka paralajmëruar masa drastike për biznesin, duke i rrjepur deri në pikën e fundit e duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre. Detyrimi i biznesit të vogël për të paguar Tatim mbi Vlerën e Shtuar do të çojë në falimentim shumë prej tyre. Kjo masë pritet të rrisë ndjeshëm kostot e biznesit, jo vetëm për shkak të taksës shtesë, por edhe barrës administrative. Sipas skemës, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset e vogla të bëjnë deklarimin e tvsh-së. Kjo do të thotë se nga 1 janari, çdo biznes, përfshirë ato të mbijetesës do të paguajnë kontabilistë për të bërë deklarimet e TVSH-së. Kryeministri prezantoi projektin e tij më të ri që do të rrjep bizneset, pavarësisht se ishte po ai që në 2015 mori vendimin për përjashtimin nga taksat të këtyre subjekteve. Por, shkollëpaku e hodhi lumin. Me blerjen e mandatit të tytë qeveritar përmes parave të drogës dhe krimit, ai ka nisur aksionin e gjerë, përmes së cilit synon të zhvat sa më shumë familjet shqiptare, pasi vetëm kështu do të mund të mbush arkën e boshatisur si pasojë e blerjes masive të votës. Përmes kësaj skeme biznesi i vogël do t’i duhet të paguajë 20 për qind tatim mbi vlerën e shtuar për çdo produkt që shet. Aktualisht, bizneset me xhiro nën 5 milionë lekë në vit, pra nën 37 mijë euro, janë të përjashtuara nga TVSH. Nga 1 Janari, ato do të paguajnë 20 për qind taksë mbi xhiron që realizojnë. Kjo është një rritje e fortë taksash, e cila do të prekë të gjitha bizneset e vogla, përfshirë ato familjare, pasi për çdo produkt apo shërbim që kryejnë do të derdhin 20 për qind në shtet. Por përveç kësaj, kjo masë do te sjellë rritjen e të gjitha çmimeve për qytetarët përfshirë mallrat jetike të shportës. Kjo është hera e parë që biznesi i vogël në Shqipëri do të detyrohet të paguajë TVSH. Më parë, këtë taksë e paguanin vetëm bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë ne vit, ndërkohë që në vitin 2012 shifra u ul në 5 milionë lekë. Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Kryetimonieri së bashku me ‘personazhet’ e tepsisë po mundohen si e si të zhvasin nga djersa e qytetarëve të vendit të tyre duke shfrytëzuar mandatin e dytë të vjedhur. Këto masa drastike ndaj biznesit po merren pasi Edi Ramës dhe kazanit të tij nuk i duhet mirëqenia e qytetarëve. Atyre u mungon vullneti për të ndërmarr plane shpëtuese për biznesin, për të goditur evazionin dhe korrupsionin sepse kontrabandistët dhe evazorët e mëdhenj, personat me rekorde kriminale në biznes, janë pjesë e grupit të tij politik. Atij i mungon aftësia për të pranuar, ose për ta thënë më mirë, nuk ia ndjen, që taksat e rritura prej tij kanë rrënuar e çuar në kufijtë e ekzistencës mijëra ekonomi familjare, mijëra biznese të vogla e të mesme. Sepse, Edi Ramës nuk ia ndjen për shqiptarët, nuk ia ndjen që ata zhyten në borxhe për bukën e gojës. E rëndësishme për të është se pas aplikimit të kësaj skeme, klientët qeveritar të jenë shpërblyer në masën e duhur.
Ulja e pragut të TVSH-së/Fitimet e bizneseve të vogla do të bien mesatarisht me 25-40%
Teksa Rama ka njoftuar se pragu i pagimit të TVSH-së do të ulet në 2 milionë lekë, kanë nisur debatet se cili do të jetë efekti i kësaj lëvizjeje në fitimet e biznesit të vogël. Kontabilistët paralajmërojnë se, ndonëse teorikisht futja e TVSH-së te bizneset e vogla nuk do të kishte efekt në fitime, në rast se ajo do të transferohej në çmim (në këtë rast do ta paguante vetëm konsumatori), praktikisht në një ekonomi me konkurrencë të lartë, është e pamundur që kosto të transferohet te çmimet. Kontabilistët llogarisin që fitimet e bizneseve do të bien mesatarisht me 25-40%, ku më të goditurit do të jenë bizneset e shërbimeve, që nuk do të kenë se ku ta shkarkojnë TVSH-në. Kontabilisti Armand Mala ka bërë për “Monitor” një analizë të thjeshtë të këtij efekti tek bizneset që preken nga ky ndryshim: Në shqyrtim do të merret i njëjti biznes, një herë sipas skemës aktuale, pra pa TVSH dhe një herë me skemën e propozuar, futjen në TVSH. rasti tipik i një biznesi tregtie me një marzh bruto 34%( (4 mln-2.64 mln)/4mln)) e me një normë fitimi neto prej 15% (600,000/4,000,000). Edhe pse me një qarkullim 4 mln lekë të reja, ky biznes përfundon në gjenerimin e një fitimi sa një pagë po themi mesatare mujore. Le të supozojmë tani kur ky biznes të futet në skemën e TVSH. Normalisht, ajo çka na shkon e para në mendje është se ky do shtrenjtojë çmimet për të mos prekur fitimin e tij, pra do kemi këtë situatë: E parë kështu, fitimi i këtij biznesi nuk u prek. Por bazuar në atë që ne na mëson ekonomia nuk është aspak kështu. Nëse do ishte kaq e thjeshtë shtrenjtimi i çmimeve me 20% ky biznes do ta kishte bërë me kohë për të rritur fitimet e veta, pra e ka të pamundur të rrisë çmimet duke ruajtur të njëjtin nivel xhiroje. Praktika na tregon që ky duhet të vazhdojë të shesë me të njëjtat çmime në mënyrë që të ruajë pozicionin e tij në treg. Megjithatë, më poshtë unë po supozoj që qarkullimi total i këtij biznesi, përfshirë TVSH-në, shkon nga 4,000,000 lekë në 4,300,000 lekë, megjithëse edhe për këtë +300,0000 kam rezervat e mia. Në këtë situatë, do kishim: fitimi neto i biznesit pësoi një rënie prej 23.6%, nga 50,000 lekë/muaj që ishte me skemën aktuale në 38194 lekë/muaj me skemën e propozuar. Situata është edhe më e rëndë për bizneset e shërbimit (pavarësisht se shumica e tyre tashmë janë në skemën e TVSH-së, kujtojmë ligjin për profesionet e lira).
Skema aktuale
Blerjet me TVSH janë supozuar zero, pasi në biznesin e shërbimeve ndryshe nga tregtia, nuk kemi blerje të inventarëve, normalisht ka disa blerje të ndryshme që i vijnë në ndihmë aktivitetit por nuk është se kanë ndonjë ndikim domethënës. Nga tabela më sipër vëmë re që ky biznes ka një fitim neto prej 25%, me një vlerë prej 83333 lekë/muaj. Ndërsa me futjen në skemën e TVSH-së, duke ruajtur logjikën e shembullit të parë do të kishim rënie fitimi prej 41.67%, nga 83333 lekë/muaj ra në 48611 lekë/muaj.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>