Rama dhe frika nga Halim Kosova

EdiRama2

 

 

Edi Ramës po i del shumë për mbrapsht ëndrra për të mbajtur postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës si funksionin e tij të dytë. Kandidimi i Erion Veliajt po rezulton një bumerang dhe gënjeshtrat ditore si ajo e djeshmja me 5 mijë vende pune që ishin mbajtur deri më tani në “xhepin e vogël”, prandaj Edvini e ka mbyllur epokën e indiferencës dhe ka zbritur vetë në fushë me baltën e vet të pacipë, në përpjekje për të ndalur dështimin elektoral. Frika përballë Halim Kosovës është prova e parë e ndëshkimit masiv që po vjen ndaj një klani arrogant që kujton se ka privatizuar Shqipërinë

 

Erjon Veliaj s’e ndal turravrapin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të paskrupulla, dhe pse ato e nxjerrin përditë çullak, duke zbuluar edhe profilin e tij prej mashtruesi ordiner. E vetmja gjë që di të bëjë mashtruesi i Ramës është të gënjejë ditën për diell. Dhe sa më shumë afron dita e përballjes me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, aq më shumë rritet tensioni në radhët e kriptomashtruesve. Dhe si pa kuptuar, që prej daljes në terren të kandidatit të PD-së, Halim Kosova, Ramën dhe kasnecin e tij Veliaj s’po e nxë vendi nga sikleti i ballafaqimit të sinqertë të doktor Kosovës me të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha gjuha e tij e komunikimit e bazuar në praktikat më të mira të moderimit. Shpifjeve dhe akuzave imorale të dy malavitëve Rama&Veliaj, doktor Kosova i është përgjigjur pikërisht me moderacion, duke mos i mëshuar për asnjë moment çmendurisë së tyre kolektive. Fundja, atë dinë të bëjnë, të shajnë kolektivisht. Qytetarët kanë të tjera probleme, duan alternativa, programe zhvillimi me qëllim punësimin, krijimin e lehtësirave për nxitjen e biznesit, investime në infrastrukturë dhe mirëqenie. Vetëm një alternativë solide dhe e konsoliduar mund t’i përgjigjet interesit të qytetarëve dhe jo mashtruesit ordinerë dhe sharësit me pagesë. Janë këta që në këto 20 muaj kanë shpopulluar rajonet e Shqipërisë, duke zhdukur nga harta vendbanime të tëra prej nekropolitikës. Ndaj dhe Edi Rama e ka kuptuar se s’po i ecën plani për të qenë kryeministër me dy zyra, edhe atë të bashkiakut të Tiranës. Kandidati i tij personal, një gënjeshtranxjerrës i përditshëm, po rezulton dështimi më i madh që PS i ka ofruar elektoratit të saj për zgjedhjet e 21 qershorit. Gënjeshtranxjerrësi s’mungoi as dje me shashkat e tij kur tha se janë gati 5 mijë vende pune për të rinjtë, mjafton që ata të dynden drejt Pallatit të Kongreseve. Në një kohë kur edhe INSTAT-i i Ramës provon zyrtarisht të kundërtën, nuk ka asnjë vend të ri pune, por rritje të papunësisë. E ardhmja e këtij vendi është në pikëpyetje të madhe. Është në duart e mashtruesit të parë që udhëton sa në Gjermani në Turqi, si një turist i çekuilibruar dhe i dhënë pas udhëtimeve air-express, në një kohë kur populli ka marrë rrugën e eksodit. Dhe rrezikon të bjerë edhe në duart e mashtruesit të dytë, dështakut që s’di të bëjë punë, por veç të gënjejë. Ndaj dhe 21 qershori mbetet dita e dominimit të arsyes mbi militantizmin me qëllim që, ky vend dhe këta njerëz të cilët e kanë mendjen të ikin pa lindur dielli, të bëhet dhe të rikthehet shpresa. Nuk ka ndëshkim më të mirë se vota e lirë e socialistëve, demokratëve dhe atyre pa parti, për të gjitha të këqijat që kasta e oligarkëve të strukur në pushtet kanë konsumuar ende pa mbushur mandatin 4 vjeçar në qeveri. Gjithsesi, petët e lakrorit po dalin dhe frika përballë Halim Kosovës është prova e parë e ndëshkimit masiv që po vjen ndaj një klani arrogant që kujton se ka privatizuar Shqipërinë.

PD: Dështaku Veliaj tallet me të rinjtë, papunësia tek ajo shtresë është rritur/Partia Demokratike ka akuzuar Erion Veliaj se pas dështimeve në çdo drejtim, tanimë po tallet edhe me të rinjtë. Në një dalje para mediave, deputeti i kësaj force politike, Gerti Bogdani foli me shifrat e Institutit të Statistikave për të treguar se papunësia veçanërisht tek të rinjtë ka njohur rritje, ndërsa numri i të siguruarve ka pësuar rënie në 3.4 %. “Pasi guxoi të tallej me qytetarët shqiptarë para një jave, ministri i Mirëqenies Sociale, tashmë siç e njohin të gjithë ministri i mirëqenies personale, duke thënë se shqiptarët ikin jashtë se jetohet më mirë, sot guxoi të tallet përsëri. Guxoi  duke i thënë qytetarëve shqiptarë dhe mbi gjitha të rinjëve shqiptarë hajdeni,  dynduni në Pallatin e Kongreseve, se ka 5 mijë vende pune për të tërë. Këto janë thjeshtë mashtrime të radhës, mashtrime që nuk i japin asgjë qytetarëve shqiptarë, që nuk ndihmojnë të ardhmen e tyre, këto janë mashtrime që nuk i ndihmojnë në punësimin e tyre. Por kjo e sotmja është në vazhdën e të gjitha padrejtësive që kjo ministri, kjo qeveri i ka bërë qytetarëve shqiptarë. Sot shqiptarët janë më pak të punësuar se më parë”, tha Bogdani. Në vazhdim, ai përmend dhe shifrat nga INSTAT që tregojnë për rritje të papunësisë. “Këtë e tregojnë shifrat e INSTAT-it, shifrat zyrtare ku numri i papunësisë është rritur deri në 18 % dhe 34% nga këta janë të rinj. E tregojnë shifrat e sigurimeve shoqërore të cilat kanë rënë me 3.4 % për vitin e kaluar. Kjo tregon që shqiptarët nuk punësohen, sepse nëse nuk punësohen, nuk paguajnë as sigurime shoqërore. Ministri sot guxon e tallet dhe i thotë që kemi mbyllur marrëveshjet me pensionet për Gjermaninë. Shqiptarët sot nuk duan pensione, shqiptarët sot duan punë, shqiptarët sot duan një ministër që të punojë për mirëqënien e tyre dhe jo t’i çojë ata në emigracion”, u shpreh gert Bogdani.Ai tha se “Shqiptarët sot duan një kryeministër që të rrijë në Shqipëri dhe të punojë, jo një kryeministër që të udhëtojë sa nga Gjermania e si sot në Turqi, një kryeministër turist i një populli në eksod”.

1 Koment

  1. Bami

    01/05/2015 at 19:33

    Nje dite para votimit femija pyet babain.

    Babi ku do shkosh neser ti?
    Do vete te votoj thote i ati.
    Per ke do votosh ose me sakte ckuptim ka kjo pune do votoj?
    Do hedh nje leter ne kuti qe do te thote nje vote per njerin nga kandidatet qe do drejtoi administroi Bashkine e Kryeqytetit.
    Do drejtoi do administroi cdo te thote,qe levizin dhe shuma te medha parash qe jane te sejcilit prej nesh ne kete bashki?
    Po ashtu eshte bir.
    Kuptoj babi po dicka me te shkoqur per kete ceshtje a mund te me thuash?
    Po ja thote i ati ne kemi dy kandidate qe thone se do ruajn nje pjese te melcive tona e ne vec njerit duhet ti besojme me shume pasi rezikojme te na i hane melcite e pastaj pas votimit(dorezimit te melcive)mund te na thone as na keni dhene gje as kemi ngrene ndonje cope melci.
    Keta kandidate babi ca pune kane bere ne jete?
    Njeri ka qen OJQist e MJAFTist ku vareshin shume shume e shume melci e kurre nuk u mor vesht nga shkuan pra kush i hengri.
    Po tjetri ca pune ka bere?
    Doktor bir doktor gjithe jeten larg OJQisteve e MJAFTisteve e G99shave.
    Babi un vetem nje keshlle di te te jap: larg larg mjaft larg shume larg shumeshume larg OJQistave MJAFTistave e G99shave.
    E qendroi pak prane doktorit se dicka do mbetet dhe per ne nga ato melci qe do dorezosh diten e votimeve.

    Dhe babai te nesermen u nis i menduar me fjalet e arta te te birit ne mendje duke mbajtur ne dore copezen e letres(melcise) se vet duke pershuar nje ruge qe kalonte larg mjaft larg shume larg OJQistave MJAFTistave e G99shave