Rama do të fshijë vjedhjen e 4 vjetëve

edi-rama-konference_0

Duke simuluar një “grusht shteti” në miniaturë, Edi Rama po përpiqet të fshijë imazhin e qeverisjes më hajdute që ka pasur Shqipëria, që nga themelimi i saj si shteti. Kryeministri ka sot e gjithë ditën hipotekën e hajdutërisë, prandaj edhe estrada me shkarkime kolektive nëpër hipoteka, zyra shtetërore apo agjenci vendore është thjesht një mesazh se shërbëtorët e kryehajdutit po zëvendësohen me rishtarë që do jenë edhe më shërbëtorë ndaj porosive të shefit-“bamirës”

Fakti/Edvini vuri në skenë teatrin “Unë do jem edhe kryeqatipi i shqiptarëve”

Basha: Me ultimatumin enverist, Rama ka si model shërbëtorin e Shullazit, të cilin e bëri deputet

 

Regjimi i tepsisë ka nisur aksionin e ‘gjyqeve publike’ të kundërshtarëve politikë dhe atyre që nuk i nevojiten më gjatë mandatit të dytë qeverisës. Gjatë ditës së djeshme, Edi Rama ka zhvilluar në Kryeministri një takim me drejtuesit e hipotekave në të gjithë vendin. Me një ton kërcënues ai u ka kërkuar atyre që të japin dorëheqjen brenda 24 orëve, pasi i kanë torturuar njerëzit. “Domethënë të jesh përgjigjur në afat ligjor 3 % të kërkesave unë nuk e di se çfarë duhet më. Kush e ka të drejtën t’i shkelë qytetarëve të drejtën e tyre për afatet ligjore? Janë detyruese. Tallje kolektive ndaj njerëzve. Ta marrin këtë vendim me dinjitet. Nuk jeni për këtë punë, ikni që tani. Të gjithë komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh”, – tha Rama. Në vijim të fjalës së tij, ai u bëri me dije krerëve të Hipotekave se dorëheqja është një mundësi që ata të dalin me dinjitet nga kjo pune, por të mos kujtojnë se nëse refuzojnë nuk mund të shkarkohen. Ky aksion i sotëm i Evinit, vjen në vazhdën e retorikës dhe gjesteve që Rama ka nisur qysh prej 25 Qershorit, ditë në të cilën ia doli që të siguronte i vetëm pushtetin. I ashtuquajturi takim “gju më gju me popullin”, për ta bërë popullin pjesë të qeverisjes së tij, veçse po dëshmon planin e ri të qeverisjes së re të oligarkisë, me një përjashtim, në këto vite kryeministri do ta shijoj i vetëm ‘tepsinë’. Ashtu sikurse recitoi në çdo cep të Shqipërisë, edhe në këto takime të fundit, Rama po na rrëfen dëshirën e madhe që ka për të vendosur nën diktatin e vetë të gjithë pushtetet, në mënyrë që të garantohet legjitimiteti i bashkëqeverisjes me kriminelët dhe narkotrafikantët. Më së miri këtë po e tregojnë  ‘gjyqet’ publike për drejtues të institucioneve, të cilët Rama i përdor si mish për top për t’i bërë jehonë zotimit të tij se në këtë mandat do të reformojë administratën. Dorëheqja e kërkuar në bllok për drejtuesit e Hipotekave provon një tjetër dështim të tij në këto 4 vite, edhe pse ai sjell si justifikim ‘tepsinë e pushtetit’ që ndahej me LSI-në. E vërteta është e thjeshtë,  përmes populizmit Edvini kërkon të mbuloj korrupsionin galopant të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes me bekimin e tij. Ky aksion fshesë shërben edhe si shenjë falënderimi për oligarkët, të cilët treguan angazhimi maksimal në blerjen e votës përmes shantazhimit dhe parave të grumbulluara nga droga. Duke qenë se krimi ishte dhe do të jetë  garantuesi kryesor i pushtetit të tij, Rama nuk mendon të ndalet nga kjo situatë katastrofave, por kërkon që të vijoj edhe për një mandat tjetër pazaret me bandat dhe kriminelët. Sot, gjithkush e di se Rama kërkon të mbaj peng të ardhmen e vendit, sepse ushqen një dashuri të sëmurë për karrigen dhe do të vjedhë Shqipërinë e të ruajë të sigurt eksponentët e krimit dhe oligarkinë duke luajtur me fatin e shqiptarëve.  Katër vite të qeverisjes së Edi Ramës ishin krejt të dështuara, duke dëshmuar kështu se ky kryeministër, si prioritet kishte dhe do të ketë pasurimin e xhepave personal dhe të atyre të klientëve e shërbëtorëve të pushtetit të tij të kapur. Dhe këtë ai e ka bërë me ndërgjegje të plotë, pasi vetëm kështu do të arrinte të fuste në dorë pushtetin.

Ultimatumi për dorëheqje drejtuesve të Hipotekave/ Basha: Rama ka model shërbëtorin e Shullazit/ Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas ultimatumit që Rama u dha sot drejtuesve të hipotekave, për tu dorëhequr brenda 24 orësh, me argumentin se zyrat që ata kanë drejtuar kanë performuar dobët. Kryetari i Partisë Demokratike shprehet se modeli i Ramës për Hipotekat është Jurgen Çyrbja, ish kreu i hipotekës së Durrësit, dhe deputet i zgjedhur nga listat e PS-së në parlamentin e ri. Çyrbja, vijon Basha, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyre, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq, Rama e ka caktuar vetë, e ka mbrojtur dhe e ka shpërblyer, siç ka bërë me të tjerë drejtues. “Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush janë krerët e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues janë. Por, për të kane qenë në rregull, sepse i kanë shërbyer pushtetit të tij personal dhe miqve të tij. Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: siç bëri me Cyrbën e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyre, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Ketë shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bërë deputet. Cyrbja ehte modeli i tij për hipotekat, te tjerat janë dokrra pleniumesh që nuk i ha askush.

Shehu: Rama në shfaqjen me drejtorët e hipotekave kërkoi të bënte opozitën e qeverisjes së tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me takimin e Ramës me drejtorët e hipotekave. Shehu shprehet se me shfaqje të tilla, të cilat mund të bëhen rutinë, tregojnë se Edi Rama po përpiqet të bëjë opozitën e qeverisjes së tij. “Z.RAMA NË TAKIMIN ME DREJTORËT E HIPOTEKAVE KËRKON TË BËJË “OPOZITËN” E QEVERISJES SË TIJ!!!! “Shfaqje” të tilla duket se tashmë do të jenë rutinë. Një strategji e tillë është veçse populiste, pikërisht për tu ç’ fajësuar nga përgjegjësitë e qeverisjes së tij si kryeministër, ose më mirë një “GJETHE FIKU” kjo për Qeverinë e atë vetë. SIÇ PËRHAPNIN DIKUR: “FAJET I KA MEHMETI SE ENVERI NUK DI GJË”! Veçse këtu kërkohet të thuhet: “Nuk dinte gjë”!!”, shkruan Shehu në Facebook.

 

 

1 Koment

  1. Patriot shqiptar

    28/07/2017 at 18:57

    Nje politike ekstra komuniste, fashiste e cfare nuk e cileson ate kryeminister, nje “politikan”, qe vetem I tille nuk mund ta quash, nje bastard, hajduk e kriminel, I cili, me nje urdher te prere, qe Brenda 24 oresh te largohen te gjithe nga hipotekat, ka nje pikepyetje shume te madhe, e kjo eshte per te zhdukur te gjitha dokumentat e pasurive te palujteshme qe ai ka si vjedhje flagrante nga firmat e ndertimit ne Kohen kur ai ishte kryetar bashkie I TIRANES, per 11 vjet, te gjithe ata punonjes te hipotekave, jo vetem ne TIRANE, por ne te gjithe vendin, kane kaluar ne duart e tyre te gjitha pasurite e palujteshme te te gjithe kryetareve te atij tarafi, qe nga V. DAKO, PELESHI, LELI, ne gjirin e LALZIT, ne SARANDE e HIMARE, ne SHENGJIN e kudo ku jane bere ndertime shumekateshe e vila luksoze, kane vulen dhe doren e tij, I cili I terheq cdo dite pas vetes keta kryebashkiake, te cilet kane dhe ata po shume vite, duke shkaterruar qytetet vetem per interest e tyre, nuk e kuptojme, pse pas zgjedhjeve ka filluar fushaten tjeter? Sic duket ai po I mbush mendjen injoranteve qe do beje mrekullira, se nuk keni pare gje akoma, po a do t’ia falin te gjithe ata njerez qe I dhane voten me parate e droges? Ai po e kupton se cfare po e pret, prandaj dhe ne ato takime nuk I lejon qytetare te ndryshem qe te flasin, keta jane qeveria e krimit, njesoj si Hoxha dhe Shehu, te cilet asgjesuan njeri tjetrin, njeri me vrasje dhe tjetri me humbje memorie dhe ekuilibri, keshtu do e pesojne dhe keta, se shpejti do shihni estrade, por jo me tepsi po me shperthim urrejtjeje nga I gjithe populli.