Rama drogën e ka të kthyer në para

drogee

Kërcënimet e kryeministrit për opozitën dhe paralajmërimet për reprezalje me 18 qershor e kanë origjinën tek fondi i ngurtësuar në para që kanë rrjedhur nga shitja e drogës. Kanabisi s’përmendet në ligjërimin e kryeministrit, pasi ai tani është konvertuar në para dhe për t’i shndërruar këto fonde në investime të përjetshme, Edi Rama ka nevojë për një pushtet privat 10-15 vjeçar, pa opozitë ose me opozitë fasadë

 

Droga e magazinuar në depot e shtetit dhe e kultivuar me ndihmën e krerëve të policisë së shtetit, që i përpiu furtuna e shkarkimeve me urdhër të Edi Ramës, definitivisht për kryeministrin është pjesë e një kapitulli të mbyllur të një historie të suksesshme kanabizimi, që për “Rilindjen” ka lënë pas si trashëgimi fondin e artë të 6 milionë euro parave të pista. Kështu kanabisi s’përmendet më në ligjërimin e kryeministrit, pasi ai tani është i konvertuar në para dhe për ti shndërruar këto fonde në investime të përjetshme duhet një pushtet privat, pa opozitë ose me opozitë fasadë. Në kuadër të suksesit të skemës së tij të hashashit Edvini ka nisur të përdorë retorikën e rëndë, të pasur në kërcënime e paralajmërime për zhdukjen opozitës, e për më tepër për reprezalje më 18 qershor. Sulmet, të cilat veç artikulimeve të Ramës në tubimet me regji të paguar përforcohen me dhjetëra “fake news” të publikuar nga mediat e paguara prej qeverisë, e kanë origjinën tek fondi i ngurtësuar në para që kanë rrjedhur nga shitja e drogës. Edi Rama, i cili refuzoi për një kohë të gjatë të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për kanabisin që lulëzoi anembanë territorit të vendit dhe me ndihmën e ambasadores Vlahutin u përpoq t’i fshihte paratë e gjeneruara nga biznesi i narkotrafikut nga syri i Europës, tashmë po korr frytet e skemës së tij kanabiste. Qeveria e mijëra dështimeve dhe pseudoreformave pasi e transformoi drogën e kultivuar masivisht në 2016 në narko-para, ka nisur të zbatojë skemën e hedhjes së baltës mbi kauzat opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme. Edvini që dhuroi shfaqje televizive, ku i bënte presion Lulzim Bashës dhe opozitës me mbajtje të zgjedhjeve në Kavajë më 7 Maj, u tërhoq përballë vullnetit të shqiptarëve për të garantuar një proces zgjedhor me standarde dhe më pas shpenzoi mijëra euro që televizionet e portalet e tij ta shisnin dështimin e qeverisë në Kavajë si përpjekje për të shmangur destabilitetin që Rama arrogant ia faturon Partisë Demokratike. Teksa ndodhemi në një situatë kur kryeministri dëshiron të mbajë zgjedhje si etërit e tij në komunizëm dhe po refuzon një zgjidhje politike për krizën politike që ka mbërthyer vendin, duke vendosur si prioritare interesat personale dhe ato të oligarkisë, nuk mund të mohohen zërat se me narko-para Rama është përpjekur të financojë një opozitë fasadë. Tonelatat e kanabisit janë konvertuar tashmë në para të pista, të cilat do të pastrohen duke financuar fushatën zgjedhore të partisë në pushtet dhe gjithashtu do të lëvrohen si fonde me urdhër të Edi Ramës në dobi të fushatës propaganduese kundër opozitës së vendit dhe përpjekjeve të saj për të garantuar zgjedhje me standarde. Edi Rama fle dhe zgjohet çdo ditë në “Sarajet e Surrelit” me bindjen se një opozitë e shëndetshme do ta dëmtonte, ashtu siç po bën tashmë nën drejtimin e Lulzim Bashës, ndaj përpjekje të tilla për të ngritur strukturat e një “Republike të Re” sipas kryeministrit duhen asgjësuar nëpërmjet aktivizimit të fondit të grumbulluar nga shitja e kanabisit qeveritar. Për Ramën rendi totalitar që ai synon të aplikojë në vend pas zgjedhjeve fasadë që do me ngulm të zhvillojë më 18 qershor, mund të aplikohet vetëm nëpërmjet ngritjes së opozitës fasadë, e cila po ndërtohet duke u regjistruar në KQZ me firma të grumbulluara nga vetë PS në organe të administratës shtetërore si OSSHE. Edvini i trembur nga lëvizja popullore për rrëzimin e tij dhe për ngritjen e një qeverie teknike, mendon se thesari i kanabisit do ta ndihmojë që të terrorizojë shqiptarët duke krijuar konceptin e demonit mbi opozitën e ndaj ka nisur të përdorë tonet e ashpra, duke paralajmëruar shfarosje të çadrës dhe drejtuesve të saj, të cilët sot për sot garantojnë alternativën e vetme të besuar prej qytetarëve, të cilët nën epokën e “Rilindjes” panë me sy veç varfëri e mjerim.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>