Rama e do vettingun vullnetarisht

rama-jpg

Përrallat e Ramës se do të bënte gjithçka për vetingun janë shndërruar në përpjekje tregtarësh ambulantë për ta shndërruar komisionin e vettingut në një aktivitet vullnetar, pa pagesë, pasi kështu ai është edhe më i shantazhueshëm. Njerëzit që do hetojnë krejt nomenklaturën e lidhur me mafian lihen në lëmoshën e ligjvënësve socialistë dhe me numër të kufizuar nëpunësish, një hipotekë e shkëlqyer për ta dështuar procesin, duke e kthyer në një mashë që në vend të drejtësisë së pavarur do mbjellë një strukturë besnike ndaj kryeministrit

 

Pastrimi i drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar rrezikon të kthehet në pronë të Edi Ramës. Ky kryeministër i lidhur me krimin e korrupsionin do të bëj gjithçka për të vendosur në krye të shkallëve të drejtësisë, ata gjykatës e prokurorë, të cilët do t’i mbulojnë botën e tij të errët të krimit e drogës, ku nëse do të kishim një drejtësi vetëm në përmbushje të Kushtetutës së vendit, të zezat e tij do të dilnin fare lehtë në skenë. Në këto kushte, përrallat e Ramës se do të bënte gjithçka për vetingun janë shndërruar në përpjekje tregtarësh ambulantë për ta shndërruar komisionin e vettingut në një aktivitet vullnetar, pa pagesë, pasi kështu ai është edhe më i shantazhueshëm. Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës numrin e punonjësve për tre organet e Vettingut: Komisionin e  Pavarur të Kualifikimit, Komisionerin publik dhe Kolegjin e Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese. Gjithsej u votuan110 punonjës nga 187 që ishin propozuar për këto struktura, duke shkurtuar ndjeshëm numrin e punonjësve. Njerëzit që do hetojnë krejt nomenklaturën e lidhur me mafian lihen në lëmoshën e ligjvënësve socialistë dhe me numër të kufizuar nëpunësish, një hipotekë e shkëlqyer për ta dështuar procesin, duke i dhënë liri veprimi Ramës në këtë proces mjaft të rëndësishëm. Propaganda e Ramës për pastrimin e sistemit të Vettingut rezultoi fals. Rama e nisi kontrollin e këtij procesi të rëndësishëm duke i shkurtuar punonjësit e pagat e tyre, që më vonë të ketë në dorë krejt procesin. Kjo bandë mafiozësh, që kërkon të imponoj mbi interesat qytetare, interesat personale, nuk e mori votën për të ngrënë në kurriz të shqiptarëve. Por, realiteti është i thjeshtë. Prej 4 vitesh shqiptarët po shohin sesi droga është kthyer në kryefjalë dhe sesi kërbaçi qeveritar po i syrgjynos drejt shteteve evropiane. Opozita e bashkuar ka dhënë votën e saj kundër këtij procesi që kërkohet të merret peng prej Ramës. Përpjekja e dëshpëruar e tij për të vendos nën heqimin e vet edhe Drejtësinë nuk do të realizohet sa kohë që opozita dhe shqiptarët do t’i vendosin bllokadën.

Naço: Qeveria po vendos kontrollin e saj mbi organet e Vettingut

Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve votoi vetëm me votat e Partisë Socialiste strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave për organet e reja të drejtësisë, por për këtë proces votimi ka pasur rezerva nga ana e LSI-së, të cilat janë shprehur në një deklaratë për shtyp të deputeti Nasip Naço. Naço u shpreh se propaganda e Ramës për Vettingun rezulton të jetë thjeshtë demagogji, nëse marrim parasysh faktin se mazhoranca refuzoi të votonte për shtesën prej 70 personash, në një kohë që vetëm kreu i ekzekutivit ka një staf të tij prej rreth 1300 punonjësish. “Sot Komisioni i Ligjeve votoi vetëm me votat e Partisë Socialiste strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave, komisionin e posaçëm të Apelimit, komisionerët Publik dhe me votat e LSI u votua Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Duam ti bëjmë me dije opinionit publik se kërkesa për mbështetje të strukturave të Vetingut ishte tepër e thjeshtë, pra ata kërkonin një shtesë prej rreth 70 personash për të siguruar në çdo rast një funksionim normal të strukturave të Vettingut. Në mënyrë të qartë u provua që përbetimet për Vettingun nga ana e Partisë Socialiste rezultuan vetëm demagogji, pasi kjo shtesë nuk u votua prej tyre dhe bëhej fjalë siç e thashë edhe më lart për rreth 70 persona, në një kohë që vetëm Kryeministri ka një staf të tij prej rreth 1300 punonjësish, ku në stafin e tij të ngushtë punojnë 600, thënë më thjesht kërkohet një shtesë gati sa 1/10 e ushtrisë së Edi Ramës që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në Facebook dhe të tjera punë të paqarta”, deklaroi Naço. Më tej ish-ministri i Drejtësisë u shpreh se LSI është kundër vullnetit të qeverisë për të pasur ndikim mbi institucionet e Vettingut, pasi kjo do të pengonte rikthimin e besimit të shqiptarëve tek sistemi i drejtësisë. “LSI ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo kërkesë që i krijon kushte optimale pune organeve të Vetingut për një funksionim të plotë të tij si një nga momentet kyç të Reformës në Drejtësi. Ky vullnet i LSI-së është i kundërt nga vullneti i qeverisë që kërkon të ketë ndikimin e tij mbi këto institucione të pavarura. I bëjmë edhe njëherë apel mazhorancës përpara se të kalojë për votim në Kuvend të reflektojë, se organet e Vettingut janë një proces i rëndësishëm për kthimin e besimit të qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë te sistemi i munguar i drejtësisë, i cili nuk është pronë e asnjë prej partive politike”, theksoi ai.

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    27/09/2017 at 04:16

    I pari qe duhet te pergjigjet para grupit te VETTINGUT, duhet te jete Rama, pas tij Ruci e Xhafa, pastaj te gjithe me radhe, si ne qeveri, parlament, president, kryetare partish, pas tyre vijne te gjithe punonjesit e drejtesise, te hipotekave, notere e drejtore dikasteresh, familjaret e tyre, te kontrollohen te gjitha bankat ne bashkepunim me nje komision nga shume shtete te BE, Britanise se Madhe, SHBA, shtete ku kane njerezit e tyre, si Turqi, Greqi, Kine, Kore, Lituani, Estoni, Rusi dhe vendet skandinave. Keta jane te lidhur deri ne Ameriken Latine, Arabi Saudite e me gjere. Vetem keshtu do t’i dalin pasurite e tyre, si ne para ashtu dhe ne pasuri te palujteshme, te cilat I japin me qera dhe ato I dergojne ne bankat e ketyre vendeve me emra te ndryshem, prandaj dhe gruan e mori me koncension, qe te mbulonte krimet e tij, duke ia blere me afat te pacaktuar shokut te tij, se sa I ka dhene, do ta pyesni ju atje, se jam ketu,tha Rama, ne saj tend, iu drejtua Lindes, po gjithashtu I tha dhe Rucit, pa ata te dy, ai nuk do ishte sot atje, prandaj zhbironi Rucin dhe Linden, se ata jane ne dijeni te te gjitha c’ka ndodh me te, kumbari I kesaj martese eshte Ruci, si qen besnik I PK te Rilindur, marksisti I Memaliajt dhe Tepelenes, krimineli me I madh, ku te tjeret I lepihen nga pas.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>