Rama e kishte shkrirë Akademinë që para dy javësh  

akademia-e-shkencave

Halli i kryeministrit Rama nuk është as shkenca e as mbarëvajtja e institucionit të Akademisë, por godina dhe perspektiva e ndërtimit të një gradaçele në vend të saj. Dokumenti që vërteton planin partiak të ekipit të Edvinit për shkrirjen e Akademisë së Shkencave është u hershëm, javë përpara, dhe rrëfen për vullnetin për rrënimin e institucionit, dhe jo për “dashurinë” e kryeministrit për “zgjedhjet e lira dhe të drejta”

 

Debati mes Akademisë së Shkencave dhe Edi Ramës, sa vjen dhe bëhet më i fortë. Ishte pikërisht kreu i qeverisë i cili kërcënoi pak ditë më parë se nëse Akademia e Shkencave nuk riformatohet, do t’i bllokojë fondet. Por mesa duket pas kësaj deklarate fshiheshin qëllimet e vërteta të errëta  të Ramës dhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Mediat kanë siguruar një dokument ku duken qartësisht qëllimet e Ramës dhe Nikollës për të zhdukur përfundimisht Akademinë e Shkencave. Akademia, sipas planit të Edi Ramës, do të jetë pjesë e Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor, e cila do të përfshijë edhe Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe shumë institute për kërkim shkencor. Projekti është pjesë e ministrisë së re të Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve. Dokumenti zbulon se Edi Rama e kishte vendosur më parë ta shkrinte Akademinë dhe se ajo e djeshmja ishte një pjesë teatrale që luhej në sytë e publikut për të fshehur arsyet e vërteta të vendimit.  Pra, projekti i Ministrisë së Arsimit tregon se kryeministri nuk e mori vendimin si rrjedhojë e “farsës së zgjedhjeve” që bënë kryetar nënkryetarin dhe kryetarin e mëparshëm nënkryetar, por që ai e përdori procesin për qëllime që s’ia ka sqaruar ende opinionit publik.

Përballë këtij dokumenti, dyshimet mbi arsyet e zhurmës së madhe të së hënës, shtohen. Disa zëra kundërshtarë të Ramës folën që dje për një projekt të tij për ta shkrirë Akademinë me qëllim për t’i marrë ndërtesën. Akademia e Shkencave e cila ka qenë institucion më vete nën varësinë e Ministrisë së arsimit, ishte planifikuar që të shkrihej dhe të mos funksiononte më si institucion autonom. E vërteta është se ky institucion ka nevojë imediate për një transformim rrënjësor, ku pjesë e saj duhet të jetë edhe menaxhimi i brendshëm, por që të realizohet kjo duhet vëmendje dhe jo plane uzurpuese të kryeministrit dhe qeverisë për të kënaqur orekset e tyre. Shkenca nuk ka nevojë për asgjësim, rrethim dhe izolim. Shkenca ka nevojë për mbështetje, përkrahje, legjislacion të ri të përparuar dhe reformë të thellë.

Luan Rama:“Farsa e Akademisë” qenka farsë e qeverisë/ Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka publikuar një dokument, sipas të cilit projekti i qeverisë së tepsisë, siç e cilëson ai, parashikon zhdukjen e Akademisë së Shkencave përpara 25 qershorit. Luan Rama shkruan se në dokument parashikohet që Akademia e Shkencave do të jetë nën varësinë e Ministrisë së Arsimit. “Në dokumentin e më poshtë, projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave! Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologjike + shumë institute për kërkim shkencor”, shkruan Luan Rama.

Vasili: Rama parazitoi katër vjet, tani kujtohet për Akademinë e Shkencave

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e konsideron inkuizicion obskurantist mesjetar atë që ai e quan sulm të Edi Ramës ndaj institucionit të Akademisë së Shkencave. Në një reagim në facebook, Vasili tha se në 4 vite, Rama nuk pati as kohë të lexonte raportin e një komisioni të ngritur për këtë çështje katër vite më parë. “Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S’pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë. Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave. Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar”, shkruan Vasili.

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    06/09/2017 at 21:49

    Per ke kryeminister flisni ju, ai vetem I tille nuk eshte, a e kuptoni se cfare matrapazi mafioz keni ne krye te qeverise, a e kuptoni se kush e dirigjon kete mafioz, pse nuk ka turp Ylli Manjani kur lavderon G. rucin, si nje nga ish politikanet me te rrezikshem per popullin shqiptar, a e di ai dhe I gjithe populli se sa njerez ka zhdukur dhe vrare ky njeri, a I haruat ato qe ai beri ne 2 prillin e vitit 1991 ne qytetin e SHKODRES, ku vrau djemte e nenave, ai jo qe nuk duhet te ishte fare ne politike, por duhet qe ato arkivola te te ndjereve, t’i beheshin atij dhe bashke fajtoreve per gjemen qe bene, askush mos te mare mundimin te hyje ne ate parlament me kriminele e rrugace, hajdute e imorale. Thenia e tij e “famshme” per te gjithe ata qe zgerdhihen: “s’keni pare gje akoma”, po vihet ne zbatim cdo dite, duke u tallur me popullin, Brenda dhe jashte vendit, te gjithe jane kthyer nga ai vend bastardesh me nje kujtim dhe shije te hidhur, tani I erdhi mendja disa simpatizanteve te tij, kur flisnin te tjeret, kundershtonin, tani qe e pane mire dhe e perjetuan vete, u binden duke thene se atje nuk shkohet me, atje eshte bere gjendja shume alarmante, sa dhe itinerarin e ndryshuan duke vajtur ne vende te tjera, atje qendruan sa per te takuar familjaret, kurse ky palacua juaj tallet me te gjithe, mer dhe kopetencat e akademikeve, te cilet jane njerez te pergatitur, duke I krahasuar me nivelin e tij dhe te Rucit, per nga trute jane te dy njesoj, per nga shpirti po ashtu, per nga morali gjithashtu, mjer populli qe drejtohet nga Rilindja e mafias, kur behet dhe Rama te komandoje Akademine e Shkencave, pika qe s’na bie te gjitheve, ai kujton se eshte ne nje vend qe e ka zbuluar vete, te gjithe I duken si miza dhe cdo gje do qe ta renoje e te beje gradacelat si ne vendet shume te zhvilluara, po gjej uje per te pire o ditezi, mos mbill droge o faqezi, se shkaterove jo vetem Shqiperine, por deri ne SHBA u ndjene ato shkaterime qe I bere natyres dhe ajrit, ligji nderkombetar per prishjen e natyres, duhet te veproje dhe te denoje keta njerez teper negative, nuk eshte pare ndonjehere kjo katastrofe si ne Shqiperi dhe kudo tjeter, keta jane shkencetaret e shkaterimit te botes, me keta lloj shkencetaresh barbare, shembet bota per 3 muaj.