Rama: Flakën vendit, unë kryeministër

edi-rama-zaptues1

Shtimi i krizës po sjell rrënimin psikik të kryeministrit, i cili po gremiset në prehrin e destabilitetit, si e vetmja mundësi për të mbijetuar politikisht. Në “përroin psikik” të së dielës, Edvini e shpalli hapur se ka zgjedhur t’i vërë flakën vendit, përpara sesa të përkrahë një alternativë që e nxjerr vendin nga kriza. Duke parë se ai s’ka të sigurtë as lirinë individuale, nëse nuk garanton postin e kryeministrit, ndërkombëtarët po kuptojnë rrezikun që po sjell ultimatumi i Edi Ramës: “Flakën vendit, unë kryeministër”!

 

Teksa është mbushur plot një muaj që nga fillimi i protestës pa ndalim të opozitës shqiptare dhe aleancës së saj me qytetarët, frika duket se është shtuar me ritme të shpejta në gjirin e së majtës e më konkretisht tek kreu i kapobandës në pushtet, Edi Rama. Kryeministri që heziton t’i hapë rrugë një veprimi më se normal në një shtet demokratik, siç është shpallja e një qeverie teknike, e cila mund të garantojë zgjedhje të ndershme dhe liri në vendimmarrje, është kthyer tashmë në simbolin e frikës pasi duke ditur se ka humbur besimin tek populli, përpiqet që të vazhdojë të ruajë status-quo-në sepse vetëm kështu ai mund të blejë zgjedhjet e 18 qershorit me 6 milionë euro para të pista që janë përfituar nga bashkëpunimi me narkotrafikantët. Konfirmimin për frikën dhe tmerrin që e ka kapluar, Edi Rama e shfaqi sërish në video-monologun e ditës së djeshme, ku çuditërisht ripërsëriti të njëjtat fjalë si të dielën e kaluar, veçse me një ndryshim të vogël, që lidhej me trimërinë dhe krekosjen se nuk do të ketë qeveri teknike. Rama përmes deklaratës së djeshme u tregoi shqiptarëve që është i gatshëm t’i vejë edhe flakën vendit, vetëm e vetëm që të mos e lëshoj karrigen e kryeministrit. Kryeministri më i korruptuar në historinë 26 vjeçare të vendit tonë, për pushtet është i gatshëm të sakrifikojë këdo dhe me çdo çmim, edhe pse në këtë rast nuk bëhet fjalë për një individ, por për fatet e shqiptarëve. I etur për para dhe pushtet, Rama ka krijuar soj e soj aleancash me bandat dhe kriminelët më në zë të vendit, të cilët i ka pozicionuar në poste kyçe, përveç atyre 19 deputetëve të grupit të vet parlamentar.  Kryeministri në këto 4 vite ka treguar që ata që duhet të punojnë për të forcuar shtetin, ai i çon të punojë për të forcuar partinë që do të thotë se për të është më e rëndësishme Partia se Shqipëria. Kjo do të thotë që partia është mbi interesin e popullit. Dje krye mashtruesi i shqiptarëve, përveçse bindi qytetarët që duhet të vazhdojnë të mbrojnë kauzën e tyre, tregoi me sjellje  prej një të sëmuri psikik se është i gatshëm të bëj kurban për pushtet personal. Por, Rama teksa i thonë shqiptarëve që nuk ka ndërmend ta lëshoj karrigen e pushtetit, hera-herës situata i dilte nga kontrolli dhe prapa trimërisë false fshihej konfuzioni dhe paqartësia që është shfaqur në të gjithë vargjet retorike të “recituara” prej tij që nga 18 shkurti. Njësoj si etërit e tij në kohën e komunizmit, kryeministri i çartur theksoi se nuk do të dorëhiqet, nuk do të pranojë krijimin e një qeverie teknike e as shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, duke vërtetuar se është i gatshëm të minojë të ardhmen e Shqipërisë vetëm e vetëm që të vazhdojë të vjedhë shqiptarët pas blerjes së një mandati të dytë qeverisës. Rama po përjeton kështu ditët e tij më të këqija që prej momentit kur është ulur në karrigen e kryeministrit, pasi përveç qëndresës së opozitës, përçarjeve brenda gjirit të partisë së tij dhe shkarkimeve të pajustifikuara bindshëm, ai është edhe i atakuari kryesor nga gricjet e herëpashershme të LSI-së. Monologu i djeshëm i Ramës ishte një përpjekje e mbetur në tentativë për të treguar trimëri, të cilën qeveria e rënë tashmë prej kohësh e ka humbur.  Edvini gjithashtu po e ndjen më pranë se kurrë rrezikun e largimit. Menjëherë pasi sakrifikoi 4 nga marionetat e veta politike për të shmangur përgjegjësitë e për t’i mbushur mendjen qytetarëve që të lënë sheshin, ai po kupton se zgjidhja e vetme për vendin është që “kurbani” i radhës në emër të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira të bëhet ai dhe e gjithë struktura kriminale e quajtur “Rilindje”, e cila në katër vite nuk bëri as më pak e as më shumë sesa zhytja e shqiptarëve në mjerim total. Por sikur të mos mjaftonte vullneti i protestuesve dhe opozitës për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre, Rama është kapur ngushtë nga vullneti i ndërkombëtarëve për të dialoguar me palët deri në arritjen e qeverisë teknike dhe ndaj ka shkuar dhe është strukur në betonin e “Sarajeve të Surrelit”, nga ku jep urdhra për mediat e tij të propagandës që të prodhojnë lajme false kundër figurave të huaja që paraqiten në “çadrën e lirisë”. Rama më kot vijon të shesë mend para të tijve se e ka situatën në dorë, sepse ndërkombëtarët nga Tirana në Bruksel e Uashington ja kanë përplasur në fytyrë porsi shuplakë përgjegjësinë për krizën politike dhe fakti që ai bëri ftesë për dialog konstruktiv me opozitën nxjerr në pah frikën e tij nga deklaratat e Lulzim Bashës për zëvendësim të republikës së krimit dhe turpit me një republikë të re, ku theksi do të vendoset tek shteti i së drejtës, konkurrenca e lirë në ekonomi dhe mundësitë për të gjithë shqiptarët. Teksa çdo ditë shtohen zërat në kulisat e medias dhe politikës për tërheqjen e Edi Ramës dhe konfirmimin e një qeverie teknike, këto dalje të fundit të kryeministrit, ku fryhet si gjel duke anatemuar përpjekjen e opozitës për rrëzimin e qeverisë së tij të kapur nga bandat e krimit dhe drogës, nuk janë gjë tjetër veçse mjeti i adaptuar për të justifikuar veten përpara njerëzve dhe mbështetësve të partisë së tij.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>