Rama fsheh frikën pas ndërkombëtarëve

rama

Qeverisja është në krizë, vendi është nën pushtetin e krimit dhe institucionet janë krejtësisht në kolaps, por Edi Rama bën shurdhin dhe qorrin, duke u fshehur pas ndërkombëtarëve. Populli është në rrugë dhe përditë po shihet se s’ka ndërkombëtar, me shkrim e me gojë, që fsheh panikun e kryeministrit, se rrënoja e qeverimit po e zë përfundi dhe po i mbyll me turp karrierën politike

 

Shqipëria sot gjendet në kushtet e një krize të rëndë politike, e cila ka nevojë për një zgjidhje konsensuale, siç edhe është argumentuar nga opozita që qëndron prej 88 ditësh në shesh dhe që mbi të gjitha është një produkt “Made in Rilindja”. Kriza që Edi Rama për interesa të ngushta personale kërkon ta shesë si përpjekje të opozitës për t’i shpëtuar ligjit të Vettingut, në thelb nuk është gjë tjetër veçse fatura që shqiptarët duhet të paguajnë për  kulturën e arrogancës qeveritare që Edi Rama kultivoi në këto katër vite, duke u mbështetur tek lidhjet me botën e krimit dhe të drogës. I njëjti Edvin që legjitimoi korrupsionin dhe varfërinë masive duke shfrytëzuar blerjen me narko-para të mediave për ta shitur veten si reformator, sot e ndjen se ka përgjegjësitë maksimale për situatën e tensionuar politike që ka prodhuar falë kryeneçësisë dhe dëshirës personale për të gjunjëzuar pluralizmin. Qeveria që rrënoi Shqipërinë në çdo aspekt, sot gjendet në një krizë të brendshme dhe lideri i saj Edvin është strukur nën llogoret e krimit dhe po shtyn përpara një nismë mjerane, prej së cilës synon të fshehë frikën nga ndëshkimi popullor nëpërmjet blerjes së deklaratave të disa ndërkombëtarëve, që vjellin vrer për opozitën e vendit. Pasi firmosi me dorën e tij nënshtrimin e shqiptarëve përballë krimit dhe hyrjen në një kolaps institucional, Rama ka marrë përsipër të bëjë rolin e qorrit dhe shurdhit, duke u fshehur pas deklaratave të atyre ndërkombëtarëve që i ka blerë me narko-buxhetin qeveritar  dhe interpretimit propagandistik të letrave të disa ndërkombëtarëve të tjerë që i mëshojnë dialogut konstruktiv midis palëve e pikërisht atij dialogu të cilit Rama i është shmangur publikisht. Edi Rama po mbrohet e po shmang përgjegjësitë duke përdoru skemën e pak kohëve më parë, ku nëpërmjet një operacioni që i përngjante atyre të mafies ndërkombëtare shfrytëzonte këstet e fundit të narko-parave për të porositur deklarata shantazhiste për opozitën dhe vlerësuese për qeverinë e tij tek një rrjet politikanësh-burokratë të paskrupullt në Bruksel apo të tjerëve që ishin në prag të pensionit politik. Njëjtë si rasti i pa precedentë që nënvizuam më sipër, Edvini sot po përpiqet që të legjitimojë bindjen e tij për të zhvilluar një palë zgjedhje fasadë, që do të përbënin sulmin më të rëndë ndaj demokracisë në vendin tonë. intimidojnë forcat demokratike në Shqipëri.  Kreu i kapo-bandës në pushtet po tenton ta mbulojë frikën nga protestat masive të shqiptarëve duke gjetur qetësinë në gjirin e deklaratave që vijnë nga  fronte të ndryshme politike europiane e ndërkombëtare. Kjo padyshim që përbën një përpjekje të fundit të padronit të drogës për të fshehur makthet që burojnë nga fryma e kundërshtimit opozitar, teksa ai po bëhet gazi i botës me kokëfortësinë e tij për të mos pranuar zgjidhjen politike të krizës dhe po konsolidon në mendjen e shqiptarëve thjeshtë e vetëm mendimin se dëshiron të çojë vendin drejt destabilizimit. 18 qershori është sa afër dhe larg për Edvinin dhe ai e di më mirë se çdo kush që prej kësaj lojë ku vendoset në dilemë kredibiliteti i demokracisë në Shqipëri, do të dalë i humbur dhe do të përballet me shqiptarët e revoltuar, të cilët kërkojnë shpëtim nga perandoria e krimit, drogës e hajdutërisë, ndaj lëvizja e tij mbrojtëse nën petkun e ndërkombëtarëve shihet si tentativa e fundit për t’i shpëtuar ndëshkimit popullor. E rëndësishme për Shqipërinë e shqiptarët në këtë moment kulminant është zgjidhja e krizës dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e me standarde ndaj dhe Edvini një ditë përpara protestës masive të paralajmëruar nga opozita duhet të reflektojë e të kuptojë se populli është në rrugë në dhe ushqen bindjen për ndërtimin e një “Republike të re” larg krimit e drogës rilindase dhe këtë rrugëtim që është ndërmarrë nuk mund ta ndalë asnjë ndërkombëtar që me shkrim e me gojë zhurmon veçse panikun e kryeministrit të turpit.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>