Rama gënjen Amerikën!

rama 2

 

 

Edi Rama është paraqitur në OKB si mashtrues e jo si kryeministër. Në izolim të plotë ndërkombëtar, Rama s’mund të paraqitet në OKB si kryeministër, pasi varfëria ekstreme e shqiptarëve njihet prej të gjithëve, prandaj shfaqet si versioni modern i Fidel Kastros, “politikanit” ballkanik që ka në dorë harmoninë fetare dhe zhvillimin social të rajonit. Duke improvizuar një dialog hidh e prit me Ditmir Bushatin, Edvini përcolli në mediat e Tiranës imazhin e superpolitikanit që zgjidh konfliktet botërore, por në fakt në SHBA e panë lakuriq si të korruptuarin ballkanik, që sillet si Fidel Kastro e që do të eksportojë “revolucionin” e hajdutërisë edhe në OKB. Ai tenton t’i atribuojë vetes vlerat europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve si toleranca fetare. Megjithëse pa ndjesi fetare, ai dje shpalli para botës “censusin” fetar të familjes së tij, duke u prezantuar si katolik, me gruan myslimane dhe fëmijët ortodoks. Këtë tolerancë fetare e gjen tek të gjitha familjet shqiptare dhe kryeministri nuk mund të shfaqet si ajka e harmonisë fetare, duke ia shqitur këtë vlerë Shqipërisë për t’ia ngjitur vetes, si simboli i tolerancës fetare. Por, qëllimi i tij është tjetërkund. Ai po e keqpërdor tolerancën fetare për qëllime politike, qëllime që nuk kufizohen vetëm brenda kontureve të shtetit por që për shkak të megalomanisë së tij, kalojnë kufijtë për të arrirë atë që ai pandeh se është: një lider botëror. I ngërthyer nga kjo ndezullinë narciste, Edvini shkon bash në podiumin botëror e shpall veten se ai është super-lideri, lider mbi liderët, që zgjidh konflikte botërore por edhe që krijon, po deshi pasi sipas atyre që ai thotë, si lindja apo shuarja e konfliktit është në duart e tij. Këtë “çmenduri” e ka dëshmuar me kërcënimet e shpeshta ndaj BE-së, duke thënë se po s’u integruam, do na vijë qameti nga një luftë e re ballkanike apo nga grupi terrorist “Shtetit Islamik i Irakut dhe Sirisë” (ISIS).

Ai propagandon se është një lider jo tipik ballkanik, megjithatë e tradhton vetë kjo propagandë. Duke mbajtur një posturë artificiale të tipit botëror, atij i duket qartë falsiteti dhe demaskohet të jetë një lider tipik ballkanik: i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Në një mega aferë korruptive, Rama i ka falur vetes dhe kompanisë çeke CEZ 600 milionë eurot e shqiptarëve ndërsa në një aleancë me krimin, ai ka mbushur parlamentin dhe administratën shtetërore me një “hordhi” të inkriminuarish. Klimaksi i duetit Rama-krim po shihet tek vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është zbuluar nga mediat si person i lidhur me narko-trafikun, madje në një lidhje aq të ngushtë saqë përdor makinën e tij për të garantuar dhe siguruar linjën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Tashmë, ky kryeministri i mega-korrupsionit dhe i mega-krimit shkon e i thotë botës se është super-politikan. A ta ketë besuar vallë ndonjë shtet tjetër përveç Koresë së Veriut?!

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>