Rama, “gju më gju” me popullin – buzë më buzë me krimin

rama-me-droge

 

Platforma e bashkëqeverisjes së kryeministrit është një perçe e mbushur me “kontributorë” të paguar, e cila ngjan më shumë me spiunët vullnetarë enveristë dhe që synon të pengojë marrëdhënien e vërtetë të Edi Ramës me krimin, sesa me një konsultim publik për reformat që na afrojnë drejt BE-së. Vendin e sundon krimi dhe kushdo që s’është i lidhur me të po synon të lërë vendin, ndërsa kryeministrin e shqiptarëve e shqetëson vetëm gjetja e një gënjeshtre që do t’i zgjasë ditët në pushtet, derisa ta privatizojë tërësisht buxhetin e shtetit tek numri i vogël i oligarkëve që e mbështesin dhe e paguajnë

I kapur mat në lidhjen e tij simbiotike me klanet që drejtojnë krimin e organizuar në vend, tashmë edhe prej ambasadorit amerikan, Edi Rama i është rikthyer skenave teatrale, për të tretur në ajër të gjitha kërkesat për llogaridhënie që i drejtojnë shqiptarët. Ditën e djeshme, shfaqja e kryeministrit-palaço përkonte me paraqitjen e një mainfesti tipi komunist, të vjedhur nga arkiva e etërve të tij, të cilin e kishte titulluar platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët. Edvini aktroi dhe u shtir aq shumë dje, a thua sikur shqiptarët dhe hallet e tyre janë problemi i vërtetë i qeverisë që ai drejton. Duke qenë se ka aplikuar kodin e heshtjes për taksat, varfërinë, krimin, drogën dhe papunësinë, ajo çka i ngelej të bënte ishte t’i hidhte hi syve shqiptarëve, madje duke i thënë se tashmë i mjafton fakti që kanë në krye një “lider gjitholog” si ai, për të qenë të lumtur e për t’i pasur punët vaj. Në vend që të diskutoj me ekspertët e fushave përkatëse për të zgjidhur problemet e rënda që kanë mbërthyer vendin, ai vijon shown siç veproi edhe gjatë fushatës së 25 Qershorit. Por të gjithë ata që e ndoqën nga ekrani, panë një shëmbëlltyrë të shëmtuar të Enverit apo Stalinit, që rikthehej e gjallë për t’i treguar që shteti ka kapitulluar dhe jeta e tyre është peng e diktaturës edviniste. Kjo lloj bashkëqeverisje me popullin sikundër Rama e propagandon nuk është as demokratike, as zgjidhje e problemeve të tyre, për më tepër është edhe anti institucionale. Janë institucionet ato që merren me problemet direkte dhe duhet të dëgjojnë qytetarët, por Rama siç edhe e ka deklaruar më parë apo edhe ka vepruar kërkon të dalë mbi ligjet e vendit, duke i bërë tërësisht inekzistente ato. Nga tepsia e madhe e pushtetit që Rama mblodhi për vete, tashmë kryeministri është përfshirë në këtë platformë kriminale, ku përmes saj ai synon të ketë nën kontroll të gjitha institucionet, duke qeverisur me ‘dorë të hekurt’ dhe harruar ligjin dhe Kushtetutën. Eliminimi që Rama kërkon t’i bëjë institucioneve do të ketë pasoja të rënda për vendin. Nga kjo platformë përveç Ramës do të përfitojnë vetëm oligarkët e tij, ata të cilët punojnë vetëm për të zhvatur taksat e shqiptarëve. Andaj, përmes së ashtuquajturës ‘bashkëqeverisje me qytetarët’, Edi Rama i zhytur në llumin e të gjitha të zezave që i ka bërë peshqesh qeveria e tij këtij vendi, i gënjeu sërish shqiptarët duke i thënë se me ta do të bashkëqeverisë, por e vërteta e hidhur është se nga gjithë kjo skemë kryeministri, klika e korruptuar e ministrave, oligarkët-klientë dhe familjet e tyre do të pasurohen, ndërsa populli i thjeshtë do të vazhdojë të paguajë kostot e mëdha të vjedhjeve të tyre.
Platforma e bashkëqeverisjes/Paloka: Po nuk e përmbysëm Ramën, Enveri do na duket yll demokracie
Lidhur me të gjithë recitalin e Edi Ramës, që përbën riciklim të karakterit stalinist të të shprehurit në drejtim të popullit ka reaguar edhe Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka. Duke kritikuar platformën për bashkëqeverisje me qytetarët, që promovoi Rama me krenari, Paloka shprehet me ironi se lideri global, tregoi që vendi nuk ka më nevojë as për opozitë e as për zgjedhje, pasi të gjitha rolet dhe funksionet mund t’i kryejë Edvini duke imituar stilin eneverist të drejtimit të shtetit. Paloka ashpërson gjuhën kur shprehet se nëse nuk përmbyset Edi Rama, Enveri do na duket si yll demokracie. “Nga sot nuk ka nevojë më për opozitë, madje nuk ka nevojë fare që shqiptarët të votojnë. Nga sot, siç e shpalli lideri global, do të bashkëqeverisim të gjithë. Vetëm lideri do jetë atje LART për të kontrolluar që gjithçka të shkojë mirë. Po nuk e përmbysëm, Enveri do na duket si yll demokracie”, shkruan Paloka në Facebook.
Meli Fasko

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    15/10/2017 at 05:14

    A po shkateron cdo dite gjithe vendin, por nuk e kupton qe po shkateron me teper veten e tij, se po shkaterove shtepine tende, ke mare fund, na tregoi tepsine, nje tepsi boshe, se po ta kishte mbushur me dicka, te pakten me byrek me lakra me pak vaj e djathe, mbase do ta besonte njeri qe kishte dicka per t’i dhene popullit, por me ate qe beri tregoi se gjithmone bosh keni per ta pasur tavolinen. Ne kuptimin e plote te simbolit te tepsise, si nje dicka e rrumbullaket, qe sa here ta rrotullosh plot, na del pamja e njejte, po gjithmone plot, kurse ai beri ate qe gjithe popullit dhe mbare atyre qe e pane neper bote, shfaqi tepsine bosh, pra o popull, sic e pate, asgje nuk do hani, se une e mbolla vendin me droge, as shkurre nuk do keni me, se te gjitha I dogja, perimet, frutat dhe mishin do shkoni t’i blini jashte vendit, ky eshte ai qe ju votuat, ai qe do t’ju nxije jeten me keq akoma, kurse ju I shkoni nga prapa dhe gajaseni me budallalleqet e tij, duke mos e menduar mire se cfare ju pret, vetem varferia dhe te gjitha semundjet e tmerrshme ju presin, as uje te pijshem nuk do keni me, as ajer te paster, as ngrohje ne dimer, se as gaz nuk do t’ju jape me njeri, se drute I prene per t’i shitur jashte vendit, keshtu qe dhe ate qymyr qe perdornit me pare do t’ju mungoje, pra e kuptoni qe do t’ju mungoje gjithcka? Sa dhjetera vjecare do t’ju duhen per t’i fituar te gjitha keto humbje? Jeta iken dhe nuk ju kthehen askujt ato qe ikin, por vetem dhimbje do perjetoni, me vjen keq qe I them, po e verteta keshtu eshte, kur ta shohin veten ne kete skandal te gjithe sa jeni atje, do jete shume vone, kurse ata e kane llogaritur mire se ku do shkojne, sepse paraja e droges te con gjithkund.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>