Rama i fshihet dimrit

edi-rama-nudo-ne-plazh

I votuar për t’u shfaqur në ditët kur në vend ka kriza dhe emergjenca civile, Edi Rama po fshihet nga dimri, si diktatori strehohej dikur në bunker nga sulmet e Perëndimit. Urgjencat shëndetësore, polemikat publike dhe nevoja për investime po kalohet me propagandë facebook-u, numërim të viktimave që thuhet se shkaktohen “prej natyrës” dhe planifikime për vendosjen e një takse shtesë që do të shlyejë shpenzimet e këtyre ditëve. “Taksa e dëborës” që pritet të aplikohet në Tiranë e gjetkë, si gjobë për çdo qytetar, është fytyra e vërtetë paraelektorale e një kryeministri që s’ka frikë vetëm për një gjë, të rifillojë mashtrimet zgjedhore

 

Nga Meli Fasko

 

Shqipëria vazhdon të mbetet e pafuqishme  dhe e nënshtruar  nga acari dhe ngricat, të cilat pritet të ruajnë pushtetin e tyre mbi vendin edhe gjatë javës së ardhshme, ndërkohë që qeveritarët më të lartë të vendit me në krye mashtruesin Edi Rama janë  fshehur nëpër resortet luksoze, ku shfrytëzojnë të ftohtin për të përmbushur pasione si gjuetia dhe dëfrehen me milionat e vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Kështu pra dora e asaj, që propaganda tentoi të na i shiste për më shumë se tre vite si “Rilindje” nuk është dukur asgjëkund në zonat e bllokuara prej dëborës, ku banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ushqimeve, medikamenteve mjekësore, por edhe vajtojnë për bagëtitë që po ngordhin prej mungesës së ushqimit, duke e kthyer situatën në tragjike, pasi këto të fundit janë mjeti i vetëm prej nga sigurohet mbijetesa. Qeveria e hajdutëve e ka harruar aleancën që lidhi me qytetarët në 2013-ën, kur Edi Rama premtonte mbështetje më të madhe për shqiptarët dhe përmirësim të jetës së tyre, sepse milionat e vjedhura nga taksat që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira shkojnë për përmbushje qejfesh dhe dëshirash për qeveritarët e korruptuar, e ndaj ka nisur të aplikohet nga Rama linja e braktisjes dhe parimi i harresës së popullit në situata të rënda, ku vendoset në dilemë dhe mbijetesa. Shteti i Edvinit po e vërteton dita-ditës se po i merren këmbët dhe ka humbur sensin e orientimit, ndaj situata e rënduar nga moti i keq, ku qeveria po asiston duke mos dhënë ndihma për zonat e bllokuara dhe duke mbushur llogaritë bankare të kompanive të deputetëve të saj me paratë e dedikuara për pastrimin e rrugëve e tregon qartë se shqiptarët janë të vetëm në këtë betejë me motin e acartë. Nëse vëzhgojmë situatën nga veri në jug, problematikat që ka shkaktuar dëbora apo ngricat e vazhdueshme, ka mjaft kosto. Rrjeti i sistemit të furnizimit me ujë, rrjeti i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, rrugë të amortizuara, dëme të konsiderueshme në gjënë e gjallë, sidomos tek qytetarët që kanë ferma të mëdha, apo më keq akoma tek serat e zonave të Muzeqesë. Pyetja lind, kush do e paguaj koston e gjithë kësaj ngrice, nëse qeveria është duke shijuar bukuritë e natyrës, kombinuar me xhepat e mbushur? Praktika e deritanishme na ka treguar se gjithçka faturohet në kurriz të qytetarëve. Çdo e keqe është një barrë shtesë për ta, në vazhdën e të këqijave që aplikoi qeveria e zhvatjes qysh prej 2013-ës. Shqiptarët tashmë prej tre vitesh e kanë ndjerë mungesën e qeverisë së tyre, por në këto ditë të ftohta dimri ku dëbora ka paralizuar gjithçka po e rikonfirmojnë se shteti i propagandës ka ngrirë në vend numëro dhe është aq vital sa prodhon vetëm kronika televizive dhe thur plane sesi do ia servir një tjetër kosto ekstra shqiptarëve. Kjo është një praktikë e njohur në radhët e rilindjes. E aplikoi Erion Veliaj, ndërsa prej një viti çdo familje në kryeqytet u detyrua të paguajë 1800 lekë në vit si taksë për infrastrukturën arsimore ndërsa biznesi  derdhi në arkën e bashkisë nga 18 mijë në 37 mijë lekë në vit. Me vendim të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës aplikoi këtë taksë me synimin se paratë e grumbulluara prej saj do të shkonin në investimin e infrastrukturës në arsim. Ndërkohë mjaftoi vetëm dy ditë borë në vendin tonë dhe u ndërpre arsimi. Ku shkuan paratë e grumbulluara enkas për këtë qëllim, meqë shkollat janë në gjendje mjerane, ndërsa nxënësit po mbahen larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit siç pretendohet. Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta, ndërsa është e qartë se lekët që u zhvatën nga xhepat e qytetarëve shkojnë për të kënaqur oreksin e koncensionarëve. Në këto kushte, qytetarët përveçse po vuajnë të vetmuar ditët e acarta, iu duhet të përgatiten për një kosto ekstra. Bëhet fjalë për ‘taksën e dëborës’, pasi qeveria me justifikimin se nevojiten investime për të kthyer në normalitet zonat problematike, do t’u shtohen faturat nga hajdutët në qeveri. Kështu pra qeveria Rama, më e korruptuara në 26 vite demokraci në një situatë të tillë ku duhej medoemos të gjendej pranë qytetarëve me ndihma dhe forma mbështetjeje nga më të ndryshmet tregoi në fakt fytyrën e vërtetë që i shkon për shtat kriminelëve dhe hajdutëve, që nuk nguron aspak të degdisë popullin e vetë në kushte mjerimi, e ta braktisë atëherë kur ka më shumë nevojë për të. Kjo është një qeveri që ka grabitur që ditën e parë që ka ardhur në pushtet me taksa, gjoba, ndërsa rrëzimi përmes votës është alternativa që u mbetet shqiptarëve për të shpëtuar të ardhmen e tyre.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>