Rama i shquar në Europë, për azilkërkues dhe drogë

azil

Azilkërkuesit shqiptarë pas Gjermanisë kanë arritur që të kryesojnë edhe në Francë përpara popujve në gjendje lufte si sirianë dhe sudanezët. Edi Rama pasi kanabizoi dhe kriminalizoi vendin, gjatë periudhës 2015-2016 vuri në zbatim edhe një plan të mirëfilltë politik për të larguar nga Shqipëria si azilantë qindra-mijëra votues të djathtë, për të cilët dje mori shuplakën e ministrit të Brendshëm të Francës, që i kërkoi t’i kthejë në atdhe

 

Vëzhgimi/ Azilkërkuesit,  të dëbuar nga Rama- përfaqësojnë qindra mijëra vota që munguan në kutitë e 25 qershorit

 

Edi Rama, kryeministri më i dështuar në historinë e Shqipërisë duket se është shumë pranë triumfit të parë personal. Më në fund azilkërkuesit shqiptarë pas Gjermanisë kanë arritur që të kryesojnë edhe në Francë përpara popujve në gjendje lufte si afganët dhe sudanezët, duke i dhënë liderit të tyre Edvin atributet e një “prijësi” të shquar jo vetëm për kanabisin por edhe për azilantët. Edi Rama pasi kanabizoi dhe kriminalizoi vendin, gjatë periudhës 2015-2016 vuri në zbatim edhe një plan të mirëfilltë politik për të larguar nga Shqipëria si azilantë qindra-mijëra votues të djathtë, për të cilët dje mori shuplakën e ministrit të Brendshëm të Francës, që i kërkoi t’i kthejë në atdhe.  Baroni i drogës u shpërfytyrua dhe pa t’i rrëzohej propaganda qeveritare mbi fluksin e lartë të azilkërkuesve në Europë, teksa pranoi shifrat franceze që tregojnë zhgënjimin e shqiptarëve prej dështimit të tij për t’i garantuar punësim dhe mirëqënie.

Ministri i Brendshëm i Francës: Shqipëria ka 3 muaj kohë për të ndalur fluksin e azilkërkuesve Fluksi i azilkërkuesve që shpërtheu në vitin 2015 dhe vazhdoi të bëhej problematik në 2016, duket se do të ketë pasoja serioze për Shqipërinë. Azilkërkuesit nga vendi ynë përbjën numrin më të lartë në Francë duke kaluar edhe afganët apo sirianët, ndërsa lidhur me këtë situatë të rënduar ka reaguar ministri i Brendshëm francez, Zherar Kolomb, i cili është shprehur se Shqipëria ka 3 muaj kohë për të ndalur fluksin e azilkërkuesve drejt Francës.  Kolomb është i fokusuar totalisht në eleminimin e këtij fenomeni shqetësues për Francën, ndaj ditën e enjte thirri në një takim urgjen ministrin tonë të Jashtëm  Ditmir Bushati, të cilit i paraqiti një plan konkret veprimi, që synon rritjen e kontrolleve në kufi. “Pas 3 muajsh, premtova se do të vij vetë në Tiranë për të parë masat që janë marrë. Është thelbësore të kemi rezultate konkrete dhe një ulje të emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve në territorin tonë”, tha Zherar Kolom. Ndërkohë sipas mediave franceze rezulton se në takim është rënë dakord që Shqipëria të pranojë edhe stacionimin e policëve francezë në kufirin shqiptar, teksa këta të fundit do të punojnë për filtrimin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë. Qëllimi i këtyre masave do të jetë ulja e fluksit të shqiptarëve që mund të kërkojnë azil në Francë.

 

 

 

1 Koment

  1. Patriot shqiptar

    22/07/2017 at 13:21

    Sa shume qe po punon ky kryeministri shqiptar, po pse more mafioz perze popullin e thjeshte qe te votoi, sipas teje, ik vete bashke me familjen tende, mer me vete Milena Hariton, se atje ka qene, gjuhen e dini, mer dhe ata qe ke ne qeveri dhe shume mire do jertoni atje, te pakten nje pune do ta besh, pikturo dhe ti si ai tjetri ca zhgaravina, se I blejne mileti, c’te duhet ty te lodhesh gojen gjithe diten, kurse naten del e ben shetitje neper Tirane, na je bere si Qemal Balluku me afijet e veta nje here e nje kohe, je kryeminister apo minister I brendshem, mos e lodh veten kaq shume se je bere si nje 75 vjecar, nuk te ka ngelur asnje centimeter ne fytyre pa rrudha e njolla, pa le kur zgerdhihesh me pahir, behesh tamam si majmun. Po ike ti ne France, I gjithe populli do lumturohet, Shqiperia do behet nje vend I njerezve te lire, te lumtur, nuk do kete me vrasje, se ata qe I bejne me urdherin tend, o do vine me ty, o do perfundojne ne burg, po ki parasysh se atje nuk te fal njeri, e di ti dhe kushdo tjeter se si e peson. Iksh e mos u kthefsh me kurre.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>