Rama, i vetmi që ka kohë për muhabet

tahiri-dhe-rama

Kryeministrit i kanë dalë duarsh rendi dhe ekonomia dhe reformat kryesore që po kryhen, janë ato të rritjes së taksave dhe konsolidimit të monopoleve, që po i organizon krimi i organizuar. I mbetur pa punë, ai është i vetmi shqiptar që ka kohë të gjezdisë qytet më qytet për muhabet, pasi qytetarët janë të zënë duke u përpjekur t’i shpëtojnë darës së rritjes së taksave

 

Edi Rama ka vazhduar ditën e djeshme në Lezhë, turin e talljeve me qytetarët shqiptarë. Pavarësisht se në mediat e kazanit qeveritar këto takime të stilit komunist shiten si diskutime e dëgjesa, Edvini përmes monologut kërkon të mbuloj të gjitha dështimet e Qeverisë së tij, duke treguar barcaleta e duke fajësuar LSI-në dhe dikasteret që u drejtuan prej saj si të dështuara e që sollën korrupsionin e krimin. E vërteta është e thjeshtë. Kryeministrit i kanë dalë duarsh rendi dhe ekonomia dhe reformat kryesore që po kryhen, janë ato të rritjes së taksave dhe konsolidimit të monopoleve, që po i organizon krimi i organizuar. I mbetur pa punë, ai është i vetmi shqiptar që ka kohë të gjezdisë qytet më qytet për muhabet, ndërsa shohim se në këto udhëtime ai më tepër shfaqet si i impresionuar sesa si kryeministër i një vendi që ka nevojë për investim, zhvillim, zgjidhje. Rama, pothuajse në të gjitha takimet ku ka shkelur është shfaqur i pa shqetësuar për hallet e tyre, madje- madje sikur të mos jetonte aty dhe më tepër akoma sikur të mos ishte në krye të këtij vendi. Kryeministri turist nuk e ka mendjen tek problemet e pafundme që shqetësojnë banorët nga Konispolin në Vermosh. Ai mbetet i fokusuar tek droga, krimi, pazaret e pista.  Ortakëria e Ramës me krimin ndodhet në nivelet më të larta. Çdo ditë krimi po pushton horizonte të reja. Përballë kësaj gjendje, policia e ka të pamundur të veprojë, pasi mbi kokë, ka ata që i japin zemër kriminelëve. Pasi mori tepsinë e pushtetit, Edi Rama e ka të pamundur t’i shkëpus këto lidhje, pasi përmes tyre erdhi në pushtet dhe siguroi edhe për një mandat tjetër timonin e qeverisë. Përveçse u ka lehtësuar territorin për të vepruar, ai edhe u ka dhënë pushtet, një pushtet të pakufishëm ku këto grupe kriminale po dalin mbi ligjet e institucionet. Sot vendin ndodhet në situatë anormale. Shqiptarët janë të kërcënuar. Fëmijët janë të pambrojtur përballë krimit i cili po lëshon breshëri plumbash çdo natë. Krimi po sundon pushtetin qendror dhe vendor. Sikur të mos mjaftonte kjo situatë dramatike, Edvini ka paralajmëruar masa drastike për biznesin, duke i rrjepur deri në pikën e fundit e duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre. Detyrimi i biznesit të vogël për të paguar Tatim mbi Vlerën e Shtuar do të çojë në falimentim shumë prej tyre. Kjo masë pritet të rrisë ndjeshëm kostot e biznesit, jo vetëm për shkak të taksës shtesë, por edhe barrës administrative. Sipas skemës, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset e vogla të bëjnë deklarimin e tvsh-së, duke i detyruar që të mbyllin përfundimisht aktivitetin e tyre. Këto masa drastike ndaj biznesit po merren pasi  Edi Ramës  dhe kazanit të tij nuk i duhet mirëqenia e qytetarëve. Atyre u mungon vullneti për të ndërmarr plane shpëtuese për biznesin, për të goditur evazionin dhe korrupsionin sepse kontrabandistët dhe evazorët e mëdhenj, personat me rekorde kriminale në biznes, janë pjesë e grupit të tij politik. Atij i mungon aftësia për të pranuar, ose për ta thënë më mirë, nuk ia ndjen, që taksat e rritura prej tij kanë rrënuar e çuar në kufijtë e ekzistencës mijëra ekonomi familjare, mijëra biznese të vogla e të mesme. Sepse, Edi Ramës nuk ia ndjen për shqiptarët, nuk ia ndjen që ata zhyten në borxhe për bukën e gojës. E rëndësishme për të është se pas aplikimit të kësaj skeme, klientët qeveritar të jenë shpërblyer në masën e duhur. Ndaj këto ture shëtitëse për kryeministrin e krimit janë sa për të kaluar kohën e për t’u shfaqur në shtëpitë e shqiptarëve si ‘shpëtimtari i tyre’, kur në fakt është varrmihësi i të ardhmes së tyre.

Meli Fasko

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>