Rama: Jeta e luksit, vetëm për mua

edi-rama-makarona

Mandati i dytë i Edvinit nuk do jetë i vështirë vetëm për të varfrit, por edhe për ata bosë që i bëjnë karshillëk kryeministrit me makinat e shtrenjta apo jetën luksoze. Kryeministri-mbret tani s’duron dot më askënd që i bën hije, prandaj jeta e luksit do të konsiderohet krim shtetëror që do përndiqet nga qehajajtë e qeverisë. Luksi do jetë monopol kryeministror, pasi vetëm ai mund t’i ndërrojë çdo ditë kravatat njëmijë euroshe dhe të kryejë ndryshime pa leje në vilën familjare pa asnjë faturë të paguar

Refreni i mandatit të dytë: “S’ka Vetting për kryebaronin e drogës”

 

Edi Rama po i hedh hapat drejt katër vjeçarit të dytë si kryeministër me parullën “S’ka Vetting për kryebaronin e drogës”. Pasi i investoi të gjitha paratë e pista që përfitoi nëpërmjet ngritjes së urave të bashkëpunimit mes policisë dhe narkotrafikantëve, për blerjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, Edvini po tenton ta mbyll të shkuarën në harresë dhe t’ia delegojë pjesën më të madhe të fajti atyre që i rihapën dyert e pushtetit. Në mbledhjen e djeshme kryeministri i kanabisit e tregoi qartë se është i gatshëm të dalë kundër të gjithëve për të mbrojtur jetën superluksoze që bën.  Edvini duket i bindur se do t’i shpëtojë gjykimit për kanabizmin e vendit dhe për këtë i dha gjuetisë së rradhës të shtrigave, me pretendimin se faji për gjendjen ku ndodhet vendi është i grupeve kriminale që janë forcuar falë bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë e tij. Pasi ia mori dorën operacioneve fshesa, në kohën kur bëri kurban të besuarin Saimir Tahiri dhe gjatë gushtit ku me një urdhër shkarkoi pjesën më të madhe të drejtuesve të administratës në rrethe, Edvini po përpiqet të tregojë se vetëm ai është i paprekshëm në këtë vend. Tepsia që mori në krah duket se ia ka ashpërsuar tonin, por shqiptarët duhet të kuptojnë se binomi Edvin-Krim është aq i fortë sa nuk mund të luftohet nga kryeministri i tyre. Nëse do t’i shpallej vërtetë luftë milionerëve të hashashit, Edi Rama do të falimentonte politikisht dhe do t’i dilte duarsh ajo pjesë e pushtetit që me bindje të plotë iu dhurua krimit gjatë qeverisjes së “Rilindjes”. Ky palo-kryeministër që premton beteja me makinat luksoze dhe sekuestrime të pasurive të patundshme, duhet që ta nisë për të parën herë procedimin e drejtësisë nga vetja. Pasuria e grumbulluar nga fitimet që vijnë prej kanabisit, nuk mund të luftohen nga ai që tallet çdo ditë me shqiptarët e varfër e të papunë, ndërkohë që e dorovit veten me kostume nga markat më të shtrenjta. Pronari i Vilës së Surrelit, që ndërron këmishat dhe këpucët e blera me paratë e vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë nuk  mund të luftojë përballë krimit të organziuar. Si mjeshtër i korrupsionit dhe mashtrimeve, ai i përket grupit të kriminelëve dhe meriton të gjykohet njëjtë si ata nga drejtësia, e jo t’i bëjë bisht asaj nën argumentin se jeta e luksit i përket vetëm atij. Edi Rama është kryebanditi i këtij vendi! Ai që sheh sesi shqiptarët vuajnë për të mbajtur familjen me bukë dhe madje ironizon ata që i burgos sepse s’kanë të paguajnë energjinë elektrike, nuk meriton të vazhdojë të bëjë jetën e shtrenjtë që është produkt i korrupsionit dhe abuzmit me pushtetin. Më shumë sesa ata që u pasuruan me kanabisin, të vetmen alternativë punësimi që kjo qeveri arriti t’u garantojë në katër vite, në burg duhet të shkojë çeta e hajdutëve qeveritarë me në krye Edi Ramën.

Verifikimi i burimeve të pasurive, Strazimiri-Ramës: Filloni me vilën e Surrelit/Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që tha se duhet të verifikohen burimet e pasurive dhe makinave luksoze, si dhe t’i sekuestrojnë. Nëpërmjet një statusi në facebook, Strazimiri shkruan se sekuestrimi duhet të niset me “të madhin në Tiranë” që kishte pushtet t’u jepte licencën dhe mbrojtjen për kultivimin, përpunimin dhe më pas trafikimin e drogës. “Sekuestro e pronave të drogës? Niseni me “të madhin në Tiranë”, “Atë” që kishte pushtet t’u jepte liçencën dhe mbrojtjen për kultivimin, përpunimin dhe trafikimin! Filloni me vilën e Surrelit (se makinën e luksit e ka të shtetit), pastaj vazhdoni me të tjerët! P.S. Do thonë të gjithë që e nisën me nga 3.800 euro kursime…por gënjejnë”, shkruan deputeti.

Brahimllari: Pasi i shfrytëzoi 4 vjet grupet kriminale, Rama kërkon të krijojë linja të reja/Lidhur me urdhrin e dhënë ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Task Forcë-s nga kryeministri Edi Rama për goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të rrjeteve kriminale që janë fuqizuar nga trafiku i kanabisit, ka reaguar ashpër LSI. Sipas deputetit të saj Endrit Brahimllari kjo thirrje e kryeministrit vjen, pasi ai shfrytëzoi këto grupe dhe paratë e tyre për 4 vjet, madje duke i shfrytëzuar edhe për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Brahimllari shprehet se duke kërkuar të hapë një pseudo luftë me beniaminët e tij të drogës Rama po kërkon ‘të lajë duart” me narkotrafikun dhe se kjo nuk është gjë tjetër veçse krijim i linjave të reja të kanabisit. “Bosi i drogës drejton Task Forcë-n. Në 4 vite, Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit”, shprehet Braimllari. Sipas deputetit të LSI kjo e rradhës është një lëvizje për të krijuar lidhje me linja të reja të kanabisit. “Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë kriminale. Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur në plan kombëtar për luftën kundër kanabisit që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kanabisit”, përfundon deputeti i LSI-së.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    02/09/2017 at 00:11

    E Rama vazhdon te mbaje fjalime bajate, sa here perballet me akuzat ndaj tij, qe nga njerezit e thjeshte e deri tek politikane te mirefillte, opinioniste, gazetare, e me e rendesiashme eshte se perballet me nderkombetaret, si me lezet anash e anash, perballet me perfaqesuesit nderkombetare, te akredituar ne TIRANA, te cilet e monitorojne cdo sekonde, ku jane te shperndare ne te gjithe vendin, ku ai nuk I njeh, prandaj dhe ben gabime dhe faje te cilat denohen deri me burg te perjetshem, me e cuditshmja eshte se mundohet t’i jape mend te gjitheve me shprehjet e tij vulgare, ku I mungon dhe kripa dhe sheqeri, perfytyroni nje ushqim te tille, ku askush nuk e percjell dot, eshte bere si Shaban Qosja ne vitet e atij komunizmi criminal, ku femijet e atyre qe benin pjese ne ate komunizem, e tallnin kete person, se vete ishin te hurit e te litarit, keshtu I edukonin femijet ata qe hiqeshin si me te mencurit e vendit, ne I njohim mire, I kemi patur ne shkolle, ne lagje, keta tipa me vone u bene shoke te femijeve te diktatorit Hoxha, pastaj deputet ne PS, ku asgje nuk bene per ate vend, vetem se moren rrogat e majme per te regulluar ekonomine e tyre, pra dhe ky kryeministri I Rilindjes, po keshtu po katandis, sa here te kaloje ne rruge, do e tallin ata qe e votuan vetem per para, a do ta duroje dot kete tallje? A do ike nga vendi apo do mbyllet ne keshtjellen e tij te Surelit, ai duhet te jape llogari per ato para te harxhuara per ate keshtjelle luksoze, ku dhe drogen e mbjell atje. Mos e mbani me, po cirjani masken e krimit dhe te korupsionit, ndryshe nuk shpetoni dot vetem me fjale.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>