Rama ka qeveri vetëm për vete

edi-rama-e1414598264773

 

 

Edi Rama është i vendosur për të ruajtur natyrën fisnore e klanore të qeverisë të tij, megjithë krizat financiare, problemet politike brenda koalicionit dhe kërkesave ndërkombëtare për zgjidhje politike. Me kushërirat, me burrat e ish-grave dhe me të inkriminuar e shokë të dhomave të zhveshjeve, Edvin “Mbretëresha” po synon të ruajë edhe për disa ditë një kabinet personal, që garanton vjedhje me firmë, pavarësisht se kostot janë të larta dhe dekriminalizimi rrezikon të asgjësojë krejt partinë private të drejtuar prej tij

 

Edi Rama është i vendosur për të ruajtur natyrën fisnore dhe klanore të qeverisë të tij. Ministritë u janë shpërndarë kushërirave, burrave të ish-grave dhe organizatave kriminale, të cilat përbëjnë në vetvete familjen politike të Edvinit. Kështu, ai ka një qeveri vetëm për vete, dhomën e tij personale ku mund të zbrazë energjitë e zeza të një adoleshence politike. Me kushërira, me burrat e ish-grave, me të inkriminuar e me shokë të dhomave të zhveshjeve, Edvini synon të ruajë këtë luzmë grenzash, ku vetë ai është Mbretëresha, e cila e ka çuar vendin drejt një gremisje politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Ai jo vetëm që i fshihet vetë përgjegjësitë për keqqeverisjen, krimin e lidhur me pushtet, krizën ekonomike dhe eksodin por nxit edhe ministrat, ushtarët që kryejnë “krimet” në terrenin politik dhe socio-ekonomik të Shqipërisë, që të mos tërhiqen nga mësymja e tyre, por të vazhdojnë me kllapi shtyrjen e shqiptarëve drejt greminës së rrënimit. Ministri Tahiri, lidhjet me krimin e të cilit kanë kapur qiellin me avionët e drogës dhe kanë kaluar kufijtë me makinën po të drogës, përbën tanimë një problem jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Emri i tij ka filluar të lakohet nëpër gazetat italiane, madje me nënvizime që flasin për rënien e qeverisë shqiptare bash për shkak të këtyre lidhjeve me narko-trafikun. Në shëndetësi, është emëruar shoku i dhomës së zhveshjes, Ilir Beqja që shpërndan tendera lart e poshtë tek klientela e Edvinit dhe që së fundmi ka përgatitur një projektligj për ilaçet që nga “shëndetësia falas” flet për “sëmundje falas” dhe të rimbursueshme. Ky ministër që duket sikur vjen nga “toka e gjiganteve”e Xhekut i ka rrënuar spitalet(në u thënçim më kështu) e i ka shndërruar në geto dhe burime sëmundjesh. Në ekonomi, kemi Ramizistin Shkëlqim Cani që qeveriset nga drejtoresha. Ky është një rast unik ku një Ministër ka për epror një drejtoresh, megjithatë ai duket i pashqetësuar dhe vazhdon, me urdhër të Ramës, t’u hedh shqiptarëve thërrime buke.

Bled Çuçi, burri i “ish-gruas” së Edvinit ka marrë në dorë frenat e Reformës Territoriale dhe duket sikur injekton në çdo bashki të re helmin e 20% të Edvinit. Mjaftojmë këto, edhe kufjet e kushërirës, për të treguar se ç’natyrë ka kjo qeveri dhe në ç’derexhe e ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nga ministri në ministri sheh në fakt një fytyrë: atë të Edvinit, me qeska poshtë syve dhe me atë prepotencën e vajzave snobiste të shoppingut, që shkel mbi këpucët e çara të shqiptarëve në mjerim. Ministrat duhen ndërruar, por duke ndërruar kryeministrin. Vendi ka nevojë për një qeverisje të re. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk mund të amnistohet duke kaluar në një ministri tjetër, ashtu siç nuk mund të amnistohet vetë Rama duke qëndruar në postin e kryeministrit ndërsa ministrat i nënshtrohet një rrethrrotullim karrigesh ministrore. Edi Rama nuk mund ta amnistojë veten për krizën e rëndë ekonomike, eksodin dhe lidhjet me krimin e korrupsionin masiv, duke pudrosur kabinetin nëpërmjet një rotacioni ministrash. Kontrabandimi i Tahirit apo i dikujt tjetër nga një ministri në një ministri tjetër thjesht riciklon të keqen që na ka sjellë Edvini. Publiku kërkon dorëheqjen e kryeministrit, jo bërjen kurban të ndonjë ministri, që ka qenë tepër besnik ndaj porosive të shefit

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>