Rama kthen arrestimet “në emër të popullit”

vrasjet-4_1

Regjimi i tepsisë nuk do ndalet vetëm me fletërrufetë dhe linçimet publike të kundërshtarëve të kryeministrit. Regjimi i spiunëve dhe i ndëshkuesve “në emër të popullit”, prej shtatorit do të ketë platformë ligjore dhe mbështetje parlamentare. Dhuna kryeministrore do ketë mbështetjen e propagandës së fletërrufeve si dhe ndihmën e “administratës së reformuar”. Mashtrimet dhe listat e verës pritet të prodhojnë dhunën e vjeshtës, si e vetmja mënyrë që Edi Rama të ndihet jo veç i votuar, por edhe i adhuruar dhe i përjetësuar

 

Vetëm pak kohë kanë kaluar nga dita kur regjimi i tepsisë publikoi fletërrufenë e parë me 101 emra zyrtarësh të akuzuar për shpërdorim detyre në Facebook-un e shokut Edi Rama. Ky akt i parë i diktaturës, ku kryeministri shkeli ligjin për të Drejtat e Njeriut duke i gjykuar publikisht zyrtarët për abuzime me detyrën “në emër të denoncimeve” që i kishin ardhur në llogarinë e tij në Facebook duket se nuk do të jetë i vetmi, pasi Edvini ka vendosur të legjitimojë linçimet publike të kundërshtarëve. Regjimi i spiunëve dhe i ndëshkuesve “në emër të popullit” që Edi Rama po promovon, prej shtatorit do të ketë një platformë ligjore dhe mbështetje parlamentare, pasi hyn në fuqi ligji i ri, i cili i dënon qytetarët shqiptarë edhe nga letrat anonime e dëshmitarët e rremë. Ligj i ngjason atyre që zbatonin shtetet diktatoriale dhe i shkon për shtat karakterit uzurpues dhe të dhunshëm që Rama i ka veshur Partisë Socialiste, e cila doli fituese nga një proces zgjedhor i blerë me para të pista. Ligji i ri enverist që autokrati i pashembullt Edvin e ka kaluar në Parlament fshehtas e duke i mohuar vëmendjen që i takonte prej grupeve të interesit, parashikon në thelb që qeveria me dorë të hekurt të mjaftohet edhe me një dëshmitar të rremë, të cilit nuk i bëhet publik as emri dhe as fytyra, për të degdisur në burg qytetarët e këtij vendi. Qeveria e krimit dhe drogës po shfrytëzon kështu ndryshimet në Kodin Penal për t’i krijuar hapësirat e nevojshme rikthimit të dhunës shtetërore, e cila tashmë do të ketë edhe mbështetjen e propagandës së fletërrufeve si dhe ndihmën e “administratës së reformuar”, që nga ana e vetë e mbushur me militantë socialistë do të shërbejë si qendër e specializuar spiunazhi. Letrat anonime dhe justifikimet me dëshmi të rreme do të jenë kryefjala e qeverisjes në këto katër vite, ndërsa vetë diktatori Edvin njëjtë si etërit e tij do të përdor elementët e mësipërm si kartë e gjuetisë së shtrigave nga pushteti. Në funksion të projektit të tij që konsiston  në rikthimin e arrestimeve “në emër të popullit”, kryeministri do të përdorë edhe ndikimin e tij mbi institucionet e reja që do të ngrihen në kuadër të Reformës në Drejtësi, pasi prokurorët e dalë prej Vettingut të dyshes Rama-Vllahutin do të jenë edhe personat e vetëm që do të njohin pseudo-dëshmitarët, fjalën e të cilëve ai do ta përdorë për të shantazhuar apo burgosur kundërshtarët  dhe këdo që flet kundër qeverisë së tij. Pavarësisht se një ligj i tillë me karakter leninist që fsheh identitetin e dëshmitarëve shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut, i çarturi Edvin nuk ka ndërmend të ndalet por do ta aplikojë për të çuar në vend idetë e tij të krisura, të cilat asnjëherë nuk shkojnë në drejtim të interesave të qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët duke pasur në krye të qeverisë Edi Ramën, i cili i jep jetë nismave ligjore të ardhura si trashëgimi e hidhur e diktaturës, që prej shtatorit duhet t’i frikësohen regjimit “rilindas” pasi mund të zgjohen një mëngjes duke e parë veten të dënuar nga dëshmia e një personi që i akuzon për krime të ndryshme, por që askush nuk ka informacion për të veç kryeministrit të turpit. Edi Rama pasi ia rrëmbeu shqiptarëve mandatin e dytë si kryeministër duke shfrytëzuar çdo qindarkë kanabisi dhe formë presioni, i tregon me ligjin e tij të ri se mashtrimet dhe listat e verës do të prodhojnë dhunën e vjeshtës, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ai të ndihet jo veç i votuar, por edhe i adhuruar dhe i përjetësuar.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>