Rama, latifondisti i kanabisit  

rama-jpg

“Dëgjesat” e Edi Ramës janë shndërruar në drogën e opinionit publik, për të errësuar qasjen prej ufo-je që kryeministri po shfaq në zanafillën e mandatit të tij të dytë. Sikur të mos ketë qenë asnjëherë në krye të shtetit shqiptar dhe administratës së tij, Edi Rama ka nisur lëvizjen kineze për shkarkimin e cilitdo drejtor, pa pranuar asnjë përgjegjësi. Në të njëjtën shkallë është edhe fushata kundër “bejlerëve të drogës”, pavarësisht se ai kërkon të mos flitet për njollën e tij më të madhe si Latifondisti i Kanabisit

 

Droga, mbetet tema kryesore në Shqipëri, ndërsa përhapja e saj në të gjithë sipërfaqen e vendit është kthyer në një problem serioz. Pasi ia doli me sukses të blinte zgjedhjet e 25 Qershorit, Edi Rama po propagandon lart e poshtë nëpër media se dëshiron të spastroj vendin nga droga e përhapur me bekimin e tij. Kjo situatë  alarmante, në të cilën lundron Shqipëria e 2017-ës, që ka pushtuar pothuajse çdo ngastër toke, edhe që po me të njëjtin intensitet po terrorizon fqinjët, nuk është për faj të shqiptarëve. Kjo situatë u investua nga dora e Edvinit, i cili  përmes parave të pista dhe lidhjeve me kriminelët ia doli mban të siguronte tepsinë edhe për 4 vite të tjera. I ashtucilësuari ‘aksion masiv’ në të gjithë sipërfaqen e vendit nga Edvini është shfaqja e radhës teatrale e një kryeministri dështak, i cili pasurinë më të madhe të tijin ka lidhjen me botën e egër të mafies. Sigurisht që ky aksion nuk do të prek kokat e vërteta të trafikut, pasi ata janë të paprekshëm  dhe bashkëpunëtor të kryeministrit. Si në çdo aksion të lançuar nga Edvini edhe në këtë rast ky aksion sa për zhurmë do të godas ‘peshqit’ e vegjël dhe të pambrojtur. Që kryeministri të tregojë se e ka seriozisht planin për spastrimin e vendit nga kanabisi së pari i duhet të heq qafe kokat e mëdha që po e mbajnë peng vendin dhe e kanë renditur në krye të listës së vendeve më problematike ndaj këtij fenomeni. Në katër vitet që lamë pas, dyshja Rama-Tahiri e shndërruan Shqipërinë në “Republikë Kanabisi”, ndërsa pushtetin e kthyen në vegël për të përdhosur punën e policisë e për të inkriminuar gjithë shoqërinë shqiptare.  Në tentativën finale për të vulosur në histori çështjen e kanabisit, Rama nuk mund t’i shpëtoi disa të vërtetave tronditëse për situatën e rendit dhe sigurisë në vend gjatë qeverisjes së tij. Të korrat e mbara të 2016-ës dhe bollëku në prodhim e nxorën faqebardhë PS-në në zgjedhje, por vetë kreu i kapobandës qeveritare në kuadër të nismës së tij për të manipuluar shqiptarët me historinë e liderit që do ndalë kultivimin e drogës, po pranon se hashashi u kultivua masivisht në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë. Andaj i “nderuari” kryeministër, nëse do donte të fshinte disi njollën e zezë të drogës që është shënuar tashmë në CV-në e tij, duhet të pranonte ditën e djeshme para shqiptarëve se Kanabisi është vetë ai dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ajo çka teatri i radhës në zyrat e Kryeministrisë lidhet pikërisht me nismat e kryeministrit të turpit për të groposur në të shkuarën të gjitha dështimet e mëdha të “Rilindjes” gjatë mandatit të parë qeverisës dhe për t’i manipuluar shqiptarët me idenë se do punoj për të bërë shtet, kur shteti i tij është tashmë i nëpërkëmbur prej bandave të krimit dhe drogës, që historikisht i kanë siguruar qëndrimin në pushtet. Pavarësisht çdo shfaqje teatrale të Ramës, tentativa e tij për të mbyllur llogaritë me shqiptarët lidhur me të keqen e madhe që i solli shoqërisë ka dështuar që në nisje të saj, pasi prej këtij populli “Rilindja” e Edvinit do të ngelë në histori si ithtare e shtetit kanabist dhe platformës kriminale të të qeverisurit të një vendi.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>