Rama luan ‘Dhelprën e Ngordhur’  

Edi Rama mimi kodheli

Edi Rama ka nisur një fushatë të vërtetë të kurimit të imazhit të tij publik, në kulmin e verës dhe menjëherë sapo OSBE në raportin e saj paraprak e ka rrënuar imazhin e zgjedhjeve në Shqipëri. Në dialogjet që ai ka rifilluar me “miqtë” e facebook-ut, spikat qartë roli i “dhelprës së ngordhur”, i kafshës politike që s’kafshon dot, i kryeministrit që s’bën dot më dëm dhe i njeriut që është penduar për kostot e 4 viteve mjerim. Por roli i “Dhelprës së Ngordhur” është një stratagjemë për të nulifikuar frontin opozitar që pritet të krijohet me çeljen e legjislaturës së re në shtator

Paralajmërimi i “The Economist”: “Me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria do të përjetojë një periudhë tjetër korruptive”

Edi Rama ka nisur një fushatë të vërtetë të kurimit të imazhit të tij publik, në kulmin e verës dhe menjëherë sapo OSBE në raportin e saj paraprak e ka rrënuar imazhin e zgjedhjeve në Shqipëri. Pasi rezultati zgjedhor është shpallur ndërkombëtarisht si i papranueshëm dhe mediat po raportojnë se në Shqipëri rrezikon të nisë një periudhë afatgjatë parademokratike, ku oligarkia do të qeverisë pa llogaridhënie e pa presionit e shkuarjes në zgjedhje të lira e të drejta, Edi Rama ka nisur të luajë rolin e “dhelprës së ngordhur”. Duke ricikluar gënjeshtrat se në politikë është përkohësisht, duke njoftuar se shumica e tij personale s’do të përdoret asnjëherë për interesa partiake dhe duke parashpallur se në shtator “qeveria do të krijohet në aleancë me qytetarët”, kryemininistri i oligarkëve po përpiqet të tulasë disi shpirtin e revoltës që po ngrihet përherë e më tepër në rrjetet sociale. Thirrja për të mbledhur “pakënaqësitë” që qytetarët hasën në mandatin e parë të “mulla Edvinit” nuk është vetëm një lejfenizëm, por së pari një terapi për të thyer që në zanafillë revoltën që rrezikon t’i shembë ngrehinën e mandatit të dytë që e bleu aq shtrenjtë më 25 qershor. Në dialogjet që ai ka rifilluar me “miqtë” e facebook-ut, spikat qartë roli i “dhelprës së ngordhur”, i kafshës politike që s’kafshon dot, i kryeministrit që s’bën dot më dëm dhe i njeriut që është penduar për kostot e 4 viteve mjerim.

Për të pasur një ide se sa shtrenjtë i ka kushtuar “marrja e timonit”, mjaft që shohim investigimin lidhur me shpenzimet e çmendura të Edi Ramës për mitingun përmbyllës të Tiranës. Investigimi u jep përgjigje edhe dyshimeve e denoncimeve të ish-kryeministrit Berisha për faktin se Edi Rama i mbushi tubimet elektorale me njerëz që i transportonte me autobusë nga zona të ndryshme të vendit, sepse faktet tregojnë që në një rast të vetëm janë transportuar 2 mijë pjesëmarrës në miting. Sipas raportit paraprak të ekspertëve, mitingu elektoral i Partisë Socialiste në Tiranë ka kushtuar 4,030,000 lekë ose 40 mijë dollarë, ndërsa mitingu në Fier ka kushtuar 1,870,000 lekë. “Theksojmë se kostot e mësipërme janë bërë me një përllogaritje të përafërt bazuar në çmimet e tregut. Me marrjen e një informacioni më të saktë nga financa e Partisë Socialiste do të bëhet një përllogaritje në bazë të dokumenteve e do të pasqyrohet në raportin përfundimtar”, theksohet në raportin paraprak të ekspertëve financiarë.

“The Economist”: Me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria do të përjetojë një periudhë tjetër korruptive/Mandati i dytë i Edi Ramës si kryeministër, i hipotekuar nëpërmjet shantazheve, presioneve dhe miliona euro para të pista të investuara nga bandat e krimit dhe narkotrafikut, është aq surreal dhe i pabesueshëm, sa është kthyer në subjekt ironie dhe satire edhe për media të mëdha ndërkombëtare si “The Economist”. Media prestigjioze teksa e cilëson si tepër të rrallë një fitore të tillë, konstaton nëpërmjet argumenteve të akademikëve të njohur në arenën ndërkombëtare se për Shqipërinë do të ketë një periudhë tjetër të mbushur me afera korruptive nën drejtimin e Edi Ramës. “Eshtë ekstremisht shumë e rrallë. Në përpjekjen për të gjetur se kush merr, kë ministri, është krahasimisht e lehtë. Pyetja e madhe që shtrohet është se cila kompani publike do të pajtohet për oportunitetet e saj në lidhje me patronazhin dhe rryshfetet”, theksohet në artikullin e “The Economist”. Në thelb pyetja që ngre media me famë botërore tregon qartë mënyrën sesi funksionon skema korruptive e ndërtuar prej Edi Ramës, pikërisht ajo skemë që favorizon shtresën e oligarkisë të pasuruar prej tenderave dhe koncensioneve miliarda dollarësh dhe të krijuar prej lidhjeve me pushtetin, duke shfrytëzuar mbështetjen e dhënë për Edvinin gjatë të gjithë kohës që ai ka qëndruar në pushtet. “Qytetarët janë larguar nga politika dhe votojnë për çështje personale, përfitime të prekshme apo nga frika”, konstaton ndër të tjera “The Economist”, duke i dhënë përgjigje në njëfarë mënyre fushatës së presionit dhe premtimeve për ndarje tepsie mes të vetëve që Edi Rama bëri gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit. Gjithashtu artikulli në fjalë i jep një shuplakë Perëndimit, teksa kritikohet mbështetja e tyre ndaj autokratëve në Ballkan, përkrahje kjo e konservuar nën termin “Stabilokraci”, por që në thelb tregon devijim nga “Demokracia”.

Roli i “Dhelprës së Ngordhur” është një stratagjemë për të nulifikuar frontin opozitar që pritet të krijohet me çeljen e legjislaturës së re në shtator, por blerja paraprakisht e frymës opozitare përmes premtimeve se s’do bëjë më dëme, është njësoj si t’i besohet dhelprës së do ta heqë pulën nga menuja e saj ditore.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    10/07/2017 at 19:00

    Fushata Brenda PD me kujton propaganden qe bente komunizmi ne ato kohera, kur nuk guxonim te flisnim, kush guxoi, e bagoi shtrenjte me lirine e vet, u burgos, internua, pushkatua, ku shumica po e perjeton akoma ate diktat, ishim ne, demokratet e vertete, te cilet I kaluam ne kurrizin tone ato krime si fizike dhe mendore, te cilet bindem dhe ata qe ishin anetare te atij regjimi, me testa partie, te cilet I hodhen poshte, grisen fotografite e asaj qeverie gjakatare, iken nga vendi per te mos u kthyer me, sepse kudo qe vajten, gjeten nje jete tjeter, gjeten pune, sherbim shendetesor, gjeten ushqimin shume llojesh, te cileve u mungonte prej disa vjetesh ne vend, gjeten infrastrukturen e deshiruar, u bene me makinat e tyre, veshen ne kembe kepuce qe nuk I hynte me uji, iu ngroh shpirti ne dimer e u freskuan ne vere, te gjitha keto mungonin ne Shqiperi, pra e gjithe kjo domosdoshmeri u be ne saje te asaj kryengritje popullore qe u be nen drejtimin e PD, te drejtuar nga Z. BERISHA dhe intelektualet e tjere, ku fillimisht ishim ne punetoret e Rajonit NR. 1 te kryeqytetit qe e perkrahem kete levizje te bashkuar me studentet e atyre viteve, pas nesh u bashkuan e gjithe klasa puntore e TIRANES, nuk I harojme ato dite te veshtira, me ato kushte skandaloze ku jetonim, pa uje e drita, pa telefona, pa asgje qe I duhet njeriut, prandaj, PD, te bashkohet dhe nje here si ne ato vite, sepse demokracia e vertete nuk eshte ajo qe po jetojme, me droge e vrasje, se mjaft na vrau ai regjim, na ndau vetem per bindje politike, ka ardhur koha qe ne Shqiperi te mos ekzistojne me ne pushtet ata qe I kane duart te lyera me gjak, analizoini se kush jane ata qe ju drejtojne, pikerisht ai qe na tregon tepsine, ka mbi 20 vjet qe tallet, vjedh dhe mashtron popullin, vetem per t’u pasuruar vete dhe klanin e tij, ai eshte nje dallkauk per te gjithe ata qe e njohin, vetem nje njeri te tille e terheq per hunde ai regjim gjakatar, se te zgjuarin ta haroje ta binde, pra mos rini urte po kundershtoni cdo njeri te atij regjimi, ndryshe gjithe jeten do vuani.