Rama mbush me frikën e tij socialistët

Leader of the Albanian opposition Socialist Party Rama speaks during a news conference in Tirana

Dëshpërim në kampin e kryeministrit. I pasigurt për mbajtjen e zgjedhjeve, i paqartë se do t’ia dalë me presidentin e ri dhe krejt i pasigurt për koalicionin e ardhshëm parazgjedhor, Edi Rama u kthehet metodave musoliniane e ramiziste të antimitingjeve, ku kërcënohet opozita me dhunë dhe shantazhohet edhe partneri në koalicionin qeverisës. Ai i ka mbushur socialistët e thjeshtë me panikun e tij, duke i përdorur si mish për top, pasi rotacioni politik i rrezikon edhe integritetin fizik

Denoncimi/ “Qeveria Rama po përdor gjimnazet e Tiranës për fushatë elektorale”

Edi Rama ka humbur qetësinë dhe në daljet e fundit publike po shfaqet më i trembur se kurrë ndonjëherë, pasi e ka kuptuar se ofensiva opozitare po shtyn përpara me idenë e konsoliduar tashmë për të sjellë në krye të vendit një qeveri teknike, e cila do të mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Frika dhe dëshpërimi i “Rilindjes” reflektohej qartë në fytyrën e vrenjtur dhe tonet e ashpra kundër demokracisë e pluralizmit që Edi Rama lëshoi ditën e djeshme nga sheshi “Skëndërbej” në drejtim të shqiptarëve që së bashku me opozitën kërkojnë ndërtimin e një “Republike” të re të shkëputur nga bandat e krimit dhe drogës. Rama teksa propagandonte arritje dhe kërcënonte me dhunë protestuesit e PD-së, shfaqi në publik pasigurinë për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 qershor, paqartësinë lidhur me çështjen e presidentit të ri dhe mundimin që po i shkaktojnë negociatat jo të mbara për koalicionin e ardhshëm parazgjedhor. Në antimitingun e stilit dikatorial, ku foli përpara të rinjve që votojnë për të parën herë në këto zgjedhje paralmentare, Edvini nuk mundi që në fjalën e tij dhe të sahanlëpirësve që ligjëruan përpara tij të fshihte qartësinë që shoqëronte thirrjet për dhunë ndaj opozitës dhe presion e shantazh të hapur ndaj partnerit kryesor në koalicionin qeverisës. Padronët e krimit dhe drogës, të pushtuar nga ethet e fundit të tyre politik në mitingun e mbajtur në sheshin “Skëndërbej”, ku nëpërmjet shantazheve dhe presioneve mblodhën të rinjtë, nisën të bilbilosnin vargje moraliste mbi vlerat e parimet. Po, po pikërisht Rama dhe Tahiri që në një vend normal dhe me demokraci funksionale duhet të përfundonin në qeli e të shërbenin si shembuj negativ për shoqërinë, që kërkon prosperitetin dhe shkëputjen nga aktiviteti kriminal i bandave të lidhura me pushtetin guxuan edhe njëherë t’i hidhnin hi syve shqiptarëve, duke sulmuar porsi etërit e tyre komunistë pluralizmin dhe votën e lirë. Madje, madje “ëngjëlli mbrojtës” i Mark Frrokut, Armando Prengës dhe Elvis Rroshit, të cilët kanë shitur e kanë shfrytëzuar për prostitucion dhjetëra vajza shqiptare e kanë vjedhur gjysmën e Evropës foli për dinjitet përpara të rinjve. Krerët e kapo-bandës në pushtet, të frikësuar nga humbja e besimit në popull, nisën t’i bënin lavazh trurit të një brezi që e sakrifikuan për hir të një reforme që gjeneron para për klientët e qeverisë dhe zhyt në varfëri e skamje prindërit e palodhur shqiptar, që janë të detyruar të sakrifikojnë edhe kafshatën për dijen e fëmijëve. Edvini që i vodhi shqiptarët me tenderat, koncensionet dhe PPP-të e tij të famshme i foli të rinjve për Shqipërinë e 2020-ës, zhvillim e mirëqenie, por harroi se në katër vite u kujdes personalisht që të çonte azilantë nëpër shtete e BE-së plot 300 mijë shqiptarë.

Berisha-Ramës: Po bën antimitingje si Ramizi-Çadra të nxori në origjinë/Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama për mitingun e PS që ishte organizuar në sheshin “Skënderbej”. Në një status në Faceboook, Berisha e krahason Edi Ramën me Ramiz Alinë që bënte anti mitingje. “Fitore historike e Çadrës së Lirisë! Ramën e ktheu në origjinë! Në anti mtingjet e Ramiz Alisë. Rama në antimiting në groooop! Fitore! Fitore!

Denoncimi/ “Qeveria Rama po përdor gjimnazet e Tiranës për fushatë elektorale”/Strukturat e qeverisë dhe PS po bëjnë presion mbi studentët për të marrë pjesë në një takim të Edi Ramës në Tiranë. Në llogarinë e ish kryeministrit Berisha, studentët denoncojnë këto akte të turpshme mbushur studentët, ndërsa ishte ky njeriu që u mbylli mjaft të rinjve nga familjet e varfra, dyert e Universitetit. “1) I nderuar zoti Berisha ! Papritur me vjen nje telefonat !I SHOKUAR!Numri 0695263031 sapo me mori ne telefon dhe me tha tekstualisht , ishte zë goce dhe tha:po flas, nesër duhet te merrni pjese patjetër ne takimin e zotit kryeministër dhe është mire qe te marrin pjese te gjithë studentet e Universitetit te Tiranes ! Shpërndajeni ta shohin si edhe studentet duan qe ti përfshijnë ne këto matrapazllëqe. 2)“Përshëndetje doktor. Ju lutem postojeni ketë shqetësim tonin. Siç e dimë ai i gjati qe kemi x kryeministër do bej një prezantim nesër ne orën 6 me studentet , dhe si gjithmonë qe te ketë mbështetje ai po përdor te gjitha mënyrat e mundshme qe te mbledh sa me shumë studente ne prezantimin qe do bej. Po them rastin qe po ndodh tani. Neper te gjitha godinat e konvikteve ne qytetin studenti po jepet urdhër tek administratoret përkatës , qe te çojnë te gjithë emrat e studenteve dhe numrat e tyre tek forumi i tyre dhe nëpërmjet kërcënimeve apo mënyrave te tjera te tyre qelbësirave , qe te kenë sa me shume studente aty. Po si mund te shkoj emri im aty qe do jem prezent kur un jam komplet kundër qeverise se te gjatit, e gjithë reforma e tij ne arsim ka qen ne demin tim dhe shumë studenteve te tjerë? Ç’janë këto cenime te të drejtave tona? Jepini zgjidhje kësaj çështje ju lutem doktor se jeni i vetmi i cili i bën derman këtyre.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>