Rama në Amerikë, zero takime me amerikanët

rama

 

Përpos disa fotove prej turisti të publikuar në facebook, ku u duk edhe ambasadori i Assadit në OKB, nga Edi Rama nuk u dha asnjë “lajm” për ndonjë takim të niveleve të larta me zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë. “Zero” takime me zyrtarët e SHBA-së është një rekord i zi që zakonisht e regjistronte Fidel Kastro kur shkonte të sulmonte Perëndimin në OKB, por tani Edi Rama ka energji të reja të na armiqësojë me SHBA e Evropën, për hir të dëshpërimit për pushtet

 

Në SHBA, Edi Rama u takua vetëm me Ditmir Bushatin, ministrin e vet. Duke improvizuar një dialog hidh e prit me Ditmir Bushatin, Edvini përcolli në mediat e Tiranës imazhin e superpolitikanit që zgjidh konfliktet botërore, por në fakt në SHBA e panë lakuriq si të korruptuarin ballkanik, që sillet si Fidel Kastro e që do të eksportojë “revolucionin” e hajdutërisë edhe në OKB. Ashtu si Kim Jong un apo diktatorë të tjerë, ai shkeli në OKB dhe po kthehet pa zhvilluar asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikanë dhe perëndimor. Vizita e tij ishte një shëtitje “diktatoriale”, pra lart e poshtë selisë së OKB-së duke tentuar të futet në ndonjë derë “ashtu si rastësisht” apo duke bërë prita nëpër korridore, sërish për të takuar “ashtu si rastësisht” me ndonjë zyrtar të lartë. Përpos disa fotove prej turisti të publikuar në facebook, ku u duk edhe ambasadori i Assadit në OKB, nga Edi Rama nuk morën asnjë “lajm” të një takimi të niveleve të larta me zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë. Izolimi i tij vjen për shkak të asaj që tanimë është një problem i ndërkombëtarizuar: lidhjet e qeverisë me krimin. Mbushja e parlamentit dhe administratës shtetërore me kontingjente kriminale është një fakt që sado të mbulohet në vend nga censura qeveritare, në botë është tepër e qartë. Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizatave ndërkombëtare mbi Shqipërinë janë të lexueshme si në shqip ashtu edhe në anglisht. Raporti i DASH-it ku përmendej fakti se një deputet socialist ishte i dënuar më parë për trafikim të qenieve njerëzore sigurisht përbën një “sanksion” izolues për kryeministrin, i cili jo vetëm që nuk reflektoi ndaj këtij denoncimi ndërkombëtar, por përkundrazi tha se nuk shihte asnjë të inkriminuar në radhët e deputeteve të tij. Raporti përfundimtar i OSBE-së për zgjedhjet lokale vjen si një tjetër “sanksion” kundër Edi Ramës. Sipas këtij raporti, në Shqipëri nuk u përmbushën standardet më jetike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si liria e votës. Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e shoqëruar me kriminalizimin e Bashkive me persona të inkriminuar përbën një shqetësim madhor për ndërkombëtarët.

Varfëria e shqiptarëve që po kulmon me eksod është një tjetër faktor që i shtohet izolimit ndërkombëtar të Edi Ramës. Në Europë, pas Assad-it vjen ai si “diktatori” i eksodit. Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është një lexim komuniteti ndërkombëtar i bën jo vetëm situatës ekonomike të vendit tonë, por edhe standardeve demokratike.

Mega-afera korruptive me CEZ-in e vjedhjes së 600 milionë eurove është një lajm ndërkombëtar dhe që është futur në “dosjen” ndërkombëtare të Edi Ramës. Kjo vjedhje e përfunduar me një proces parlamentar anti-kushtetues, të miratimin të një ligji ku legjitimohet vjedhja dhe imuniteti i hajdutëve dëshmon qartazi cenimin e sistemit demokratik në Shqipëri, për të cilën ndërkombëtarët kanë investuar shumë. Me këtë “CV” të pasur, Edi Ramën mund ta presë vetëm Kim Jong Un-i ose Bashar al-Assadi.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>