Rama në SHBA, me pa si i ka punët

rama-me-droge

Në një udhëtim të papritur, Edi Rama është “vetë-ekstraduar” në SHBA në një vizitë jo shtetërore, një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Donald Lu, për ekzistencën e 4 klaneve dhe 20 bandave mafioze në vend. Avioni i Ramës ka lënë pas një shtëllungë frike për atë se çfarë amerikanët kanë zbuluar në hetimet mbi lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë. 4 klane dhe 20 banda kanë futur në inventarin e tyre të gjithë shtetin, një koncesion që mund të jepet vetëm nga një qeveri. Edvini po takon “rastësisht” lobistët e tij tradicionalë me lyp ndonjë ndihmë, por ingranazhi amerikan që ka lëvizur kundër tij duket se e kapërcen tagrin e lobistëve

 

 

Mbas deklaratës tronditëse të ambasadorit amerikan, Donald Lu drejtuar Edi Ramës e Qeverisë së tij, lidhur me kriminalizimin e vendit, kryeministri shqiptar është nisur me urgjencë drejt SHBA-ve për të parë se deri në çfarë mase Uashingtoni ka zbardhur të vërtetën tronditëse për të dhe lidhjen e tij me bandat e krimin. Siç u pa edhe nga deklarata e ambasadorit Lu, SHBA-ve duket se po u soset durimi me kryehajdutin e shqiptarëve, ndërsa kërkojnë të vendosin para përgjegjësive këtë ‘vemje’ që po i merr frymën shqiptarëve. Deklarata se “Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave” ka bërë që Rama të shkoj drejt SHBA-ve dhe përmes lobingjeve të përpiqet të zbus deklaratën e të tjetërsoj mesazhin fare të qartë që u dha vetëm një ditë më parë nga Donald Lu. Takimi me lobistët tradicionalë do të jetë në axhendën e Ramës. Ky takim  me gjasë për t’u këshilluar për situatën e krijuar. E gjithë kjo furtunë për Edi Ramën, vjen pikërisht në kohën Departamenti Amerikan i Shtetit ka pësuar ndryshime sa i takon përfaqësimit diplomat në Europë. Fakti që diplomacia amerikane nuk është më e njëjta në raport me Edi Ramën, fakti që Ramës po i dalin të palarat në shesh e justifikon këtë udhëtim urgjent të tijën dhe frikën e madhe që e ka kapluar, pasi duket që fundi i tij është pranë. Fakti që çështja e kriminalizimit, kanabizimit, lidhjes së ngushtë qeveri-banda po trumbetohet aq fortë nga Uashingtoni, si problemi më i madh që po has Shqipëria sot nën drejtimin e Edvinit, na bën të besojmë se kjo situatë do të marr drejtim, ndërsa për fatin e Edvinit dhe ‘personazheve’ të krimit me të cilët qeveris, fundi është pranë. Investimi serioz e i palëkundur i Ramës në kanabizimin e vendit, në veshjen me pushtet të bandave s’mund të vazhdonte pafundësisht, pavarësisht përpjekjeve të kryetimonierit shqiptar për të ndikuar përmes botës së tij të errët edhe tek ndonjë eksponet i huaj në mënyrë që të ‘fshihej’ gjendja reale e kriminalizimit të vendit. Por, pas alarmit të ambasadorit të SHBA-ve, kryeministri bandit e ka të pamundur të ndryshojë panoramën e qartë si drita e diellit që ekziston në vend. Bandat, krimi, terrori që mbisundon mbi shqiptarët e thjeshtë e të ndershëm nuk mund të vulosen me vullnetin e një të çmenduri si Edi Rama.

Demiraj: Bandat e Partisë Socialiste drejtojnë Shqipërinë, në katër komisariate krimi ngrihet mbi ligjin

Lidhjet me padronët e bandave që drejtojnë krimin e organizuar në vend po i dalin prej hundësh Edi Ramës, të cilit ju desh të përballej me një deklaratë tepër të ashpër të ambasadorit amerikan Donald Lu, që i kujtoi se Lul Berisha, Shullazi dhe Balili lëvizin ende të lirë në Shqipërinë e kontrolluar nga klanet mafioze. Bomba e lëshuar nga Donald Lu duket se nuk është e vetmja pasi vetëm 24 orë më pas, ish-ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj është shprehur se bandat janë deklaruar prej kohësh në mbështetje të hapur të Partisë Socialiste, dhe se interesi midis palëve është i ndërsjelltë. Në një prononcim për tpz.al Demiraj thotë se ai ka raportuar në task-forcën e ngritur për zgjedhjet e 25 qershorit, përfshirjen e bandave në afera politike me drejtues të rëndësishëm të PS, një bashkëpunim që ka garantuar një numër të konsiderueshëm votash për Edi Ramën. “E vërteta është se prej 4 vitesh, në territorin e Shqipërisë komandojnë disa banda, të cilat dolën haptazi në mbështetje të Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore. Ngjarje, të cilat janë identifikuar nga ne dhe janë raportuar në të gjitha raportet, por dhe në raportin e OSBE/ODHIR, i cili doli 4 ditë përpara. Në këtë kontekst kemi pasur disa mbledhje të taks-forcës. Unë i kam raportuar zv.kryeministres dhe pjesëtarëve të tjerë të taks-forcës për përfshirjen e tyre në afera politike. Në bashkëveprim me disa drejtues të Policisë së Shteti, të cilët haptazi e kanë mbështetur Partinë Socialiste, këto banda kanë pasur lirinë e veprimit, pasi dihet që prej kohësh një pjesë e tyre ka siguruar një sasi jo të vogël votash për Partinë Socialiste”, shprehet Demiraj. Teksa në rrugët e vendit është rritur pasiguria dhe shqiptarët kërkojnë të largohen, sepse bandat janë duke i terrorizuar, Demiraj deklaron se prej kohësh ekzistojnë katër komisariate problematike ku krimi ka dorë të lirë dhe është ngritur mbi forcën e ligjit. Ish-ministri pohon gjithashtu se ai ka marrë rolin e efektivit të policisë, duke arrestuar në flagrancë, persona me armë. “E në këtë kontekst, do vinte një ditë që sot, Ministri i Brendshëm z.Xhafa ka filluar të shtrëngojë masat dhe krimi duke qenë nën presionin e Policisë së Shtetit, ka filluar të reagojë. Kemi pasur komisariate, si komisariatet e Dibrës, komisariatet e Shkodrës, Lezhës e Pukës, të cilat në kuptimin e keq të fjalës janë shquar në raport me komisariatet e tjera për mos ushtrimin e kontrollit të territorit, mos zbatimin e ligjit, mos-arrestimin. Në disa raste kam qenë i detyruar vetë, me pjesëtaret e sigurimit eskortës që të bëjnë ndalimin e personave me armë”, deklaron ish-ministri i Brendshëm. Ai është ndalur edhe tek aksioni “Vjeshtë 2017”, i cili me 84 makina luksoze të sekuestruara në të gjithë Shqipërinë, u shit si sukses në luftën kundër krimit dhe drogës. Sipas Demirajt policia dështoi sërish. Ai i kujton Haki Çakos se vetëm në qytetin e Durrësit janë 64 persona që zotërojnë makina të blinduara, ndërsa nënvizon se në Shkodër, fenomeni i gjobëvënies është i dukshëm. “Kemi situatë problematike në rrethin e Durrësit, kemi rreth 64 persona me makina të blinduara. Kemi situatë problematike në qytetin e Shkodrës, ku disa klane të caktuara i vendosin gjoba tregtarëve dhe një pjesë e mirë e tregtarëve nuk guxojnë të mos paguajnë haraçe”, pohon Demiraj. Ish-ministri ka komentuar edhe ngjarjet e fundit në Elbasan, duke deklaruar se grupet kriminale në këtë qytetet kanë pasur gjithmonë mbështetje politike. Sipas Demirajt kjo vërtetohet shumë lehtë nëse marrim në analizë veprimet e kryeministrit Rama, i cili nuk ka urdhëruar asnjëherë kontrollin e territorit. “Kemi probleme në qytetin e Elbasanit. E kemi bërë prezent në disa raste, që bandat kanë mbështetje politike. Nuk ka asnjë lloj shansi, as një person, asnjë grup kriminal në Shqipëri që të dalë mbi policinë dhe shtetin. Në asnjë rast, nuk mundet, që grupe të tilla kriminale, të veprojnë në rast se nuk kanë mbështetje politike. Unë nuk mund të them konkretisht nga kryeministri, por kryeministri ka për detyrë, që të urdhërojë policinë, të urdhërojë Ministrin e Brendshëm, që të ushtrojnë kontroll të territorit. Kemi disa ngjarje ku nuk ka persona të ndaluar, madje, madje një pjesë të rasteve dhe emra konkret. Kjo është e pafalshme”, thekson Demiraj.

 

 

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    04/10/2017 at 15:45

    Nje vend me kufij teritorial, I cili njihet boterisht dhe I kufizuar nga fqinjet e tij, patjeter duhet te kete nje qeveri qe ben ligje, I voton nga te gjithe deputetet ne sale, te cilat duhet t’i sherbejne popullit per nje jete te mire, per hapje vende pune, qe te gjithe te punojne, te paguajne taksat, te shkollohen femijet qe kur arijne moshen e dekretuar me ligj, te respektohen grate dhe vajzat e jo te dhunohen, shiten dhe vriten nga meshkujt, sikur I kane pula per t’i ngrene, qe ketu fillon shteti, neqoftese femrat nuk respektohen, ato qe krijojne jeten, qe lindin dhe risin femijet, qe punojne ne te gjitha punet, ku dhe meshkujt nuk I bejne dot, femrat, te cilat jane njesoj si lulet qe lulezojne gjate gjithe vitit neqoftese I mban ne ambiente te ngrohta dhe me diell, persa I perket ketij kryeministri, ai jo vetem qe nuk I pelqen keto dukuri, por eshte I pari qe ka dhunuar femrat, eshte I pari qe ka bere tregeti me femrat, duke mare e dhene grate e veta e te shokeve te tij, me parate e droges dhe me apartementet e 20% te ndertimeve 11 vjecare, mos I besoni shume per ato qe flet, ai mundohet te mbuloje ato qe ka bere, por ta dije mire se, nuk mbulohet dielli me shoshe, e gjithe Tirana e njeh se kush eshte ky person, sa deme I ka sjelle pikerisht Tiranes, por tani qe eshte dhe kryeminister, ka molepsur te gjithe bashkiaket e vendit, nga veriu ne jug, nga lindja ne perendim, nje person pa ngritje intelektuale, pa ngritje arsimore, educate familjare, nje rrugac ordiner dhe me nje fjalor te pa degjuar ndonjehere, si ne jeten private, ashtu dhe ne jeten politike, te gjithe e kane degjuar gjuhen e tij te felliqur ne mes te parlamentit, ate gjuhe qe ai perdor dhe ne familjen e tij, po prandaj dhe ate familje qe ka krijuar, te tille e ka. Eshte turp I madh per te gjithe popullin shqiptar qe perfaqesohet nga ky rrugac ordiner. Asnjehere nuk do hyjme ne BE me ate person.