Rama nuk e mban burgun, refuzon hetimin

rama me telefon

 

 

Kryeministri ka refuzuar formalisht hetimin ndërkombëtar për vjedhjen e 600 milionë dollarëve në mega-aferën korruptive me CEZ, në mikrofonin e zërit shtetëror të SHBA-së. Pasi luajti me shumë porta, Edi Rama e ka parë se s’ka këllqe e po shpall se s’e mban dot burgun, por tashmë skandali është bërë ndërkombëtar dhe frikërat e shefit tonë të qeverisë s’vlejnë më as si hipotekë politike e as si mëshirë perëndimore

 

Mjegull të dendur nuk shohim askund. Është një qartësi e tillë që i ngjason asaj ditës që pason një stuhi të madhe, ku në dritën e diellit vezullon përgjegjësia e Edi Ramës në vjedhjen e 600 milionë dollarëve të shqiptarëve. Kryekorrupsioni i kryeministrit Edi Rama është aq i stërmadh saqë nuk mund të mbulohet me justifikimin e vetos çeke e as me një retorike boshe. Vjedhja e 600 milionë eurove në një marrëveshje makabre për vendin dhe shqiptarët me CEZ-in ka lënë gjurmë tek vizitat e eksponentëve të kompanisë çeke me Edi Ramën qysh kur ishte në opozitë, para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Njerëz të njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht, me lidhje me CEZ-in janë takuar me Edi Ramën ku kinse në tryezën për integrimin evropian të Shqipërisë u mbivendos një nga aferat më të mëdha në historinë e 24 viteve të fundit. Kështu korrupsioni u mbivendos mbi integrimin në BE të Shqipërisë duke shpikur veto nga çekia dhe tre ligjet e famshme për statusin e vendit kandidat si justifikime për të mbuluar mega-aferën.

Marrëveshja e miratuar në Kuvend ku CEZ-it i falen 600 milionë dollarët e shqiptarëve është një provë mëse inkriminuese. Kur shëtit neper nenet e kësaj marrëveshje duket sikur po shëtit nëpër rrathët e ferrit, sa më shumë thellohesh në të aq më e zezë zbulohet të jetë kjo marrëveshje për interesat financiare të vendit dhe për vetë fatet e shqiptareve. Kjo është një marrëveshje që nuk ka luajtur vetëm me fatin ekonomik të Shqipërisë por edhe me fatin e jetëve të shqiptarëve. Numërohen me dhjetëra të vetëvrarë për shkak se nuk kishin t’i paguanin një këst prej 30 mijë lekësh të vjetra OSHE. Sakaq, nuk është toleruar, e nuk është amnistuar asnjë grupim shoqëror, nga invalidët e deri tek ata që jetonin me një llambë sa për t’u ndriçuar natën. Një energji negative është përhapur në të gjithë Shqipërinë nga aksioni i Ramës për të prerë tela, për të zbrazur xhepat e shqiptarëve e për të futur në burg, prindër bashkë me fëmijë. Madje, në një rast, kryefamiljari është arrestuar pasi ka lidhur energjinë elektrike për një aparaturë për të shpëtuar jetën e fëmijës së tij që vuante nga astma sepse duhej patjetër të vihej në punë aparati që prodhonte oksigjenin. Kjo marrëveshje kapërcen edhe “kontratën me djallin”. Ligji i miratuar në parlament nga Edvini ka një klauzolë që ia kalon edhe “kontratës me djallin”. Në një nen të këtij ligji ku i falen 600 milionë ÇEZ-it përcaktohet shprehimisht përjashtimi nga ndjekja penale e personave të përfshirë në aferën e CEZ-it. Kjo marrëveshje, siç duket qartazi nga ky nen, dëshmon për përmasat korruptive dhe për qasjen anti-kushtetuese të kësaj marrëveshjeje. Pikërisht, aty ku” ligjërohet” vjedhja e shqiptarëve, po aty ligjërohet kriminaliteti i personave të lidhur me këtë aferë. Tek kjo marrëveshje, gjendet “mosmarrëveshja” e Ramës me Kushtetutën, ligjin dhe me postin e kryeministrit. Kësisoj, Edvini mund ta refuzojë sa të dojë hetimin, por përsa kohë ka forca të tilla demokratike, si opozita, shoqëria shqiptare dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë, zor se mund ta pengojë hetimin ndërkombëtar me një intervistë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>