Rama nuk jep asnjë garanci – zgjidhja e vetme, qeveria antimafia

Pas zbulimit të një celule tjetër policore që drejtonte trafikun e kanabisit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj shpalli se qeveria nuk jepte më asnjë garanci për të luftuar krimin e drogën dhe zgjidhje e vetme mbetej largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafia

Kronika-Arrestohen dy policë dhe 2 doganierë, si të përfshirë në trafikimin e 2.5 tonëve kanabis në Ankona

 

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po bën çdo përpjekje për të vënë nën kontroll sistemin e ri të drejtësisë, duke kapur institucionet. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se së fundmi Rama po tenton të kapë edhe Kryeprokurorin. Ndërsa akuzoi qeverinë se nuk jep asnjë garanci për të luftuar krimin dhe drogën, Alibeaj tha se zgjidhja e vetme është qeveria antimafia dhe largimi një orë e më parë i Edi Ramës. “Kjo qeveri nuk jep garanci se do të luftojë krimin. Përfshirja e policisë me trafikun e drogës tregon se nuk ka shpresë.  Saimir Tahiri i zhytur në vorbullën kriminale. Ai po bën vetë policin, prokurorin dhe Gjykatësin. Ky potencial nuk mund të luftohet nga Edi Rama. Sot duhet krijuar një qeveri antimafja. Duke filluar nga largimi një orë e më parë Edi Rama”, deklaron Alibeaj. Në vijim, ligjvënësi demokrat tha se në rastin e fundit, atë të 2.5 tonë kanabis të dala nga porti i Durrësit, ishin të përfshirë 3 policë, dy të Durrësit dhe 1 i Fierit. “PD e ka denoncuar prej 4 vitesh kriminalizimin e policisë. Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi të mund të luftohet. Nuk ka si të ndodh dhe as të shpresohet se mund të ndodhë, pasi Rama është ideator, arkitekt dhe ekzekutor i këtij krimi makabër për të kriminalizuar policinë. Nuk mund të japë asnjë garanci, kur vetë vëllai i Xhafajt është i hetuar, i proçeduar, i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimet në Itali për trafik lëndësh narkotike heroine dhe kokaine. Siç shpresohet për luftë ndaj krimit, kur ish-ministrit Tahiri, i zhytur në këtë vorbull u mor në mbrojte nga Rama. E nuk a se si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin ,kur 3 zyrtarë iu krijuan kushtet dhe lehtësisë për t’ju shmangur drejtësisë. Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjithë organet e drejtësisë, përfshi edhe kryeprokurorin. Ai po bën vet kriminelin, policin, prokurorin. Sot më shumëse kurrë është nevojë imediate krijim i një qeverie antimafia Duke nisur së pari nga largimi një orë e më parë të Edi Ramës”, tha Alibeaj

Kronika-Arrestohen dy policë dhe 2 doganierë për kamionin me 2.5 ton kanabis në Ankona/Gjithë saga e hetimeve që kanë për personazhe kryesore të tyre policë e drejtues të lartë të togave të zeza në qarqet kryesore të vendit tregojnë se narko-shteti i ka rrënjët e thella dhe struktura e dytë për nga rëndësia në politikën kanabiste, pas qeverisë së Edi Ramës ka qenë vetë Policia e Shtetit. “Çunat që donin” Edvini dhe Sajmiri po na dalin çdo ditë si krerët që kanë nisur gomonet dhe kamionët me drogë drejt Italisë e Greqisë fqinje, ndërsa rasti i tretë që kupola e krimit kontrollon policinë është zbuluar në Policinë Kufitare të Durrësit. Ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda dy doganierë dhe policë kanë dalë me duart në pranga prej ambienteve të tyre dhe teza se Vlora e Fieri me ‘Habilajt’ dhe klanet e tjera të drogës ishin të vetmit ku policia bashkëpunoi për kanabisin është rrëzuar, sepse stafeta ka kaluar edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Me këto arrestime, pretendimet për reformimin e policisë nga narko-shtetarët e “Rilindjes” e ka humbur plotësisht edhe vlerën që pati për mediat e kazanit qeverisës, ndërsa shqiptarët kanë kuptuar arsyen e vërtetë se përse rendi publik dhe siguria e jetëve të tyre ka përfunduar në këtë derexhe të frikshme.

Kronika: Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi ditën e martë se një operacion i saj përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie. Nënkomisari në Komisariatin e Fierit, Festim Lelaj konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017. Hetimi kishte nisur pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj. Para pak kohësh janë arrestuar shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg. Në vijim të këtij operacioni të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.“Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, njoftoi Albi Serani, është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike në janar 2017, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali. Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila. Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>