Rama nuk qeveris dot më!

rama

Kryeministri e ka humbur kontrollin edhe ndaj territorit, edhe ndaj strukturave që formalisht i përkasin nomenklaturës shtetërore. Skandalet e njëpasnjëshme “qeverisin” agjendën ditore dhe elementët kriminalë vendosin lëvizjet e administratës, vrasjet politike si dhe ndryshimin e kontrollit nëpër njësi të ndryshme vendore. Qeverisja nuk është vetëm talenti për mashtrime e propagandë, prandaj i madh e i vogël nebdib se Shqipëria s’mund të vazhdojë të jetë nën izën e një kufome politike

 

Për Edi Ramën është e shenjtë ortakëria me krimin dhe kriminelët, andaj nëse nuk do të ishte për skandalet e një pas njëshme që i plasin në derë, ai do të vazhdonte ta ruante të pandryshuar natyrën kriminale të qeverisë që drejton. Ai së bashku me ministrat po bëjnë sikur “martesa” me krimin dhe narkotrafikun s’ekziston, edhe pse ditë pas ditë në vend shpërthejnë skandale nga më të rëndat që implikojnë drejtpërsëdrejti njerëzit më pranë kryeministrit. Edi Rama nuk po mendon më për qytetarët shqiptarë. Ai tashmë e ka shkelur kontratën me ta qëkur mori karrigen e pushtetit. Edvini para katër vitesh u premtoi shqiptarëve, arsimi, shëndetësi falas, klimë të favorshme për të zhvilluar biznesin, u premtoi një jetë të sigurtë dhe me shpresë për të ardhmen. Në fakt e vërteta është e dhimbshme dhe krejt ndryshe nga ç;propagandoi. Sapo mori karrigen e pushtetit kryeministri i dha pushtet bandave dhe dha liri veprimi në biznesin e kanabisit për çdo zyrtarë policie e më gjerë. Nga rruga, solli kriminelët dhe i bëri anëtarë të parlamentit, deputetë, kryetarë të bashkive të vendit, i bëri drejtor të mëdhenj në polici, në dogana, në tatime, duke i kthyer të gjithë këto organizata që ishin në shërbim të shqiptarëve, në organizata të mirëfillta kriminale. Edi Rama dhe krimi janë bërë njësh me qëllim për të mbajtur pushtetin, për të bërë më shumë para, për të vjedhur zgjedhjet dhe për të prishur vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ky kryeministër mbron ata që janë në kërkim policor, ndihmon të arratisen ata që janë të dënuar, ulet, drekon, darkon, bën pazare me kriminelët më të rrezikshëm. Nga ana tjetër arreston, keqtrajton, dhunon, poshtëron qytetarët e pambrojtur. Kryeministri shqiptar nuk mendon për mirëqenien e shqiptarëve, ai nuk mund të siguroj dhe mbroj asnjë të drejtë të tyre, përveçse t’i fundos edhe më keq se ç’janë. Ortakëria me krimin dhe bandat nuk e lejon më Ramën që të mendoj për popullin e vet. Kjo situatë kriminale tregon se sot kryefjalë është regjimi narkotrafikant, i cili ka bërë të mundur kthimin e Shqipërisë në pikën kryesore të furnizimit të vendeve të tjera me drogë. Kjo situatë kriminale që sundon ne vend prej Edvinit mund të tejkalohet vetëm me largimin e tij. Nuk mund të vazhdojmë të qeverisemi ende nga një kufomë politike.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>