Rama qeras doktorin kinez me këpucë

rama

Vajmedet kryeministri ynë që mbath pa elegancë atlete kineze e kurohet me mjek kinez nuk ka si ta harrojë Kinën e madhe motër. Krizën e thellë ekonomike që kalon vendi, Rama kërkon ta zbusë duke i bërë qejfin doktorit kinez dhe atleteve të fabrikës kineze. Gjurmët e vjetra internacionaliste nuk harrohen kollaj. Familja Rama nuk e shqit dashurinë e saj për sovjetikët, kinezët, çe gevarat, etj

Është e njohur tashmë sëkëlldia e vajmedetit tonë kryeministër në pjesën e mesit të trupit. Nga puna e madhe si agjitator mezi rri në këmbë. Provoi të kurohej së fundi nga mjekë kinezë, e duket se dermani të paktën shpirtërisht po vi vjen nga Kina motër. E si kuptohet, dashuria e vjetër e partisë së Enverit që drejton sot Rama, nuk harrohet kollaj. Ditën e djeshme u lidhën shumë gjëra. Dita e Edi Ramës ishte kineze e gjitha. E çfarë i duhet Shqipërisë perëndimi kur ka lindjen nostalgjike të Ramës. Konkretisht si ishin ngjarjet e fundit?.
Dje, kryeministri i papunësisë dhe spastrimit të Shqipërisë nga shqiptarët, u vetëfilmua në një fabrikë këpucësh disa kilometra larg kryeqytetit, i shoqëruar nga ambasadorja kineze në vendin tonë. Pasi realizoi pjesën ideologjike të takimit të tij, Rama dha të kuptojë se falë partnerit kinez punësimi në vend ka lëvizur. Kaq i rëndësishëm ishte ky takim në këtë fabrikë këpucësh sa erdhi vetë ambasadorja kineze, la tërë ato punë që ka, e shoqëroi kryeministrin tonë tejet të nderuar. E në këtë fabrikë u prodhuakan këpucë për tregun gjerman. Pas mjekimit të mesit nga mjeku kinez Wu Junming, Rama u pa nën shoqërinë e kinezëve fabrikës së këpucëve. Me këto shfaqje të këtij niveli do të justifikojë Rama investimet e huaja.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>